• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për të dytin vit radhazi, kushtet e jetesës në qytetet e botës nuk kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm, sipas Indeksit të Jetesës 2025, publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU). Indeksi, i cili mat cilësinë e jetesës në 173 qytete, bazohet në pesë kategori kryesore: kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, arsimin, infrastrukturën dhe stabilitetin politik e social.

Sipas raportit, edhe pse në shumicën e kategorive ka pasur ruajtje të pozicionit apo përmirësime të lehta, rënia e pikëve në stabilitet ka ndikuar ndjeshëm në vlerësimin e përgjithshëm të shumë qyteteve.

Vjena humb vendin e parë, Kopenhagen ngjitet në krye

Për tri vite radhazi (2022–2024), Vjena kishte mbajtur pozicionin e qytetit më të jetueshëm në botë. Por këtë vit, ajo ka rënë në vendin e dytë, pas Kopenhagenit, pasi ka humbur pikë në kategorinë e stabilitetit. Shkak janë bërë dy incidente të tentuara terroriste, një ndaj një koncerti të Taylor Swift dhe një tjetër pranë një stacioni treni, të cilat ndikuan negativisht në vlerësimin e rrezikut të dhunës, trazirave dhe terrorizmit.

Kopenhagen, e cila ka arritur rezultat perfekt në kategorinë e stabilitetit, kryeson tashmë renditjen. Pas tij radhiten Vjena dhe Zyrihu, ndërsa Melbourne dhe Gjeneva përmbyllin listën me 5 vendet e para.

Qytetet e mëdha të botës, më poshtë në renditje

Ndërsa qytetet më të mëdha vijojnë të qëndrojnë më poshtë në renditje, vetëm tre qytete me mbi 6 milionë banorë gjenden në top 20. Londra është renditur në vendin e 54-të, ndërsa New York-u në vendin e 69-të, të penalizuara nga niveli i lartë i kriminalitetit, kërcënimi terrorist dhe trafiku i rënduar. Tokio, megjithë madhësinë e tij, mban vendin e 13-të.

Në fundin e tabelës, Damasku vazhdon të mbetet qyteti me kushtet më të vështira të jetesës. Megjithatë, rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në dhjetor dhe heqja e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë, pritet të përmirësojnë situatën në edicionin e ardhshëm të indeksit. Kievi ruan ende një pozicion në dhjetëshen e fundit për të tretin vit radhazi, ndërsa Teherani, i goditur së fundmi nga bombardime izraelite, mendohet se do të mbetet në të njëjtën zonë problematike të indeksit.

Kanadaja bie, Arabia Saudite ngjitet

Ndër lëvizjet më të mëdha në indeks spikat Calgary, që ka rënë nga vendi i pestë në të tetëmbëdhjetin, së bashku me rënie edhe për dy qytete të tjera kanadeze. Sipas raportit, kjo pasqyron problemet në sektorin shëndetësor me listat e gjata të pritjes dhe mungesën e strehimit të përballueshëm, sfida me të cilat pritet të përballet edhe Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney.

Në krahun tjetër, Al Khobar në Arabinë Saudite ka shënuar përmirësimin më të madh këtë vit, duke u ngjitur me 13 vende, falë reformave ekonomike të programit “Vision 2030” që synon diversifikimin e ekonomisë larg naftës.

Europa Perëndimore dominon, por tensionet rriten

Në rajonin e Evropës Perëndimore, nga 30 qytete të vlerësuara, vetëm Athina nuk arrin të klasifikohet në grupin e qyteteve me rezultat mbi 80 pikë. Amerika e Veriut vijon të ketë rezultate të larta, ndërsa Azia paraqet diferenca të mëdha mes rajoneve: qytetet e Azisë Lindore dhe Australasë dominuan top 20-shen, ndërsa qytetet e Azisë Jugore vazhdojnë të qëndrojnë në fund të tabelës për shkak të ndotjes së lartë dhe temperaturave ekstreme. /skyweb.al

Etiketat: kopenhagenqytetetqytetet me te jetueshmevjena
Artikulli para

Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

Artikulli pas

Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private
Ekonomi

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit
Aktualitet

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton tërmet në tregje, çmimi i naftës shkon 82.37 dollarë për fuçi
Ekonomi

Çmimi i naftës po i afrohet 120 dollarëve për fuçi, a do të vijojë rritja në Shqipëri?

30 Mars, 2026
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit
Aktualitet

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë
Aktualitet

EMRI/ Ndryshon komandanti i Forcës Ajrore të Shqipërisë

30 Mars, 2026
Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar
Aktualitet

Beteja për paratë publike, krahas AKSHI-t edhe Posta Shqiptare në radar

30 Mars, 2026
Artikulli pas
Jetike për fluturimin, çfarë janë “flapset” që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

Jetike për fluturimin, çfarë janë "flapset" që hapen poshtë krahëve të avionit pak para ngjitjes?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po “marrin ujin e Kaçinarit”
Aviacion

Gjykata rrëzon padinë SLAPP të HEC-it Shpërdhaza-Energji ndaj banorëve të Mirditës, Mezan Malaj dhe Artur Kadareja po “marrin ujin e Kaçinarit”

Nga SkyWeb
23 Dhjetor, 2025
0

Gjykata e Lezhës pushoi padinë e kompanisë “Shpërdhaza-Energji” ndaj dy banorëve të zonës së Kaçinarit në Mirditë, të cilët qenë...

Lexo të plotë
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit

Eksportet, rënie me 6.9% në nëntor, 11-mujori mbyllet me -7%

17 Dhjetor, 2025
GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

GRAFIKËT/ Drama e fermerëve, RËNIE drastike e prodhimit të grurit, tregu mbushet me import

22 Gusht, 2025
“Journée Mondiale”: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare

“Journée Mondiale”: Mozaiku i Bazilikës në Lin, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare

13 Dhjetor, 2025
Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

Tirana që nuk pi dot ujë nga rubineti

4 Shtator, 2025

Të Fundit

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

Pas sektorit të ndërtimit, Tatimet skanojnë pagat te klinikat dhe spitalet private

30 Mars, 2026
Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Skënder Hitaj emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

30 Mars, 2026
Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete elektrike

30 Mars, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Si nis java për valutat kryesore?

30 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr