E mërkurë, 9 Korrik, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ergys Agasi nën hetim nga SPAK, reagon biznesmeni, fabrika e cigareve, tenderët e AKSHI dhe raporti me biznesmenin Ermal Beqiri

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Qershor, 2025
in Aktualitet
A A
0
Ergys Agasi nën hetim nga SPAK, reagon biznesmeni, fabrika e cigareve, tenderët e AKSHI dhe raporti me biznesmenin Ermal Beqiri
Share on FacebookShare on WhatsApp

SPAK nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me hetimin ndaj biznesmenit Ergys Agasi ndërkohë që ai thotë se bëhet fjalë për fabrikën e cigareve, ndërsa nuk mungojnë raportimet mbi tenderët e AKSHI dhe raportet me biznesmenin Ermal Beqiri si edhe zgjedhjet. 

Pas kontrolleve të kryera nga BKH dhe SPAK në të paktën katër objekte të biznesmenit Ergys Agasi në Tiranë dhe Durrës, vetë Agasi ka reaguar duke sqaruar se veprimet e prokurorisë janë kryer në kuadër të një hetimi mbi aktivitetin e fabrikës së cigareve në pronësi të tij.

Në një deklaratë për “shteg.org”, ai theksoi se “nuk ka asnjë vendim për t’u marrë i pandehur”, duke shpjeguar se hetimi ka të bëjë me transaksionin e blerjes së fabrikës së cigareve në Librazhd, për të cilën kompania e tij “EA Tobacco” pagoi simbolikisht vetëm 1 lek, me kusht që ish-pronarët të shlyenin detyrime të papaguara prej rreth 5 milionë euro.

Ndërkohë që Agasi ka sqaruar publikisht arsyet e kontrollit, në media ka patur raportime mbi tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ish-kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar publikisht se Agasi është personi që kontrollon realisht ndarjen e tenderave në AKSHI, duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë mbi procedurat e prokurimit të këtij institucioni.

Nisur nga këto akuza të Ahmetajt nuk kanë munguar raportimet mediatike dhe pikëpyetjet mbi raportin mes Ergys Agasi dhe biznesmenit Ermal Beqiri si një ndër fituesit kryesorë të tenderave të AKSHI-t.

Lapsi.al ka publikuar të dhëna financiare mbi kompaninë e lidhur me Agasin, duke raportuar fitime të konsiderueshme në një periudhë të shkurtër kohore.

Sipas raportimeve, kompania ka realizuar rreth 3 milionë euro fitime, me shpenzime operative të deklaruara vetëm 100 mijë euro.

SPAK nuk ka dhënë deri më tani asnjë deklaratë zyrtare apo sqarim mbi ekzistencën apo objektin e ndonjë hetimi lidhur me tenderat e AKSHI-t apo lidhjet e dyshuara mes Agasit dhe kompanisë Soft&Solution.

Për momentin, prokuroria ka konfirmuar vetëm se kontrollet janë kryer në kuadër të një “procedimi penal”, pa dhënë më shumë detaje. /skyweb.al

Etiketat: bkhergys agasiermal beqiriFabrika cigarevespak
Artikulli para

Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

Artikulli pas

Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025
Aktualitet

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

9 Korrik, 2025
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty
Aktualitet

SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës

9 Korrik, 2025
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Aktualitet

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

9 Korrik, 2025
Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?
Aktualitet

Trendi gjatë pandemisë, a po rrezikojnë kompanitë me rikthimin e punonjësve në zyrë?

9 Korrik, 2025
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën
Aktualitet

4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën

9 Korrik, 2025
Pikat e voçkla që po fundosin Ksamilin: Krim i organizuar, pastrim prash dhe zhvatje pronash
Aktualitet

Pikat e voçkla që po fundosin Ksamilin: Krim i organizuar, pastrim prash dhe zhvatje pronash

9 Korrik, 2025
Artikulli pas
Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë

Pagat më të ulëta, ushqimet më të shtrenjta se Europa: Kostoja e korrupsionit dhe e kapjes së tregut që i paguajmë çdo ditë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?
Ekonomi

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?

Nga SkyWeb
26 Qershor, 2025
0

Pas një serie anulimesh, shtyrjesh dhe kontestimesh që përfshinë tenderin për transkriptimin me inteligjencë artificiale të seancave parlamentare dhe mbledhjeve...

Lexo të plotë
“Uria” italiane për pyjet shqiptare, nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

“Uria” italiane për pyjet shqiptare, nga tenderat abuzivë, tek raportet shqetësuese

15 Prill, 2025
Kalaja e Gjirokastrës në krye të preferencave të vizitorëve të huaj

Kalaja e Gjirokastrës në krye të preferencave të vizitorëve të huaj

21 Qershor, 2025
Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

Qeveria krijon kompaninë që do hyjë aksionere tek resorti i Kushner në Sazan

27 Qershor, 2025
Maqedonia e Veriut shqyrton vendosjen e taksës për beqarët pas rënies drastike të popullsisë

Maqedonia e Veriut shqyrton vendosjen e taksës për beqarët pas rënies drastike të popullsisë

6 Korrik, 2025

Të Fundit

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

20% më tepër punonjës të huaj në Shqipëri në 2025

9 Korrik, 2025
Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

Gjirokastra, qyteti që pret turistin si Krishtin, dhe e trajton si sheik

9 Korrik, 2025
Shteti mbulon deri në 50% të investimit për agroturizëm, skema e re e subvencioneve për fermerët

Shteti mbulon deri në 50% të investimit për agroturizëm, skema e re e subvencioneve për fermerët

9 Korrik, 2025
Pista e Aeroportit të Vlorës, ndër më të gjatat në rajon, gjigantët e ajrit që mund të ulen aty

SPAK nis hetimet për Aeroportin e Vlorës

9 Korrik, 2025
SkyWeb.al

Skyweb.al është një portal informativ i pavarur që sjell lajmet më të rëndësishme dhe të verifikuara nga vendi dhe bota. Me një qasje profesionale dhe të thelluar, duke u ofruar lexuesve një pasqyrë të plotë dhe të balancuar të ngjarjeve që formësojnë realitetin tonë.

Na ndiqni

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Investigim
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr