• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shtyjeni për pas 2028 blerjen e apartamentit që keni ëndërruar! Tre lëvizjet e qeverisë që mbajnë lart çmimet në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
6 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore, OP-ED
A A
0
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Skyweb.al

Ndërtimi mbetet një prej motorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare, duke përfaqësuar rreth 19 % të PBB-së në vitin 2023 dhe duke punësuar dhjetëra mijëra persona.

Ky sektor, i cili përfshin qindra kompani dhe projekte ndërtimi, ka qenë për vite me radhë një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave buxhetore përmes taksave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta.

Por, të dhënat e fundit tregojnë një ngadalësim të dukshëm të ritmeve të rritjes: sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 ndikimi i ndërtimit në rritjen e PBB-së ishte vetëm 0,3 pikë përqindje, niveli më i ulët në disa vite.

Në këtë kontekst, duket se qeveria ka ndërmarrë disa masa të sinkronizuara për të mbajtur në këmbë sektorin dhe, rrjedhimisht, për të ruajtur çmimet e larta të pasurive të paluajtshme.

Analiza e Skyweb.al identifikon tre lëvizje të qarta që konvergojnë në të njëjtin drejtim: stimulimin e kërkesës dhe shtyrjen e presionit që mund të sillte ulje të çmimeve në tregun e banesave.

1. Eliminimi i parasë “cash” deri në vitin 2030

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Shqipëria do të bëhet “cashless” brenda fund dekadës, me synimin që çdo transaksion të kryhet përmes kanaleve bankare.

“Kemi një ambicie që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të jetë ‘cashless’… kjo është e realizueshme dhe do të çlirojë vendin nga një barrë e madhe pluhuri dhe ferrash në jetën e përditshme,” – deklaroi ai.

Përtej retorikës, ky mesazh është lexuar si një sinjal i qartë për ata që zotërojnë sasi të mëdha parash të padeklaruara, që deri më tani kanë qarkulluar jashtë sistemit bankar.

Nxitja për t’i futur këto fonde në qarkullim përpara vitit 2030 pritet të sjellë një valë investimesh në ndërtim, sektori më i përshtatshëm për pastrimin dhe riciklimin e kapitalit informal.

Kjo do të injektonte miliarda lekë të reja në treg, duke mbajtur gjallë kërkesën dhe, rrjedhimisht, çmimet.

2. Thirrja për të huajt: Blini prona në Shqipëri

Lëvizja e dytë ka qenë ftesa e hapur e kryeministrit për investitorët e huaj që të blejnë prona në Shqipëri.

“Ajo që do t’u thosha të gjithëve që kanë shumë para, t’i shpenzoni duke blerë prona, apartamente në Shqipëri. Do të jetë investim shumë i mirë… sepse çmimet do të rriten akoma më shumë edhe kur të bëhemi shtet anëtar i BE,” – deklaroi Rama.

Kjo deklaratë, ndonëse e paraqitur si ftesë për investime të huaja, funksionon si një instrument propagandistik për të ushqyer pritshmëritë e rritjes së mëtejshme të çmimeve.

Tregu imobiliar tashmë vuan nga mungesa e blerësve vendas, ndërsa investitorët e huaj, që përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të kërkesës, janë ftohur nga rritja e shpejtë e çmimeve në vitet e fundit.

Nxitja e kësaj kategorie për të “hyrë në treg tani” është një përpjekje për të mbajtur gjallë një cikël që përndryshe do të ftohej natyrshëm.

3. Shtyrja e taksës së re mbi pronën deri në vitin 2028

Ministria e Financave ka propozuar shtyrjen për katër vite të tjera të taksës së re mbi banesat dhe njësitë tregtare, e cila fillimisht duhej të hynte në fuqi në vitin 2024. Kjo taksë do të kishte dyfishuar barrën fiskale për pronarët e pasurive, përfshirë ata që zotërojnë më shumë se një apartament, duke i shtyrë t’i nxirrnin në treg për t’i shitur ose për t’i dhënë me qira.

Por shtyrja e saj deri në vitin 2028 i lehtëson pikërisht këta pronarë, duke shmangur një valë të re ofertash që do të ulte çmimet. Në mënyrë indirekte, ky vendim mban të kufizuar ofertën reale në treg dhe ruan një nivel të lartë të çmimeve të shitjes dhe qirasë.

Të trija lëvizjet formojnë një zinxhir të qëllimshëm politikash që synojnë ruajtjen e dinamikës artificiale të ndërtimit. Në planin afatshkurtër, kjo strategji parandalon rënien e aktivitetit në sektorin që mban ekonominë shqiptare; në planin afatgjatë, ajo thellon përjashtimin e shtresës së mesme dhe të ulët nga tregu i banesave.

Nëse ky trend vazhdon, blerja e një apartamenti me çmim të arsyeshëm në Shqipëri mund të mbetet një ëndërr e paarritshme të paktën deri pas vitit 2028, kur tregu të përballet me realitetin e vet ekonomik, përtej injeksioneve artificiale që sot e mbajnë në këmbë. /skyweb.al

Etiketat: apartamentetshtepitirane
Artikulli para

Si hoqi dorë qeveria nga vendimi për t’i legalizuar “për një copë bukë” katet pa leje në kullat e Tiranës

Artikulli pas

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro
Ekonomi

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

14 Nëntor, 2025
“Mos guxo të votosh…”, SPAK zbardh akuzat ndaj Majlinda Bufit: Si kërcënoi qytetarin dhe i dërgoi IMT-në në banesë
Aktualitet

“Mos guxo të votosh…”, SPAK zbardh akuzat ndaj Majlinda Bufit: Si kërcënoi qytetarin dhe i dërgoi IMT-në në banesë

14 Nëntor, 2025
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!
Ekonomi

SKEMA E PENSIONEVE/ Qeveria pritet të rrisë pagën minimale (për efekt të deklarimit) dhe kjo nuk është çudi të rrisë edhe më tepër çmimet

14 Nëntor, 2025
Pas Shkodrës, zbulohen edhe në Elbasan 50 ton misër me aflatoksinë nga Serbia
Aktualitet

Pas Shkodrës, zbulohen edhe në Elbasan 50 ton misër me aflatoksinë nga Serbia

14 Nëntor, 2025
Goditja më e madhe në histori, SHBA sekuestron mbi 14 miliardë dollarë në Bitcoin
Ekonomi

Bitcoin bie në nivelin më të ulët

14 Nëntor, 2025
FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës
Ekonomi

FMN paralajmëron rreziqe fiskale, rekomandon avancim të reformës për taksën e pronës

14 Nëntor, 2025
Artikulli pas
STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

Nga Editor
2 Nëntor, 2025
0

Nën tingujt e këngës “I Did it my Ëay” e Frank Sinatra-s, ish kryeministri I Shqipërisë, Fatos Nano po përcillet...

Lexo të plotë
SPAK merr zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun

Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

12 Nëntor, 2025
Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

Me padi në  SPAK, i preferuari Emiljano Dusha me MSSC merr pa garë tenderin e pajisjeve të Policisë

7 Korrik, 2025
Pensioni nuk del, Shqipëria në krye të listës për pensionistët e punësuar

BSH jep alarmin për skemën e pensioneve: Duhen masa urgjente, popullsia po plaket

10 Nëntor, 2025
Histeria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja/ KODI i ri PENAL: Sa dënohen mbështetësit e KRIMIT në Shqipëri!

Histeria kolektive pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja/ KODI i ri PENAL: Sa dënohen mbështetësit e KRIMIT në Shqipëri!

10 Tetor, 2025

Të Fundit

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr leje për kullë edhe në Tiranë, Gledis Çela dhe Endrit Shabani, mega projekte me kapital 1 mijë euro

14 Nëntor, 2025
Çfarë do të thotë të fluturosh në një planet që vetëm ngrohet?

Çfarë do të thotë të fluturosh në një planet që vetëm ngrohet?

14 Nëntor, 2025
“Mos guxo të votosh…”, SPAK zbardh akuzat ndaj Majlinda Bufit: Si kërcënoi qytetarin dhe i dërgoi IMT-në në banesë

“Mos guxo të votosh…”, SPAK zbardh akuzat ndaj Majlinda Bufit: Si kërcënoi qytetarin dhe i dërgoi IMT-në në banesë

14 Nëntor, 2025
“Oh sa mirë me qenë administratë!” Paga mesatare në Shqipëri kalon 840 euro, kush ka rrogë më të lartë!

SKEMA E PENSIONEVE/ Qeveria pritet të rrisë pagën minimale (për efekt të deklarimit) dhe kjo nuk është çudi të rrisë edhe më tepër çmimet

14 Nëntor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr