Reshje të lehta dëbore kanë përfshirë mëngjesin e kësaj të mërkure Qarkun e Korçës. Pavarësisht se kemi hyrë tashmë në stinën e pranverës, bora ka zbardhur zonën e Dardhës.
Firma kontraktore ka zbritur në terren për të ndërhyrë me pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre. Në zonat e tjera nuk ka pasur reshje dëbore. /skyweb.al















