• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E diel, 14 Shtator, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

FOTO/ Dikur mbi këtë tokë shtrihej ARMO e cila u “vra”, uzina u shkri për skrap çfarë po ndodh me tokën

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2025
in Aktualitet, Kryesore
A A
0
FOTO/ Dikur mbi këtë tokë shtrihej ARMO e cila u “vra”, uzina u shkri për skrap çfarë po ndodh me tokën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Si e vranë uzinën e përpunimit të naftës ARMO , mbi këtë tokë ku përpunohej nafta po ndërtohet park fotovoltaik, kurse uzina u shkri për skrap 

Rafineria e famshme e përpunimit të naftës në Ballsh tashmë i përket historisë, pasi siç konstatohet edhe prej fotove nga ajri, atje tashmë nuk ka mbetur qoftë edhe një copë hepur.

Foto Google Earth, viti 2023 pas cmontimit te uzines se ARMO
Foto Google Earth, viti 2023 pas cmontimit te uzines se ARMO

Gjithçka është çmontuar prej muajsh dhe është shitur për skrap, ndërkohë që siç mëson Skyweb.al tani në atë tokë është duke u ndërtuar një park për prodhimin e energjisë elektrike me panele diellore, investim i kompanisë Infotelecom-Albsolar 3 në pronësi të biznesmenëve Marin Gjonaj dhe Agron Haxhiymeri.

Gjendja sot

ARMO kaloi duar më duar nga shqiptarët te kinezët dhe më pas në pronësi të bankave Raiffeisen dhe Credins Bank për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të kredisë, ndërkohë që në fund dhjetëra hektarë tokë iu dhanë për një çmim qesharak kompanisë Infotelecom-Albsolar 3.

Infotelecom-Albsolar 3 është një shoqëri e cila zotërohet nga dy biznesmenë. Marin Gjonaj zotëron 51 për qind të aksioneve të saj përmes holding-ut të tij Gjonaj Group, ndërsa pjesa tjetër prej 49 për qind zotërohen nga biznesmeni Agron Haxhiymeri, i cili siç konstaton Skyweb.al u thirr të bëhej pjesë e kompanisë pikërisht në momentin që banka nisi procedurat e shitjes së kësaj prone.

Kalimi duar më duar

Pasi shtiu në dorë asetet e ARMO-s kompania Shijaku nisi menjëherë çmontimin e Uzinës dhe shitjen e saj për skrap. Më vonë Shijaku themeloi kompaninë GreeNNat, të cilës i kaloi si aset të gjithë tokën e ish-Uzinës.

Në janar të vitit 2023 qeveria miratoi vendimin për ndërtimin e një parku fotovoltaik nga shoqëria GreeNNat, në zonën ku ka qenë rafineria e Ballshit.

Foto e vitit 2022, gjate cmontimit te uzines se ARMO-s
Foto e vitit 2022, gjate cmontimit te uzines se ARMO-s

 

Dhënia e së drejtës për ndërtimin e centralit u bë pa garë, ndërsa në vendim u saktësua se ndërtimi i centralit të ri “nuk është objekt koncensioni” dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse.

Sipas vendimit, afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi u caktua brenda 60 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit, ndërsa afati i operimit të centralit është dhënë për 49 vite, raportonte në atë kohë Kapitali.

Qeveria ka parashikuar që e drejta për ndërtimin e burimit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike “mund të transferohet te një subjekt i tretë” si dhe caktoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si përgjegjëse për lidhjen e kontratës dhe për zbatimin e saj.

Sipas parashikimit të VKM-së, shteti do të përfitojë “falas, në formë royalty sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare”.

Me sa duket, Shijaku nuk preferoi ta ndërtonte vetë centralin diellor duke vendosur që ta shesë kompaninë se bashku me liçencën e parkut fotovoltaik për 1.95 milionë euro tek Infotelecom-Albsolar 3.

Blerësit e rinj, biznesmenët Gjonaj dhe Haxhiymeri po vijojnë tashmë investimin mbi tokën e ARMO-s së abuzuar dhe zhvatur për dekada, nga biznesmenë të ndryshëm me shtetin në krye. /skyweb.al

Etiketat: agron haxhiymeriarmocredins bankmarin gjonajraiffeisen bankuzina e nafte
Artikulli para

Tirana, një oaz i nxehtë betoni

Artikulli pas

Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët, badigardi: Të marr peng, të fus në bagazh
Aktualitet

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët, badigardi: Të marr peng, të fus në bagazh

13 Shtator, 2025
Kërcënim nga dronët rusë, Polonia mbyll përkohësisht aeroportin
Kryesore

Kërcënim nga dronët rusë, Polonia mbyll përkohësisht aeroportin

13 Shtator, 2025
Tirana moderne, kryeqyteti që lë pas personat me aftësi të kufizuara
Aktualitet

Tirana moderne, kryeqyteti që lë pas personat me aftësi të kufizuara

13 Shtator, 2025
Fitch rrit parashikimin për rritjen ekonomike globale, paralajmëron ngadalësim në SHBA
Ekonomi

Fitch rrit parashikimin për rritjen ekonomike globale, paralajmëron ngadalësim në SHBA

13 Shtator, 2025
Tarifat pritet të shtrenjtojnë edhe më tepër policat e sigurimit të automjeteve në SHBA
Ekonomi

Sigurimet paguajnë 4.8 mld lekë dëme në 7 muaj, pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

13 Shtator, 2025
Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut
Ekonomi

Mbaroi sezoni, por Euro sot kapi minimumin historik ndaj Lekut: A është turizmi shpjegimi?!

12 Shtator, 2025
Artikulli pas
Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

Sherr te zyra e PSD në Tiranë, policia thotë se u gjetën fishekë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”
Kryesore

Shqipëria turistike këtë verë, mes ëndrrave për “bum” dhe realitetit të shtrenjtë

Nga SkyWeb
28 Gusht, 2025
0

Një udhëtim mes natyrës së bekuar dhe sfidave të turizmit shqiptar. Nga Esmeralda Topi dhe Atdhe Mulla  Mëngjesi i 25...

Lexo të plotë
“Bufi” dhe “miu” zbresin sot në shesh: Rama kërkon +71, Berisha përmbysjen, të rinjtë konfirmimin

“Bufi” dhe “miu” zbresin sot në shesh: Rama kërkon +71, Berisha përmbysjen, të rinjtë konfirmimin

11 Prill, 2025
Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

Rama: Apartamentet që shiten dy herë do të konfiskohen

9 Shtator, 2025
Më pak shqiptarë u kthyen nga Evropa vitin e kaluar

Më pak shqiptarë u kthyen nga Evropa vitin e kaluar

10 Shtator, 2025
Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?

Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?

29 Prill, 2025

Të Fundit

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët, badigardi: Të marr peng, të fus në bagazh

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët, badigardi: Të marr peng, të fus në bagazh

13 Shtator, 2025
Kërcënim nga dronët rusë, Polonia mbyll përkohësisht aeroportin

Kërcënim nga dronët rusë, Polonia mbyll përkohësisht aeroportin

13 Shtator, 2025
Tarifat e Trump ndikojnë në çmimin e kafesë, SHBA tërësisht e varur nga importet

Tarifat e Trump ndikojnë në çmimin e kafesë, SHBA tërësisht e varur nga importet

13 Shtator, 2025
Shpikje norvegjeze, dronët shpërndajnë ushqim të ngrohtë në ishujt skandinavë

Shpikje norvegjeze, dronët shpërndajnë ushqim të ngrohtë në ishujt skandinavë

13 Shtator, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr