Kalkulatori i Taksave të Makinave 2027

Llogarit taksën vjetore të automjetit sipas skemës aktuale dhe projektligjit të ri. Sa do të jetë taksa e makinës tënde në vitin 2027?

SKYWEB.AL SkyWeb / Ekonomi
Udhëzues interaktiv / 2027

Sa do të jetë taksa e makinës në 2027?

Zgjidh automjetin tënd dhe shiko ndryshimin mes taksës aktuale dhe propozimit të ri. Testo edhe efektin e mundshëm të uljes së taksës në karburant — me rezultate në kohë reale.

Në fazë projektligjiNdryshimet e propozuara për 1 janar 2027Rezultatet janë orientuese, jo detyrim zyrtar.
Kalkulatori yt personal
Hapi i parë / Automjeti

Të dhënat e automjetit

Plotëso fushat më poshtë. Rezultati përditësohet automatikisht.

Lloji i karburantit
Provo me një automjet shembull

Plotëso vetëm TVMP në lekë/vit, pa taksë luksi dhe tarifa të tjera. Vlera zëvendëson formulën aktuale. Nëse fatura është e vitit 2026, mosha e mjetit mund të ndryshojë nga krahasimi teorik në vitin 2027.

Rezultati / Krahasimi vjetor

Krahasimi i taksës

E njëjta moshë e automjetit, sipas vitit 2027.

Ndryshimi i parashikuar i taksës vjetore—
TVMP / vit
TVMP sipas skemës aktuale
—
lekë / vit
TVMP sipas propozimit 2027
—
lekë / vit

Zgjidh të dhënat e mjetit për të parë rezultatin.

Bazuar në projektligjin e vitit 2026. Shifrat nuk janë taksa të miratuara apo faturë zyrtare.
Simulimi i karburantit

A e kompenson kursimi në karburant taksën e re?

Ndrysho numrin e litrave që blen gjatë vitit dhe shiko nëse përfitimi i supozuar e mbulon ndryshimin e taksës.

32.4 lekë/litërKursim ilustrues vetëm për naftën dhe benzinën, nëse ulja fiskale reflektohet plotësisht në çmim.
litra / vit
0 L4 000 L
Kursimi i supozuar nga karburanti—
Pragu për të kompensuar rritjen e taksës—
Përfitimi neto vjetor—

Përfitimi neto = kursimi i supozuar nga karburanti − ndryshimi i TVMP. Nuk përfshihen ndryshimet e tjera të çmimeve ose kostove.

Metodologjia e llogaritjes, burimet dhe kufizimet

Si llogaritet TVMP?

Cilindrata (cm³) × koeficienti sipas moshës × tarifa e karburantit. Mosha merret si 2027 − viti i prodhimit për të dyja formulat.

Skema aktuale: 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën; mosha 0–3 vjet nuk paguan TVMP.

Propozimi: deri në 2 000 cm³, 25 lekë për naftën dhe 20 për benzinën/gazin; mbi 2 000 cm³, 26 lekë për naftën dhe 21 për benzinën/gazin. Për autobusët: 25 dhe 20 lekë pavarësisht cilindratës. Koeficientët ndryshojnë sipas grupit I, II ose III.

Mjetet elektrike dhe vjetërsia

Për automjetet elektrike propozohen 15 000 lekë/vit, për motomjetet elektrike 1 000 lekë/vit; TVMP aktuale merret zero. Pas 30 vjetësh, koeficienti i propozuar rritet me 0.02 çdo vit.

Çfarë nuk përllogaritet automatikisht?

Për automjetet APV mbi 24 vjeç (shënimi i ligjit aktual është i paqartë) dhe taksën aktuale për gazin, përdor fushën manuale. Për moshën 0, projektligji nuk ka koeficient automatik. Për motomjetet mbi 2 000 cm³, pika e tarifave të rritura në projektligj nuk përmend shprehimisht motomjetet: ndaj TVMP e propozuar nuk paraqitet automatikisht.

32.4 lekë/litër është skenar ilustrues me TVSH 20%: 27 lekë taksë qarkullimi + 5.4 lekë TVSH mbi të. Nuk është ulje çmimi e garantuar dhe mund të ndryshojë nëse ndryshon legjislacioni i TVSH-së ose çmimi real në pompë.

Nuk përfshihen taksa vjetore e luksit (21 000 lekë aktualisht / 40 000 lekë sipas propozimit), siguracioni, kontrolli teknik, rimorkiot, gjobat, përjashtimet dhe taksa e regjistrimit. Shumat janë në lekë të rinj.

Burimet

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email