E martë, 8 Korrik, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qytetarët po konsumojnë më shumë pas pandemisë, por gjithnjë e me tepër VETËM

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Qershor, 2025
in Ekonomi, OP-ED
A A
0
Qytetarët po konsumojnë më shumë pas pandemisë, por gjithnjë e me tepër VETËM
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pandemia e COVID-19 ndryshoi rrënjësisht sjelljen e konsumatorëve, duke krijuar një model të ri shpenzimesh të quajtur “ekonomia e hermitëve (ata që jetojnë, dalin, hanë, etj., vetëm”, një realitet në të cilin njerëzit qëndronin në shtëpi dhe investonin në mallra të përdorshme brenda mureve të tyre: kompjuterë, biçikleta ushtrimi dhe pajisje për kopshtari. Por ndërsa bota gradualisht iu kthye normalitetit, edhe modeli i konsumit ka pësuar një tjetër transformim të thellë.

Të dhënat më të fundit nga ekonomitë e zhvilluara tregojnë se “ekonomia e hermitit” tashmë i përket së kaluarës. Shpenzimet për shërbime, që përfshijnë udhëtime, shërbime mjekësore dhe konsum restorantesh – kanë rifituar peshën që kishin përpara pandemisë. Amerika është shembulli më ilustrues: që prej vitit 2023, shpenzimet për kujdesin shëndetësor janë rritur me 10% në terma realë, ndërsa përdorimi i transportit publik është rritur me 21%.

Por përtej rikthimit në jetën aktive, ka ndodhur një tjetër ndryshim domethënës: konsumatorët po shpenzojnë më shumë për eksperienca të nivelit të lartë. Teksa hotelet me çmime të ulta shënojnë rënie të të ardhurave, ato luksoze kanë parë një rritje me 8% nga viti në vit.

Në linjat ajrore amerikane, produktet premium si klasa e biznesit po rriten me 7% në vit, krahasuar me vetëm 1% rritje për produktet e zakonshme.

Këto tendenca nuk kufizohen vetëm në SHBA. Në Europë, kompanitë që lulëzuan gjatë izolimit, si ato të tregtisë online dhe lojërave elektronike, po zëvendësohen nga fituesit e rinj të ekonomisë “jashtë shtëpisë”, si restorantet, palestrat dhe linjat ajrore. Sipas OpenTable, në Gjermani numri i klientëve në restorante në fillim të qershorit ishte mbi 10% më i lartë se një vit më parë.

Por pavarësisht këtij rigjallërimi të aktivitetit publik, pandemia ka lënë një tjetër gjurmë të thellë: konsumatorët po dalin më shumë, por gjithnjë e më shpesh, vetëm.

Kërkimet globale për “udhëtime vetëm” janë rritur ndjeshëm, me Airbnb që raporton një rritje prej 80% të kërkesave për pushime solo këtë pranverë. Në Britani, të dhënat zyrtare tregojnë rritje të përdorimit të makinave personale apo taksive – mënyra që ofrojnë më shumë privatësi – në vend të transportit publik. Në SHBA, mbi një e katërta e të anketuarve pohon se kanë ngrënë të gjitha vaktet vetëm një ditë më parë – një shifër ndjeshëm më e lartë se para pandemisë.

Në vend të “ekonomisë së hermitit” ka lindur “ekonomia e vetmisë”. Konsumatori i ri është aktiv, por individualist; kërkon eksperiencë, por pa ndërveprim; investon në cilësi, por shmang turmën.

Pandemia mund të ketë përfunduar, por ndikimi i saj në shoqëri dhe ekonomi vijon të riformësojë mënyrën se si njerëzit jetojnë, udhëtojnë dhe konsumojnë. /economist

Etiketat: ekonomiakonsumatoretkonsumi
Artikulli para

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

Artikulli pas

Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA
Kryesore

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

8 Korrik, 2025
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Një familje shqiptare duhet të punojë më shumë se 16 vjet për të blerë një apartament: Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta

8 Korrik, 2025
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë
Ekonomi

Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

7 Korrik, 2025
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Mashtrimi me kreditë në UITE Credit në Lezhë, ndërhyn Banka e Shqipërisë

7 Korrik, 2025
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Ekonomi

Bankers Petroleum, 20 vjet vjedhje e naftës shqiptare

4 Korrik, 2025
BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë
Ekonomi

Shkaqet, pse Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit

3 Korrik, 2025
Artikulli pas
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2
Aktualitet

Çmimet e apartamenteve te kullat e luksit në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Nga SkyWeb
28 Prill, 2025
0

Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te...

Lexo të plotë
Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

Të gjitha mostrat e vezëve të analizuara nga Elbasani rezultojnë të kontaminuara me salmonelë

30 Maj, 2025
Kriza e re globale e borxhit, rreziku që po kërcënon vendet në zhvillim

Kriza e re globale e borxhit, rreziku që po kërcënon vendet në zhvillim

20 Qershor, 2025
Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

Metalurgjiku i Elbasanit nxirret në tender për zonë industriale

30 Maj, 2025
Shqipëria prodhoi 147 mijë ton ullinj gjatë 2024

Shqipëria prodhoi 147 mijë ton ullinj gjatë 2024

23 Qershor, 2025

Të Fundit

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

Zgjerohet skandali, pas grave të Lezhës 33-vjeçarja mashtron të afërmën në Tiranë: I mori kartën dhe aplikoi për kredi te IUTE Credit

8 Korrik, 2025
Ndryshon pas 20 vitesh rregulli i heqjes së këpucëve para fluturimeve në SHBA

Ndryshon pas 20 vitesh rregulli i heqjes së këpucëve para fluturimeve në SHBA

8 Korrik, 2025
Mashtrimi me kreditë në Lezhë ngre shqetësime serioze mbi praktikat e shqyrtimit të aplikimeve online nga mikrofinanca

IUTE Credit dhe CREDITAL, zhvatësit që zëvendësuan me shpejtësi MCA-FINAL

8 Korrik, 2025
TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

8 Korrik, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr