• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 12 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çudira nga Himara, Vangjel Tavo dhe Lorena Goxhobelli e Kadastrës firmosin marrëveshje për të zbatuar ligjin

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Çudira nga Himara, Vangjel Tavo dhe Lorena Goxhobelli e Kadastrës firmosin marrëveshje për të zbatuar ligjin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një situatë e pazakontë institucionale është regjistruar mes Bashkisë Himarë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Drejtuesit e dy institucioneve kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ku marrin përsipër të kryejnë një shërbim që në fakt është detyrim i tyre ligjor ndaj qytetarëve.

Në praktikë, marrëveshje bashkëpunimi zakonisht nënshkruhen mes institucioneve publike dhe subjekteve private, ose mes dy subjekteve private për të koordinuar një aktivitet të caktuar.

Por në këtë rast bëhet fjalë për dy institucione shtetërore që kanë detyrim ligjor të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe që nuk kanë nevojë për një marrëveshje për të zbatuar ligjin… përveç rasteve kur duan të bëjnë show.

INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

Sipas njoftimit të ASHK, Bashkia Himarë dhe Kadastra kanë firmosur një dokument ku zotohen se do të shërbejnë për regjistrimin e pronave të qytetarëve në hipotekë, një proces që është pjesë e detyrave të përditshme të këtyre institucioneve, pavarësisht nëse ekziston apo jo një marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja synon realizimin e regjistrimit fillestar në disa zona kadastrale të Bashkisë Himarë.

“Himara është e organizuar në 24 zona kadastrale, nga të cilat 15 kanë regjistrim fillestar, ndërsa 3 zona janë në fazën përfundimtare të procesit.

Me marrëveshjen e nënshkruar, puna do të vijojë edhe për 6 zona të tjera kadastrale”, thuhet në njoftimin e institucionit.

Procesi i regjistrimit do të zhvillohet në zonat Çorraj, Fterrë, Gjilekë, Kallarat dhe Pilur, si edhe në zonën kadastrale 1952 në qytetin e Himarës.

Sipas Kadastres, ky bashkëpunim do t’u japë qytetarëve mundësinë të pajisen me dokumentacion të plotë pronësie dhe do të forcojë sigurinë juridike mbi pronën e tyre.

Megjithatë, mënyra se si është paraqitur ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje, pasi regjistrimi i pronave është detyrim ligjor i institucioneve dhe jo një shërbim që varet nga nënshkrimi i marrëveshjeve mes tyre.

Në këtë kontekst, marrëveshja duket më shumë si një akt formal publik dhe një fushatë PR, sesa një instrument i domosdoshëm për funksionimin e administratës.

Ky postim vjen në një moment kur drejtuesit e dy institucioneve janë përballur me vëmendje të shtuar mediatike dhe verifikime nga institucionet ligjzbatuese për disa veprime të diskutueshme që lidhen me pronat në zonën e Himarës.

Si kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ashtu edhe drejtuesja e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kanë qenë në qendër të raportimeve dhe hetimeve për çështje që lidhen me administrimin dhe regjistrimin e pronave në këtë zonë bregdetare. /skyweb.al

Etiketat: lorena goxhobellivangjel tavo
Artikulli para

Tensionet në Gjirin Persik, SHBA ndërhyn për të stabilizuar tregun e naftës

Artikulli pas

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga bizneset te diaspora, pse domaini .kosova në Web3 po shihet si mundësia e re që nuk duhet humbur
Aktualitet

Nga bizneset te diaspora, pse domaini .kosova në Web3 po shihet si mundësia e re që nuk duhet humbur

12 Mars, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Ekonomi

Preken 40 000 qytetarë! ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

INVESTIGIMI/ Bastet pushtojnë qytetet: Kush organizon tregun e miliardave, roli i policisë, “peshkaqenët” dhe “cironkat”
Ekonomi

Kumari, qeveria kërkon identifikimin e çdo bastexhiu në Shqipëri

12 Mars, 2026
Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat
Ekonomi

Biznesi i diellit, çfarë po ndodh me parqet fotovoltaike në Shqipëri, kush po përfiton dhe si po ndahen licencat: Ndikimi te tokat

12 Mars, 2026
Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut
Ekonomi

Bastet, peng i interesave okulte, Malaj thotë se duhet ende punë për legalizimin e tregut

11 Mars, 2026
Artikulli pas
Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S'ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Konsumatorët shqiptarë po e paguajnë dyfish shtrenjtimin e bukës
Aktualitet

Konsumatorët shqiptarë po e paguajnë dyfish shtrenjtimin e bukës

Nga SkyWeb
4 Prill, 2022
0

Shtrenjtimi i çmimit të bukës preku në mënyrë të drejtpërdrejtë mijëra persona me të ardhura të ulëta, përfshirë pensionistë dhe...

Lexo të plotë
Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

Mbi 30 000 shqiptarë dorëzojnë DIVA 2025, Tatimet presin rritje të numrit për shkak të kompensimeve

21 Shkurt, 2026
Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

Fitimet e BMW bien në nivelin më të ulët që nga pandemia, presioni nga Kina dhe tarifat godasin industrinë gjermane të makinave

12 Mars, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

9 Korrik, 2025
Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri

Rreth 1 milion banorë deri në vitin 2 100, OKB jep alarmin për rënien drastike të lindjeve në Shqipëri

14 Prill, 2025

Të Fundit

Nga bizneset te diaspora, pse domaini .kosova në Web3 po shihet si mundësia e re që nuk duhet humbur

Nga bizneset te diaspora, pse domaini .kosova në Web3 po shihet si mundësia e re që nuk duhet humbur

12 Mars, 2026
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve

Preken 40 000 qytetarë! ISSH miraton indeksimin e ri për pensionet, ndryshon baza e llogaritjes për ata që dalin në pension nga 2026

12 Mars, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Rritje e fortë e Airbnb në Shqipëri, gati 23 mijë prona aktive

12 Mars, 2026
Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

Pse maxhoranca votoi kundër heqjes së imunitetit të Ballukut, Manja: S’ka shkelje të masës së mëparshme dhe as akuza të reja

12 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr