Dollari amerikan nuk ka shënuar ndryshime të ndjeshme gjatë fundjavës, duke u blerë këtë mëngjes me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 83.8 lekë, krahasuar me javën e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe monedha europiane ka qëndruar e qëndrueshme gjatë dy ditëve të fundit, duke nisur javën në të njëjtat nivele si më parë, me vlerat e sotme: blerje 95.7 lekë dhe shitje 96.4 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka mbajtur vlerat konstante, duke u blerë me 103.7 lekë dhe u shitur me 104.7 lekë, pa ndryshime të dukshme krahasuar me javën e shkuar.
Paundi britanik nuk bën përjashtim, duke qëndruar i pandryshuar këtë mëngjes në raport me javën e kaluar, me vlerat: blerje 110 lekë dhe shitje 111 lekë, sipas tregut valutor vendas. /skyweb.al
















