• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Mbi 170 milionë USD taksa makinash të papaguara, DPSHTRR fillon marrjen e masave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat më të fundit për detyrimet e papaguara të taksave vjetore nga mjetet rrugore në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Shqipëri janë 256 741 mjete që rezultojnë debitorë për pagesën e taksës vjetore të përdorimit dhe asaj të luksit.

Nga ky total, pjesa dërrmuese, 84 për qind, janë mjete të regjistruara në emër të individëve, ndërsa 16 për qind janë në pronësi të bizneseve.

Në ndarjen sipas qarqeve, Tirana zë vendin e parë me 100 453 mjete debitore, e ndjekur nga Durrësi me 35 153 mjete, ndërsa në vend të tretë renditet Shkodra me 17 881 mjete.

Masat për mbledhjen e detyrimeve

Përballë këtij niveli të lartë të borxhit, DPSHTRR ka hartuar një plan të detajuar masash për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura, i cili përfshin:

  • Dërgimin periodik të njoftimeve me shkrim nga zyrat rajonale;

  • Njoftime elektronike nëpërmjet platformës a-Albania, që informojnë përdoruesit për skadimin e afatit të taksave;

  • Verifikim dhe identifikim të mjeteve debitore përmes monitorimit në terren;

  • Ndalimin e aksesit në një sërë shërbimesh për mjetet që rezultojnë debitorë.

Shërbimet që do të bllokohen për mjetet me detyrime

Për të detyruar shlyerjen e borxheve, DPSHTRR do të ndalojë aksesin në disa nga shërbimet kryesore, përfshirë:

  • Ndryshimin e pronësisë së mjetit;

  • Ndryshimin e targave në rast dëmtimi apo humbjeje;

  • Kontrollin fizik të mjetit për qëllime certifikimi (p.sh. xhama të errësuar);

  • Pajisjen me leje qarkullimi kombëtare dhe ndërkombëtare;

  • Kontrollin teknik periodik;

  • Çregjistrimin e mjetit;

  • Pajisjen me certifikatat ADR dhe CEMT për transportin e mallrave të rrezikshme dhe ndërkombëtare;

  • Marrjen e çdo konfirmimi apo vërtetimi tjetër që lidhet me mjetin.

Sipas përllogaritjeve të DPSHTRR, detyrimet e papaguara për taksën e përdorimit të mjeteve dhe taksën e luksit arrijnë në rreth 17 miliardë lekë, ose afërsisht 170 milionë dollarë, për periudhën nga viti 2012 deri në qershor 2025.

Ky nivel i lartë detyrimesh tregon për një problematikë të vazhdueshme me mospagesën e rregullt të taksave nga një pjesë e konsiderueshme e pronarëve të mjeteve, veçanërisht mes individëve.

Përmes planit të ri të masave, DPSHTRR synon të ushtrojë presion administrativ mbi debitorët, duke i ndërprerë aksesin në shërbimet bazë deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve të mbetura./skyweb.al

Etiketat: dshptrrmakinat
Artikulli para

Ura mbi Bunë mbetet peng e burokracive

Artikulli pas

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

Vjena humb vendin e parë, qytetet me cilësinë më të lartë të jetesës në botë

Të Përzgjedhura

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët
Ekonomi

Volkswagen kalon nga makinat te raketat tokë-ajër, marrëveshje me izraelitët

Nga SkyWeb
24 Mars, 2026
0

Volkswagen po shqyrton rikthimin në industrinë e mbrojtjes, teksa është në bisedime me kompaninë izraelite Rafael Advanced Defence Systems për...

Lexo të plotë
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret

Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret

7 Shkurt, 2026
A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?

A duhet të themi gjithmonë “po” në punë?

1 Dhjetor, 2025
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

12 Shtator, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr