• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 4 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shtator, 2025
në Ekonomi
A A
0
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën katër statuse të reja ku dy prej tyre janë procedurë e veçantë me më shumë lehtësi për investitorët si efekt i vlerës më të lartë të investimit dhe dy të tjerë janë të asistuar.

Projektet në fjalë janë në sektorë të hotelerisë, energjisë por edhe industrisë duke parashikuar një vlerë totale investimi prej 196 milionë euro dhe 205 milionë dollar. Por cilët janë në fakt projektet që kanë marrë statusin në fundmi.

Hotel në Ksamil

“Enea/ Hotel Ksamil”, me subjekt “AICA Imobilare” sh.p.k. mori statusin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar”. Projekti i investimit strategjik parashikon realizimin e investimit mbi 45 mln euro dhe parashikon të punësojë 180 punonjës.

TEDA Përrenjas, rafineri nikeli dhe tulla

“TEDA Përrenjas” me subjekt “CVMR Albania” sh.p.k ka përfituar statusin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veҫantë”. Investitori parashikon një investim 205 milionë USD .

“Projekti parashikon ndërtimin e një rafinerie për përpunimin e Nikelit në Shqipëri, duke siguruar një kapacitet të prodhimit të hekur-nikelit të papërpunuar deri në 10,000 ton të shfrytëzueshëm në vit. Pjesë e rafinerisë do jenë linjat e përpunimit paraprak dhe ndarjes mekanike me magnet.

Synohet njëkohësisht edhe ndërtimi i një fabrikë tullash të plota me kapacitet 300 milion tulla në vit, e cila do të përdorë si lëndë të parë mbetjet nga përpunimi 2 fillestar i hekur nikelit bruto.  Projekti ndahet në dy faza, përkatësisht atë të ndërtimit të infrastrukturës ndërtimore e më pas implementimin e moduleve dhe lidhjen me infrastrukturën ekzistuese” thuhet në vendim.

Resort në Pashaliman

“Pashaliman Laguna Eko Resort” që do të zbatohet nga “Meta Resorts Albania” sh.p.k ka marrë statusin e “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar”. Vlara e investimit llogaritet në 21 mln euro dhe synon te punesojë 78 persona.

 Projekti i investimit synohet të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej rreth 25 Ha, në ZK 1569, në zonën e Pashaliman dhe Orikum, Bashkia Vlorë.

“Shtrirja e gjurmës së projektit ilustrohet në Aneks 1 të këtij vendimi. · Projekti i investimit propozohet si një projekt i integruar zhvillimi në të cilin parashikohet restaurimi/rijetësimi i strukturave historike të objekteve ekzistuese në zonën e Parkut Arkeologjik të Qytetit Antik të Orikut ashtu si edhe zhvillimin në zonën e Lagunës, nëpërmjet ankorimit në tokë të strukturave lundruese (vila druri) së bashku me strukturat e kalimit. Gjithashtu në funksion të realizimit të këtij projekti synohet vënia në dispozicion e bregut të detit në Kepin e Shën Gjergjit” thuhet në vendim.

Park Eolik dhe Fotovoltaik në Veri

Një tjetër projekt që ka marrë statusin nga Komitet ii Investimeve Strategjike është “Parku i Integruar Eolik dhe Fotovoltaik Kiraҫ” nga “Kirac Green Energy” sh.p.k. që ëhstë pjesë e Kirac Group në Turqi. Statusi është “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veҫantë”. Projekti ka një vlerë investimi rreth 130 mln euro dhe synon të punësojë 124 persona.

“Vlera e investimit të projektit të investimit “Parku i Integruar Eolik dhe Fotovoltaik Kiraҫ” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 129,999,988 Euro (njëqind e njëzet e nëntë milion e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë milion) Euro.

 Projekti i investimit parashikon një sistem hibrid gjenerimi të energjisë dhe përkatësisht ndërtimin e një parku të integruar eolik dhe fotovoltaik i cili do të ketë në total një kapacitet të instaluar prej 125 MË. Ky projekt strategjik, ndër më të 2 mëdhenjtë në Shqipëri, pritet të kontribuojë ndjeshëm në sigurinë energjetike të vendit.

Projekti hibrid zë në total një sipërfaqe prej 269.373 ha. Sipërfaqja në të cilën shtrihet projekti projekti prek Bashkinë Lezhë dhe Bashkinë Vau i Dejës, nga të cilat: a. Sipërfaqja e parcelave në pronësi të Bashkisë Lezhë është 99.2 ha; b. Sipërfaqja e parcelave në pronësi të Bashkisë Vau i Dejës është 152.7 ha; c. Sipërfaqja e parcelave në pronësi shtet është 2.5 ha; d. Sipërfaqja e parcelave pa informacion kadastral është 14.9 ha”, thuhet në vendim.

/ N.Maho-Monitor.al

Etiketat: fotovoltaikpark
Artikulli para

Mbaroi sezoni, por Euro sot kapi minimumin historik ndaj Lekut: A është turizmi shpjegimi?!

Artikulli pas

A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?

4 Korrik, 2026
Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 
Ekonomi

Kuvendi kërkon tarifim me fasha për ujin, çfarë do të thotë kjo për familjarët dhe bizneset 

4 Korrik, 2026
Nis rënia? BSH raporton sinjale të forta të ngadalësimit në sëktorin e ndërtimit
Ekonomi

Ndërtimi në ngërç, bizneset thonë se kanë më pak porosi për blerje njësish

3 Korrik, 2026
Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda
Ekonomi

Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda

3 Korrik, 2026
Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane
Ekonomi

Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane

3 Korrik, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

Rritet me 18% numri i “shefave” në shtet, ulet ai i nëpunësve

3 Korrik, 2026
Artikulli pas
A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

A flenë gjumë pilotët gjatë fluturimeve? E vërteta që nuk thuhet zakonisht

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si Delina Ibrahimaj dënoi me “vdekje” prodhuesit vendas të birrës në shërbim të importit
Ekonomi

Si Delina Ibrahimaj dënoi me “vdekje” prodhuesit vendas të birrës në shërbim të importit

Nga SkyWeb
10 Shkurt, 2026
0

Unifikimi i akcizës për birrën në nivelin 710 lekë për hektolitër, i aplikuar që nga viti 2022, ka sjellë pasoja...

Lexo të plotë
“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë

“El Nuevo Herald”: Nga Tirana në Ksamil, udhëtim nëpër qytetet kulturore të Shqipërisë

23 Shkurt, 2026
Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

1 Gusht, 2025
Vizitorët e huaj po qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë në shtator

Mbi 140 mijë shtetas të Malit të Zi fluturuan nga dhe drejt Tiranës gjatë 2025

21 Janar, 2026
Programi i motit me AI njofton për erëra ekstreme në dy qytete që nuk ekzistojnë

Programi i motit me AI njofton për erëra ekstreme në dy qytete që nuk ekzistojnë

20 Prill, 2026

Të Fundit

Rama mbush 62 vjeç, publikon foton me flamingo: Faleminderit edhe për sharjet!

Rama mbush 62 vjeç, publikon foton me flamingo: Faleminderit edhe për sharjet!

4 Korrik, 2026
Turizmi qarkulloi më shumë para, akomodimi dhe ushqimi rritje të lartë

Mbi 500 mijë turistë vizituan Beratin në 6 muaj

4 Korrik, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?

Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?

4 Korrik, 2026
Nëse inteligjenca artificiale nuk është vërtet e zgjuar, cili është hapi i radhës?

Nëse inteligjenca artificiale nuk është vërtet e zgjuar, cili është hapi i radhës?

4 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr