• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Qershor, 2025
në Kryesore, OP-ED, Turizëm
A A
0
REPORTAZH/ Pushime në Shqipëri, cili është çmimi i parajsës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Alice Murphy-Metro

Duke lëvizur me makinë nga Tirana përgjatë bregdetit të përthyer të Shqipërisë, më dukej e pabesueshme që ky vend kishte qenë i mbyllur për botën vetëm tridhjetë vjet më parë.

Shoferi ynë, që preferon të quhet Benny, po orientohej me Google Maps ndërsa Taylor Swift ulërinte “Fortnight” në altoparlantët e Volkswagen-it tonë hibrid. Kalonim kodra të pyllëzuara, qendra tregtare të reja me xhama që shkëlqenin në diell, shitës skafesh dhe pallate të papërfunduara, të gjitha gjatë pesë orëve rrugë drejt Sarandës, qytetit bregdetar që populli i TikTok-ut e quan “Maldivet e Europës”.

Por sa më shumë afroheshim, aq më shumë ndërtesat dukeshin si se po mbinin pa ndalim, hotele shumëkatëshe që shtriheshin përgjatë gjithë gjirit në formë patkoi të Sarandës.

E pranoj: deti është i mrekullueshëm, me një nuancë blu të ndritshme që të kujton vërtet Maldivet dhe si dikush që ka qenë në Maldive, këtë nuk e them lehtë.

Por ajo që më bënte të ktheja kokën anash nuk ishte peizazhi, por ndërtimet që po e mbulonin çdo centimetër të bregut.

Një bum turistik që vjen me kosto

Turizmi në Shqipëri është duke përjetuar një shpërthim të paprecedentë. Gjatë një bisede me eksperten e udhëtimeve Nausheen Farishta, ajo më tha se ky bum është një “shpatë me dy tehe”: sjell mundësi për komunitetet lokale, por rritja kaotike po sjell gjithashtu sfida serioze për mjedisin dhe urbanistikën.

Në vitin 2023, mbi 10 milionë vizitorë hynë në vend. Vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, mbi 4.5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë, një rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Edhe në Reddit kishte një temë të quajtur “Pasojat e turizmit masiv në Shqipëri”, ku njerëzit ndanin të njëjtat shqetësime.

Një parajsë për buxhetin, por jo për relaksin

Me dy miket e mia më të vjetra, vendosëm të bënim një udhëtim vajzash. Historia, plazhet me rërë të bardhë, videot virale dhe çmimet e ulëta na tërhoqën menjëherë.

Apartamenti ynë me pamje nga deti kushtonte më pak se 35 paund nata, oktapodi dhe mojitot 15 paund të dyja, dhe birrat, 1.50 paund copa. Biletat? Vetëm 58 paund nga Londra në Tiranë.

Në letër, ishte vendi ideal. Por, realiteti ishte më kompleks. Në Ksamil, në plazhin e famshëm Poda, u ndjemë si në një festival masiv: shezlongët të ngjeshur, njerëz që shtriheshin një centimetër larg njëri-tjetrit, dhe pallate që dukeshin sikur po rriteshin mbi njëri-tjetrin.

Nuk mund të rrija gjatë. Njëra prej shoqeve më tha: “Ata duhej të kishin filmuar një pamje 360 gradë për TikTok, jo vetëm këndin që duket bukur”.

Ajo që më ngeli gjatë gjithë udhëtimit

Kudo që shkuam, qoftë në restorante me fruta deti të mrekullueshme apo në bare vere në majë të kodrës, nuk më largohej mendimi: do doja të ulesha me ministren shqiptare të turizmit dhe t’i lutesha që të ndalte hovin e betonit. Sepse nëse nuk ndalet tani, gjithçka që e bën Shqipërinë kaq të veçantë mund të zhduket përherë.

Ministrja, Mirela Kumbaro, pati thënë një vit më parë për The Independent se Shqipëria nuk do të ndjekë modelin e pushimeve masive si Kroacia apo Italia. “Ne nuk do të shohim shumë hotele që ndërtohen,” kishte deklaruar ajo.

Por ajo që pashë me sytë e mi ishte krejt e kundërta.

Shqipëria, një kantier i hapur

Nga veriu malor e deri në jugun bregdetar, duket sikur i gjithë vendi është kthyer në një kantier ndërtimi. Thellë në brendësi, kjo më shkaktonte trishtim. Sepse Shqipëria ka gjithçka: histori, natyrë, ushqim të jashtëzakonshëm, mikpritje të ngrohtë dhe të gjitha këto mund të humbasin, nëse nuk ndërhyhet me mençuri.

Pushimet në Shqipëri më treguan se parajsa ekziston. Por ajo gjithashtu ka një çmim dhe më duket se Shqipëria po e paguan gjithnjë e më shumë./ Solli në shqip: Skyweb.al 

Etiketat: ksamilshqiperiturizem
Artikulli para

Shqiptarët blenë 32 milionë euro kondicionerë në 5 muaj

Artikulli pas

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Turizëm

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur
Ekonomi

Perëndimi po nis të përballet me krizën energjetike dhe e ardhmja nuk është hiç e bukur

30 Mars, 2026
Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf
Aktualitet

Braçe shpalli kandidaturën për Tiranën, por në PS nuk dinë gjë, madje nuk e kanë edhe me shumë qejf

29 Mars, 2026
Artikulli pas
Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

Industria e turizmit në Shqipëri po lulëzon, por me ç’kosto?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

STUDIMI/ Universi ekziston prej një kombinimi perfekt konstantesh, jeta do të ishte e pamundur nëse do të ndryshonte diçka e vogël
Aktualitet

STUDIMI/ Universi ekziston prej një kombinimi perfekt konstantesh, jeta do të ishte e pamundur nëse do të ndryshonte diçka e vogël

Nga SkyWeb
3 Shtator, 2025
0

Një kërkim i ri ka rikthyer në qendër të debatit shkencor idenë se jeta nuk do të ekzistonte nëse universi...

Lexo të plotë
Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

Implanti i syrit që ndryshon jetën, i ndihmon pacientët e verbër të lexojnë përsëri

21 Tetor, 2025
Sa vlen ekonomia shqiptare në një ditë? Në çdo 24 orë të një viti prodhohen rreth 69 mln euro. Jemi të tretët në rajon

Shteti mban në këmbë ekonominë shqiptare, tkurret privati

3 Dhjetor, 2025
Qindra miliona euro të hedhura, “black out” te E-Albania, bie edhe faqja e KPP-së pas mega-skandalit te AKSHI

Firmosi dhjetëra miliona euro tenderë abuzivë, por sipas Ramës “shefja” e AKSHI-t jeton me qira dhe një DEKLARIM PASURIE që mungon

30 Dhjetor, 2025
Si mund të ulni faturën e energjisë?

Si mund të ulni faturën e energjisë?

21 Nëntor, 2025

Të Fundit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hita emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

Vaj ulliri dhe limon në mëngjes. Pse po bëhet viral ky ritual? Çfarë thonë ekspertët

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr