• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 14 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse Shqipëria ka çmimet më të larta të ushqimeve në Europë?

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa të ardhurat për frymë mbeten shumë më të ulëta.

Në korrik 2026, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 3.2%, kundrejt vetëm 0.6% në BE.
Shqipëria regjistroi rritjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor, përpara Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo ndodhi pavarësisht forcimit të lekut dhe rënies së çmimit mesatar të ushqimeve të importuara.
Në shtatë muajt e parë të vitit, çmimi mesatar për kilogram i importeve ushqimore ra me 6.5%.

Megjithatë, kjo ulje nuk u përcoll te konsumatorët, duke treguar se presioni po krijohet kryesisht brenda vendit.

Prodhimi i pamjaftueshëm vendas, varësia nga importet, TVSH-ja 20% dhe kostot e larta të karburantit konsiderohen shkaqet kryesore.

Zgjerimi i turizmit ka rritur kërkesën, por bujqësia dhe industria përpunuese nuk po garantojnë furnizim të qëndrueshëm.

Në periudhën janar–korrik, importet e drithërave u rritën me 23.1%, ndërsa ato të perimeve me 11.1%.
Rritje u shënua gjithashtu në importet e bulmetit, vezëve, mjaltit, frutave dhe arrave.

Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria mund të ulë varësinë nga importet duke mbështetur prodhimin e perimeve, frutave, mishit dhe bulmetit.

Një tjetër faktor është nafta, e cila shitet me rreth 219 lekë për litër dhe rëndon çdo hallkë të furnizimit.
Shqipëria aplikon TVSH 20% për ushqimet, ndërsa vendet e rajonit përdorin norma të reduktuara për produktet bazë.

Ushqimet kryesore tatohen me 10% në Serbi, 8% në Kosovë, 7% në Mal të Zi dhe 5% në Maqedoninë e Veriut.

Disa prej këtyre vendeve kanë vendosur edhe kufizime të përkohshme mbi çmimet dhe marzhet e fitimit.
Në Shqipëri aktualisht nuk ekziston një mekanizëm i gjerë aktiv për kufizimin e marzheve në tregun ushqimor.
Platforma qeveritare “PriceWatch” mund të rrisë transparencën, por nuk mjafton për të zgjidhur problemin.

Ekspertët propozojnë uljen e TVSH-së për një shportë të kufizuar produktesh dhe kontrollin e kalimit të përfitimit te qytetarët.

Në vitin 2025, ushqimet në Shqipëri kushtonin rreth 4% më shumë se mesatarja e BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë ishin vetëm 43% e saj.

Frenimi i çmimeve kërkon një paketë që kombinon transparencën, uljen e TVSH-së, kontrollin e marzheve dhe mbështetjen e prodhimit vendas. /Marrë me shkurtime nga Monitor

Etiketat: ushqimet
Artikulli para

Kostoja e të menduarit falas: Në epokën e IA, vlera e dijes bëhet më e rëndësishme

Artikulli pas

Pse kosi është “aleati” më i mirë i shëndetit, si ndikon për metabolizmin, kockat dhe zemrën

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92
Ekonomi

Si ta regjistroni në hipotekë kontratën e shitjes së një prone për të shmangur çdo të papritur, Kadastra tregon hapat

14 Shtator, 2026
Hakerat vjedhin databazën e Posta Shqiptare, ekspozohen edhe të dhënat e kredimarrësve te IUTE Credit ?
Ekonomi

SKEMA/ IUTE Albania transferon tatim tatimin nga Shqipëria duke zbrazur xhepat dhe taksat e shqiptarëve?

14 Shtator, 2026
Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite
Ekonomi

Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite

14 Shtator, 2026
Rrugëtimi drejt dijes nis me mbështetje, One Albania pranë 100 fëmijëve pa kujdes prindëror të Fshatit SOS
Ekonomi

Rrugëtimi drejt dijes nis me mbështetje, One Albania pranë 100 fëmijëve pa kujdes prindëror të Fshatit SOS

14 Shtator, 2026
Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro, Rama tejkalon premtimin e 2023
Ekonomi

Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro, Rama tejkalon premtimin e 2023

14 Shtator, 2026
Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë
Ekonomi

Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë

14 Shtator, 2026
Artikulli pas
Pse kosi është “aleati” më i mirë i shëndetit, si ndikon për metabolizmin, kockat dhe zemrën

Pse kosi është "aleati" më i mirë i shëndetit, si ndikon për metabolizmin, kockat dhe zemrën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A rrisin tatuazhet rrezikun e kancerit? Studimi i ri sjell të dhëna shqetësuese
Shëndet

A rrisin tatuazhet rrezikun e kancerit? Studimi i ri sjell të dhëna shqetësuese

Nga Editor
1 Dhjetor, 2025
0

Një studim i ri suedez ka hapur sërish debatin mbi sigurinë e tatuazheve, pasi zbuloi se personat me të paktën...

Lexo të plotë
OLAF flet për skandalin e fondeve IPARD në Shqipëri: Si u shpërdoruan 33 milionë euro të taksapaguesve europianë për tarafin e politikanëve

OLAF flet për skandalin e fondeve IPARD në Shqipëri: Si u shpërdoruan 33 milionë euro të taksapaguesve europianë për tarafin e politikanëve

9 Tetor, 2025
Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme

Taksa e re e pronës, në 2026 parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme

1 Dhjetor, 2025
Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

Kambanë alarmi për dezinformimin shëndetësor në Ballkan përmes Inteligjencës Artificiale

1 Gusht, 2025
Burrat e kanë më të vështirë të humbin peshë sepse e perceptojnë dietën si diçka femërore

Burrat e kanë më të vështirë të humbin peshë sepse e perceptojnë dietën si diçka femërore

31 Gusht, 2026

Të Fundit

TABELA/ Sa do të ndryshojë TAKSA për apartamentet e privatizuara në ‘92

Si ta regjistroni në hipotekë kontratën e shitjes së një prone për të shmangur çdo të papritur, Kadastra tregon hapat

14 Shtator, 2026
Hakerat vjedhin databazën e Posta Shqiptare, ekspozohen edhe të dhënat e kredimarrësve te IUTE Credit ?

SKEMA/ IUTE Albania transferon tatim tatimin nga Shqipëria duke zbrazur xhepat dhe taksat e shqiptarëve?

14 Shtator, 2026
Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

Përpjekjet e SHBA për të ulur çmimet e ilaçeve mund të sjellin pritje më të gjata për pacientët evropianë

14 Shtator, 2026
Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite

Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite

14 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr