• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
DEL RAPORTI/ Pse dhe si ndodhi black out-i i energjisë elektrike që futi në errësirë Shqipërinë dhe rajonin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë ditës së djeshme, Spanja, Portugalia dhe një pjesë e Francës përjetuan një “black out” për shkak të mungesës së energjisë elektrike, ndërkohë që autoritetet dyshojnë paraprakisht se bëhet fjalë për një efekt “kaskadë”, ku problemet në një rajon të caktuar shpërndahen në rrjet për shkak të ngarkesës.

Ky incident na sjell në mendje atë që ndodhi në qershorin e vitit të shkuar në rajonin tonë, kur për 4 orë Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnja përjetuan të njëjtën gjë, edhe pse në një shkallë më të vogël.

Pak javë më parë ka dalë raporti teknik i ngjarjes në fjalë, të cilin e konsultoi Skyweb.al.

Sipas raportit të organizatës europiane ENTSO-E, linja e Shqipërisë me Greqinë (Zemblak–Kardia), pësoi defekt për shkak të kontaktit me pemët, që ndodh kur nuk pastrohet vegjetacioni rreth linjave të tensionit të lartë.

Kjo, e kombinuar me temperaturat mbi 40°C dhe ngarkesën e madhe në rrjet nga përdorimi i kondicionerëve, çoi në një zinxhir problemesh.

Në Shqipëri, defekti çoi në shkëputjen nga rrjeti rajonal dhe në ndërprerje të energjisë në shumë zona, përfshirë edhe humbjen e një pjese të prodhimit vendas. Pjesë të mëdha të vendit mbetën pa energji për gati 4 orë.

Skyweb.al sjell një përmbledhje të raportit:

Çfarë ndodhi saktësisht?
  • Në orën 12:09:16 ndodhi një avari në linjën 400 kV Podgorica 2 – Ribarevinë (në Malin e Zi).
  • Pas pak minutash, në orën 12:21:30, u shkaktua një defekt i ngjashëm në linjën 400 kV Zemblak – Kardia (në kufirin Shqipëri-Greqi).
  • Këto dy defekte çuan në një reaksion zinxhir me ndërprerje të tjera në linja të tensionit të mesëm dhe të lartë në rajon, duke shkaktuar rënien e tensionit dhe humbje të menjëhershme të ngarkesës dhe prodhimit në disa vende.
  • U humbën rreth 2,214 MW kapacitet prodhimi brenda pak minutash.
Pse ndodhi?
  • Temperaturat ekstreme (mbi 40°C) rritën ndjeshëm përdorimin e kondicionerëve, duke çuar në rritje të ngarkesës elektrike.
  • Linjat ishin të mbingarkuara dhe mungonte mbështetja e duhur për tensionin.
  • Sistemet automatike të mbrojtjes nuk funksionuan në mënyrë të koordinuar dhe u shkaktuan ndërprerje të tjera.
  • Kishte mungesë të vëzhgueshmërisë në kohë reale në disa pjesë të rrjetit.
Si u veprua?
  • Brenda pak minutash, TSO-të (Operatorët e Sistemit të Transmetimit) në rajon nisën procesin e rivendosjes.
  • OST (Shqipëri) nisi rikthimin e energjisë duke u lidhur me rrjetet fqinje (Greqi, Kosovë, Mal i Zi).
  • Procesi i rikthimit zgjati rreth 4 orë, duke përfunduar në mbrëmje.
Përfundime dhe masa të rekomanduara:
  • Kontroll më rigoroz i vegjetacionit afër linjave të tensionit të lartë.
  • Përmirësim i vëzhgimit në kohë reale të rrjetit.
  • Krijimi i indikatorëve të thjeshtë për të paralajmëruar lëvizjet e tensionit (kolapsin).
  • Rishikim i sistemeve të mbrojtjes nga mbingarkesat dhe rregullimeve automatike të tensionit në transformatorë.
  • Krijimi i skenarëve emergjentë të automatizuar për kompensimin reaktiv (kontrolli i tensionit).

Ky incident u klasifikua si i shkallës së tretë (më i larti) sipas metodologjisë zyrtare të ENTSO-E, për shkak të ndikimit të gjerë rajonal dhe humbjeve të mëdha të ngarkesës. /skyweb.al 

Etiketat: black outenergjiashqiperiaspanja
Artikulli para

Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme

Artikulli pas

Tirana, një oaz i nxehtë betoni

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së
Aktualitet

Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Tirana, një oaz i nxehtë betoni

Tirana, një oaz i nxehtë betoni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë
Aktualitet

Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga super makinat më të rralla në botë

Nga Editor
28 Nëntor, 2025
0

Mercedes-Benz CLK GTR, një nga makinat më ekstreme dhe më të rralla të homologimit që AMG krijoi në fund të...

Lexo të plotë
Linja direkte Tiranë-New York, çmimi i biletës, avionët dhe sa do të zgjasë fluturimi, të gjitha DETAJET

Koncensioni i TIA-s bëri 44 milionë euro fitim gjatë 2024 për shkak të numrit REKORD të pasagjerëve: U zgjerua terminali dhe u zgjat pista

23 Nëntor, 2025
ALBSIG Jetë, në krye të tregut të sigurimeve të jetës për 9-mujorin 2025

ALBSIG Jetë, në krye të tregut të sigurimeve të jetës për 9-mujorin 2025

30 Tetor, 2025
Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

Rama: Ca trimosha të BKH erdhën në Kryeministri, s’donin të linin patllaken te dera

14 Dhjetor, 2025
ARRSH njofton rikthimin e normalitetit në rrugën Korçë-Librazhd

ARRSH njofton rikthimin e normalitetit në rrugën Korçë-Librazhd

6 Shkurt, 2026

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr