• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E martë, 28 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
in Aktualitet
A A
0
Në pritje të burrit; gratë “e vetme” si pasojë e emigracionit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në moshën 21 vjeçare, E.N u martua dhe një vit më pas u bë me fëmijë. Ajo dhe bashkëshorti u bënë prindër teksa ishin në emigrim në Itali.

Pas tre vitesh ata u kthyen për pak kohë në Shqipëri. Për E.N, kjo u shndërrua në një kohë të gjatë pritjeje.

“Na mori rrjedha dhe ngelëm këtej. Pastaj, fillova punë në fasoneri dhe djali u rrit, ndërsa unë mbeta këtu,” rrëfen E.N për Citizens.al teksa bashkëshorti vendosi të emigrojë i vetëm në Angli.

ADVERTISEMENT

“Prisja të vinte brenda gjashtë muajsh, ose të na merrte dhe ne, të bënte diçka, por kaluan katër vjet,” tregon ajo.

Historia e Etlevës është e ngjashme. Menjëherë pas fejesës, ajo shkoi me partnerin në Greqi për dy vite.

“Kthimi ka qenë shumë i vështirë. Nuk kishim mbledhur para andej dhe kur u kthyem nuk është se kishim… Pastaj gjetëm shtëpi me qira dhe lindi goca e madhe,” rrëfen Etleva.

Bashkëshorti i saj tentoi sërish emigrimin në Greqi, Gjermani dhe më pas Angli.

“Tani ka pesë vite që është në Angli. Pothuajse vetë i kam rritur vajzat,” thotë Etleva.

Ngjashëm edhe Xhuli ka bashkëshortin në emigrim. Ajo u martua në moshën 28 vjeçare. Prej pesë vitesh të ardhurat e familjes së saj janë remitancat e të shoqit, i cili jeton në Gjermani.

Fëmijë me një prind

E.N e rriti djalin e saj vetëm ndërkohë që kujdesej edhe për prindërit e bashkëshortit. Këtë periudhë ajo e konsideron të vështirë dhe me shumë përgjegjësi.

“Jetoja aty, me ta, kujdesesha për ta, kisha dhe djalin, i binte që të isha vetë baba, vetë nënë,”tregoi E.N duke pranuar se largësia i pati sjellë edhe debate në çift.

Ajo e lidh pjesërisht karakterin e butë të djalit me mungesën e babait.

“Fakti që është rritur me mua, ka një karakter tjetër. E shoh dhe tani, që kështu është, nuk i kushton shumë vëmendje nëse i ati është apo jo në shtëpi, është mësuar me mua, pa të,”vijon ajo.

Ndryshe, Etleva thotë se vajzat e saj 13 dhe 17 vjeçe janë të lidhura me babain, por komunikimi i tyre është vetëm me telefon.

Edhe fëmijët e Xhulit kanë komunikim të njëjtë përmes telefonit me të atin. Ajo thotë se tashmë ata janë mësuar me idenë se ai kontribuon për ta nga larg.

“E dinë që jam vetëm unë dhe e kanë stakuar këtë pjesë,” thekson ajo.

Sociologia Entela Binjaku shpjegon se mungesa e prindit lë gjurmë gjatë fëmijërisë dhe ndikimin e ka edhe më vonë.

“Kjo sepse vegjëlia është ndër fazat më të rëndësishme dhe mungesat apo përvojat e jetuara në këtë periudhë e shoqërojnë njeriun gjatë gjithë jetës,” shpjegon Binjaku.

Ines Leskaj, aktiviste dhe drejtuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, thekson se mungesa e bashkëshortit i ekspozon gratë ndaj paragjykimeve dhe stigmave sociale.

“Sipas këtyre paragjykimeve dhe stigmave, nga një grua pa burrë pritet vetëm kryerja e punëve brenda shtëpisë, si kujdestare e familjes, por jo të mendojë për veten,” argumenton Leskaj.

“Gjithçka vetë” pa jetë bashkëshortore

Për një nënë të vetme, sfidat e përditshme janë përballja me spitalet, shkollën dhe nevojat familjare.

“Ka qenë vështirë, sidomos kur sëmuren, kur duhet të përballesh me spitalet, kërkojnë prindërit në shkollë,” thotë Xhuli duke e cilësuar për të “luftë çdo ditë” nisur dhe nga fakti se nuk ka mundur të punojë pasi i ka fëmijët e vegjël.

Ngjashëm, Etleva, me dy vajza adoleshente, përballet me pamundësi për të vijuar një punë fikse. Ajo thotë se detyrohet “të rri pas tyre” me frikën për t’i lënë vetëm.

Ndryshe, puna i ka dhënë E.N-së ndjesinë e lirisë dhe pavarësisë financiare: “Puna ishte e vetmja gjë që më ofronte lirinë dhe të isha mirë. Që të mos mbyllesha në shtëpi gjatë gjithë kohës.”

Sipas Leskajt, gratë që janë në kushte të tilla familjare, ku mbajnë barrën kryesore në kujdestarinë e fëmijëve apo të moshuarve, përballen me ngarkesë emocionale dhe psikologjike të rëndë.

Sociologia Binjaku analizon se modeli i familjes pa prezencën e burrit e ka shoqëruar shoqërinë shqiptare prej viteve ’90, duke shkaktuar izolim dhe vetmi tek gratë.

“Kanë përjetuar mbyllje, vetmi, janë ndjerë ose të pakuptuara, ose të keqinterpretuara dhe paragjykuara,” vijoi Binjaku.

Por mungesa e partnerit krijon boshllëk personal dhe intim. Shumë gra që vuajnë pasojat e emigrimit të bashkëshortëve të tyre, e vendosin këtë në plan të dytë për shkak të fëmijëve dhe nevojave familjare.

“Jam mësuar. Tani janë dhe telefonat dhe s’e kam problem, nuk më mungon (burri),” tregon Xhuli e pyetur për raportin intim në çift.

Ndryshe, Etleva e kujton me mall kohën e fundit të kaluar me bashkëshortin. Ajo thekson se “emigrimi i mori jetën”.

“Të vetmen kohë që mbaj mend gjatë me të ka qenë koha e COVID-it, që ka ndenjur më shumë me ne,” kujton ajo teksa përmend foton e fundit familjare me bashkëshortin, i cili ka emigruar në Angli.

Ndërkohë, për E.N-në koha i zbehu dëshirën për intimitet me bashkëshortin. Ajo thotë se në fillim ishte ndryshe, por që me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

“Vjen një periudhë dhe trupi mësohet, ose të paktën ashtu më ndodhi mua, pastaj nuk ke dëshirë të të prekë njeri me dorë,” rrëfen E.N, e cila pas pesë vitesh u bashkua me të shoqin në Angli.

Por rivendosja e raportit intim mori kohë duke nxitur dyshime për ndjenjat nga bashkëshorti i saj.

“Nuk arrinte ta kuptonte edhe kur ia shpjegoja që trupi im ishte mësuar kështu dhe, si të thuash, nuk e njihte më atë, ka qenë ndër vështirësitë e mia të fillimit,” vijon E.N.

Binjaku shpjegon se funksionet emocionale dhe seksuale janë bazë e familjes dhe mungesa e bashkëshortit shkakton disfunksione dhe vetëvlerësim të ulët tek gratë.

Leskaj thekson se frustrimi fizik dhe psikologjik është i pranishëm, por rrallë artikulohet për shkak të ndjesisë së turpit dhe normave shoqërore.

Mes stigmave pa jetë sociale

Largësia gjeografike mes partnerëve rrit pasigurinë për marrëdhënien, por kjo shprehet më së shumti nga burrat.

“Mendja e tyre shpik gjëra dhe kur nuk ka. Mjaftonte që të shihte edhe ndonjë ëndërr dhe plaste debati,” tregon E.N për periudhën larg bashkëshortit, e cila kaloi me situata ankthi.

“Pastaj, vetëm kur i binte telefonit, më shkaktonte ndjesi ankthi, por që nuk gjeja shpëtim, nuk e shmangia dot, duhej t’ia hapja patjetër,” shpjegon ajo duke e cilësuar si periudhë të tmerrshme psikologjike.

Ndërkohë, me një shprehje si “nuk e kemi terezinë”, Entela tregon se jeta sociale e saj kufizohet vetëm te fëmijët. Ajo pranon se nuk ka shoqëri tjetër dhe përgjithësisht del me familjarët si motrat apo mbesat.

Ngjashëm, jeta sociale i mungon edhe Xhulit. Ajo shton se bashkëshorti shpesh mërzitet për distancën dhe kjo i krijon vështirësi.

“Mendon se mos kam gjetur dikë tjetër, ekziston kjo lloj frike për atë, jo për mua. Unë i them këtë rrugë e ke zgjedhur, unë do jetoj jetën time, se ma ka falur Zoti,” thekson ajo.

Edhe për E.N, e cila tani është kthyer me bashkëshortin në Angli, koha e tyre së bashku vijon të jetë e kufizuar për shkak të punës.

“Është në punë nga mëngjesi në darkë, kur vjen është i lodhur, nuk është se kalojmë ndonjë kohë të madhe bashkë, këtu vendi nuk ta lejon se janë dhe shumë shpenzime dhe nëse nuk punon nuk ia del dot,” thotë ajo.

Leskaj dhe Binjaku argumentojnë se kultura patriarkale dhe emigrimi rrisin peshën psikologjike dhe përgjegjësinë mbi gratë te ideja e “mbajtjes së familjes”.

“Pritet të ruajnë nderin e tyre dhe të familjes, të vajzave që mund të jenë duke u rritur ose adoleshente dhe gjithë pesha nëse ndodh diçka qe ka të bëjë me ‘turpin’ bie mbi to”,shpjegon Leskaj.

“Për hir edhe të kësaj kulture tradicionale gruaja jeton në familjen e burrit, ku autoriteti prindëror është i atillë që nuk e ka lejuar mos-pritjen,” argumenton Binjaku teksa thekson se emigrimi vijon të mbetet plagë me pasoja të ndryshme sociale. /citizens.al 

Artikulli para

Bizneset përreth dhe kanalet derdhin ujërat e zeza te Liqeni Artificial, KLSH zbardh shkaqet e ndotjes alarmante

Artikulli pas

Korea “përmbyt” tregun e automjeteve në Shqipëri, u regjistruan mbi 66 000 makina të reja në 8 muaj

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët që kryejnë krime
Aktualitet

Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët që kryejnë krime

27 Tetor, 2025
Si u shndërrua çokollata e Dubait një trend global në më pak se një vit?
Aktualitet

Si u shndërrua çokollata e Dubait një trend global në më pak se një vit?

27 Tetor, 2025
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi
Aktualitet

Jo vetëm Belinda Balluku, Dumani konfirmon edhe hetimin ndaj Frida Krifcës

27 Tetor, 2025
Dumani pyetet për Ballukun: Dritan Prençi ka mbështetjen time
Aktualitet

Dumani pyetet për Ballukun: Dritan Prençi ka mbështetjen time

27 Tetor, 2025
Balluku thotë se qeveria do të fokusohet në zhvillimin e industrisë së marinave
Aktualitet

Belinda Balluku thirret për herë të dytë në SPAK, prokurori: Hajde vetë ose përdorim forcën!

27 Tetor, 2025
Gëlltiti 100 magnetë, mjekët i shpëtojnë jetën adoleshentit
Aktualitet

Gëlltiti 100 magnetë, mjekët i shpëtojnë jetën adoleshentit

27 Tetor, 2025
Artikulli pas
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

Korea "përmbyt" tregun e automjeteve në Shqipëri, u regjistruan mbi 66 000 makina të reja në 8 muaj

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

Erdhi matriarkati, gratë më të shkolluara dhe jetojnë më gjatë se burrat
Ekonomi

Erdhi matriarkati, gratë më të shkolluara dhe jetojnë më gjatë se burrat

Nga SkyWeb
16 Shtator, 2025
0

Gratë përveçse jetojnë më gjatë se burrat po synojnë të rrisin cilësinë e jetës duke u përfshirë në arsim më...

Lexo të plotë
Si të gjeni hotele me çmime të lira për pushime në Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci, Mal të Zi dhe Turqi

Si të gjeni hotele me çmime të lira për pushime në Shqipëri, Greqi, Itali, Kroaci, Mal të Zi dhe Turqi

10 Maj, 2025
Rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore, si përfitohet zbritja

Rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore, si përfitohet zbritja

7 Maj, 2025
SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro

SIGURIMET/ Rriten primet për frymë, kryeson Tirana me 200 euro

19 Gusht, 2025
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

6 Gusht, 2025

Të Fundit

Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët që kryejnë krime

Suedia planifikon burgje për 13-vjeçarët që kryejnë krime

27 Tetor, 2025
Amazon shkurton 30,000 vende pune, synon uljen e shpenzimeve

Amazon shkurton 30,000 vende pune, synon uljen e shpenzimeve

27 Tetor, 2025
Si u shndërrua çokollata e Dubait një trend global në më pak se një vit?

Si u shndërrua çokollata e Dubait një trend global në më pak se një vit?

27 Tetor, 2025
Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

27 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr