E hënë, 16 Qershor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

FOTO LAJM/ Dikur këtu ishte ARMO , tani e shqyer dhe e zhdukur në furrat e shkrirjes, Skyweb.al siguron foto EKSKLUZIVE nga trualli i rafinerisë

FOTO LAJM/ Dikur këtu ishte ARMO , tani e shqyer dhe e zhdukur në furrat e shkrirjes, Skyweb.al siguron foto EKSKLUZIVE nga trualli i rafinerisë

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2025
in Aktualitet, Investigim, Kryesore
A A
0
FOTO LAJM/ Dikur këtu ishte ARMO , tani e shqyer dhe e zhdukur në furrat e shkrirjes, Skyweb.al siguron foto EKSKLUZIVE nga trualli i rafinerisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një nga shembujt më dramatikë të zhbërjes së pasurisë publike në Shqipëri, toka ku dikur ngrihej rafineria e famshme e naftës ARMO në Ballsh është kthyer sot në një kantier ndërtimi për një park fotovoltaik.

Skyweb.al ka siguruar pamje ekskluzive nga terreni, duke dokumentuar nga afër një proces që ka ndodhur pa transparencë publike, duke sakatuar pronën shtetërore dhe zhdukur përfundimisht çdo gjurmë të trashëgimisë industriale të vendit.

Sipas burimeve të Skyweb.al, aktualisht janë instaluar 75 megavat kapacitet energjie diellore, ndërkohë që po punohet për instalimin e 25 megavateve të tjera, duke shtrirë investimin edhe në kodrën ngjitur me ish-rafinërinë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë shtrirjen masive të paneleve diellore mbi një sipërfaqe ku dikur punonin mijëra shqiptarë dhe prodhohej naftë për gjithë vendin.

Tenderi i Albpetrol që flet mbi zhvatjen masive të naftës shqiptare: Pusi CA-58, Stream Oil, ARMO dhe babëzia ndaj pasurive nëntokësore

Transformimi i kësaj prone strategjike ndodhi pas një serie transaksionesh të fshehta dhe vendimesh të diskutueshme të qeverisë. Fillimisht, asetet e ARMO-s u çmontuan për skrap nga kompania Shijaku, e cila më pas krijoi shoqërinë GreeNNat për të administruar tokën e liruar.

Në janar 2023, qeveria miratoi me një vendim të posaçëm ndërtimin e një parku fotovoltaik në atë zonë, pa procedurë gare dhe duke dhënë të drejtën e ndërtimit për 49 vite. Po në atë vendim, parashikohej që qeveria të përfitonte vetëm 2% të prodhimit vjetor në formë royalty, një përqindje simbolike për një pasuri publike me vlerë të madhe.

Më pas, kompania GreeNNat dhe liçenca e ndërtimit të parkut u shitën për 1.95 milionë euro tek shoqëria Infotelecom-Albsolar 3, në pronësi të biznesmenëve Marin Gjonaj dhe Agron Haxhiymeri. Këta të fundit po zhvillojnë sot projektin e parkut diellor, duke u zgjeruar përtej hapësirës fillestare dhe duke shfrytëzuar edhe kodrat përreth.

Marin Gjonaj u shpall në kërkim nga policia në janar 2021 pas zbulimit të dy laboratorëve të prodhimit të Bitcoin në Shijak, ndërsa rezulton në dosjen e korrupsionit të Metës nën hetim nga SPAK përmes kompanisë së tij Info Telecom.

Nga ana tjetër Agron Haxhiymeri është vëllai i njërit prej aksionerëve të Bankës Credins,  e cila trashëgoi ARMO-n pas borxheve të pronarëve të mëparshëm dhe më pas ketët pronë miliardëshe ia shiti “badiava” pikërisht konsorciumit të përbërë edhe nga kompania ALBERG, të Haxhiymerit.

FOTO/ Dikur mbi këtë tokë shtrihej ARMO e cila u “vra”, uzina u shkri për skrap çfarë po ndodh me tokën

Gjithë procesi, nga çmontimi i uzinës, shitja për skrap, dhënia e tokës për park fotovoltaik dhe deri tek instalimet aktuale, është kryer në mungesë të plotë transparence dhe nën hijen e mungesës së konkurrencës së hapur. Ish-prona publike e ARMO-s është shndërruar kështu në një investim privat me lehtësi të paprecedentë, pa asnjë njoftim publik, konsultim me komunitetin apo analizë të ndikimit socio-ekonomik.

Kujtojmë se ARMO, dikur një nga uzinat kryesore industriale të vendit, kishte kaluar në pronësi të bankave Raiffeisen dhe Credins Bank pas mosshlyerjes së detyrimeve, përpara se t’i shitej privatëve përmes procedurave të dyshimta dhe konfliktit të interesit.

Sot, mbi atë që dikur ishte një simbol i industrisë shqiptare, po ndërtohet një biznes i ri energjetik, duke e varrosur përfundimisht çdo shpresë për rivitalizimin e industrisë së përpunimit të naftës në vend. /skyweb.al 

Etiketat: agron haxhiymerialbergalbpetrolarmoCredinscredins bankmarin gjonajspak
Artikulli para

Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Artikulli pas

Qeveria fal gjobat e papaguara në prag të zgjedhjeve: Cilat kategori përfitojnë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë
Aktualitet

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

15 Qershor, 2025
Bujqësia drejt formalizimit, mbi 105 mijë fermerë me NIPT deri në fund në 2024
Ekonomi

Bujqësia drejt formalizimit, mbi 105 mijë fermerë me NIPT deri në fund në 2024

15 Qershor, 2025
Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën
Aktualitet

Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

15 Qershor, 2025
Shqipëria, destinacioni i ri për udhëtarët vetëm: Rritet numri i “turistëve solo”, cilat janë vendet për t’u vizituar?
Kryesore

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

14 Qershor, 2025
Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë
Aktualitet

Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

14 Qershor, 2025
Murtaja e bagëtive, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë bën thirrje për dëmshpërblim të blegtorëve: Pa mbështetje, çdo veprim është i kotë
Aktualitet

Murtaja e bagëtive, ish-sekretari i Ministrisë së Bujqësisë bën thirrje për dëmshpërblim të blegtorëve: Pa mbështetje, çdo veprim është i kotë

14 Qershor, 2025
Artikulli pas
Qeveria fal gjobat e papaguara në prag të zgjedhjeve: Cilat kategori përfitojnë

Qeveria fal gjobat e papaguara në prag të zgjedhjeve: Cilat kategori përfitojnë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare
Aktualitet

“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare

Nga SkyWeb
1 Qershor, 2025
0

Në një atmosferë festive dhe plot ngjyra, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, organizuan sot...

Lexo të plotë
Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

Qeveria përzgjedh kompaninë që do të projektojë hekurudhën Rrogozhinë-Vlorë

14 Prill, 2025
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

13 Qershor, 2025
Bujqësia drejt formalizimit, mbi 105 mijë fermerë me NIPT deri në fund në 2024

Bujqësia drejt formalizimit, mbi 105 mijë fermerë me NIPT deri në fund në 2024

15 Qershor, 2025
Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

15 Qershor, 2025

Të Fundit

Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

Agjencitë e udhëtimeve kanë edhe pak vite jetë

15 Qershor, 2025
Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

15 Qershor, 2025
Bujqësia drejt formalizimit, mbi 105 mijë fermerë me NIPT deri në fund në 2024

Bujqësia drejt formalizimit, mbi 105 mijë fermerë me NIPT deri në fund në 2024

15 Qershor, 2025
Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

Arbian Mazniku është ministri nën hetim nga SPAK, BKH i kontrolloi banesën

15 Qershor, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr