• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
në OP-ED
A A
A janë bankat dixhitale zgjidhja për demokratizimin e shërbimeve bankare në Shqipëri?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Klodian Tomorri

Sistemi financiar në Shqipëri përballet me një situatë që në pamje të parë duket paradoksale. Për frymë popullsie, Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të bankave, me 1 bankë për më pak se 200 mijë banorë. Por në krahun tjetër, vendi ka një profil të cekët financiar dhe mbulim shumë të ulët bankar, ku 60 për qind e popullsisë në moshë madhore nuk ka një llogari bankare aktive.

Këto shifra janë edhe më problematike në zonat rurale, ku popullata është thuajse e përjashtuar totalisht nga shërbimet bankare. Sipas një ankete të INSTAT vetëm 17 për qind e të rriturve në zonat rurale të vendit kanë llogari bankare kundrejt 47 për qind në qytet. Arsyeja e këtij hendeku të madh financiar janë disa. Por në krahun e ofertës, arsyeja kryesore mbetet leverdishmëria.

Bankat tradicionale e kanë të pamundur të mbulojnë më shërbim të gjithë popullsinë për shkak se ky do të ishte një operacion me humbje të mëdha. Hapja e degëve fizike në zonat me pak banorë nuk paguan mbrapsht, pasi kostot e zyrave, stafit dhe shpenzimet e tjera operative do të tejkalonin disa herë të ardhurat, që mund të siguroheshin. Nga ana tjetër kostot që bankat fizike vendosin mbi shërbimet e tyre për të financuar shpenzimet operative dekurajojnë dhe një pjesë jo të vogël të klientëve potencial edhe në zonat e urbanizuara.

Por zhvillimet intensive në rrafshin teknologjik kanë hapur mundësi dhe autostrada të reja edhe në sistemin financiar. Dhe kryefjala e këtyre zhvillimeve është sigurisht dixhitalizimi.

Nëse më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është aktualisht jashtë sistemit bankar, thuajse 100 për qind e popullsisë zotëron një telefon. Dixhitalizimi bën të mundur që telefoni të jetë bankë ose banka të jetë në telefon.

Sot shumica e bankave tradicionale janë duke ofruar një numër të madh shërbimesh online. Por pak javë më parë Shqipëria përjetoi një zhvillim të rëndësishëm në këtë drejtim, ndoshta i dyti më i rëndësishëm pas anëtarësimit të vendit në Zonën Unike Europiane të Pagesave. Ky ishte liçencimi i bankës së parë plotësisht dixhitale në vend.

Jet Bank mori aprovimin paraprak të liçencës nga Banka e Shqipërisë, ndërkohë që me përmbushjen e plotë të kushteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor pritet që së shpejti të lançojë zyrtarisht aktivitetin. Por çfarë do të thotë kjo për sistemin financiar dhe konsumatorët?

Një bankë tërësisht digjitale është një institucion bankar që ofron shërbime financiare ekskluzivisht përmes kanaleve online pa degë fizike, duke ofruar akses në llogari, pagesa dhe produkte të tjera përmes aplikacioneve dhe uebit, nën të njëjtat kërkesa rregullatore si bankat tradicionale. Ky lloj bankimi, i cili zanafillën e ka në Evropë po rritet me ritme shpërthyese në të gjithë botën, teksa aktualisht numri i bankave tërësisht dixhitale ka kaluar shifrën 300, ndërsa tregu i tyre në vlerë llogaritet në mbi 70 miliardë dollarë.

Sot bota ka banka tërësisht dixhitale, të cilat numërojnë 400 milionë përdorues si ëebank e Kinës, apo Revolut e Britanisë, e cila ka tejkaluar tashmë 50 milionë klientë. Shumë nga këto banka ndonëse janë relativisht të reja në moshë, kanë arritur të kthehen sakaq fitimprurëse për shkak të avantazheve të mëdha që kanë në kosto ndaj bankingut tradicional.

Fjala vjen Webank e Kinës ka aktualisht një kosto operative dhe mirëmbajtje prej 40 cent të dollarit për llogari në vit. Ndërkohë që për bankat e madhe tradicionale kjo kosto është të paktën 10 fish më e lartë.

Këto avantazhe në kosto dhe komoditeti i të paturit të bankës në shtëpinë tënde, e cila të lejon të kryesh veprime 24 orë në 24 pa patur nevojë të paraqitesh fizikisht në një degë dhe të presësh radhën për t’u shërbyer janë dy pika shumë të forta të bankave tërësisht dixhitale, veçanërisht në segmentin e konsumatorëve të rinj, por edhe atyre që sot janë të nënshërbyer nga bankingu tradicional.

Përgjithësisht modeli i bankinkut plotësisht dixhital mbështetet në mbledhjen e kursimeve të vogla online dhe kanalizimin e tyre në kredi po të vogla dhe po online. Kjo mund të krijojë hapësira të mëtejshme për kredimin e biznesve të vogla, të cilat për një arsye apo një tjetër nuk shërbehen nga bankat tradicionale. Ndërsa në rrafshin konsumator ky model bën që thuajse 100 për qind të depozitave të jenë të mbuluara nga skema e sigurimit, e cila në çdo skenar përfshirë falimentimet e banave parashikon kthimin e plotë për depozitat deri në 2.5 milionë lekë ose 26 mijë euro.

Ndërkohë që një përfitim tjetër është ai se bankat dixhitale e zhvendosin punësimin drejt profileve me vlerë të shtuar si teknologjia, siguria kibernetike, analiza e të dhënave dhe përputhshmëria rregullatore duke ofruar rrjedhimisht edhe paga më të larta për punonjësit.

Megjithatë ashtu si çdo zhvillim madhor teknologjik edhe dixhitalizimi ka sfidat e veta. Së pari ato që lidhen me sigurinë kibernetike, e cila mbetet një element kritik jo vetëm për bankat tërësisht dixhitale, por edhe ato tradicionale. Ndërsa sfida e dytë mbetet ajo e masivizimit. për shkak të kostove të larta të hyrjes, që vijnë nga shpenzimet për IT, bankat dixhitale kanë nevojë të arrijnë një bazë të caktuar konsumatorësh për t’u kthyer në entitete efiçente.

Gjithsesi një gjë është e sigurtë. Futja e bankave dixhitale mund të jetë e mirë për konsumatorët, të cilët do të përfitonin nga më shumë konkurrencë dhe mund t’i nxiste bankat ekzistuese tradicionale drejt përmirësimit të ofertës së tyre të shërbimeve./Kapitali.al

Artikulli para

Ironia e Ramës, çudi që s’po më fajësojnë mua për përmbytjet në Greqi dhe Itali

Artikulli pas

Shembet sërish Qukës-Qafë Plloçë, shpëton mrekullisht shoferi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave
OP-ED

Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave

12 Tetor, 2026
Si po rrit Banka e Shqipërisë çmimet përmes blerjes masive të eurove që kanë “mbytur” tregun
Ekonomi

Si po rrit Banka e Shqipërisë çmimet përmes blerjes masive të eurove që kanë “mbytur” tregun

12 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE
OP-ED

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE
Aktualitet

Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Nuk ka kohë për të humbur kohë me BE
OP-ED

Nuk ka kohë për të humbur kohë me BE

8 Tetor, 2026
Vjeshta që vendos fatin e zgjerimit: Një kalendar pritshmërish për të apasionuarit e politikave të Bashkimit Evropian
OP-ED

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shembet sërish Qukës-Qafë Plloçë, shpëton mrekullisht shoferi

Shembet sërish Qukës-Qafë Plloçë, shpëton mrekullisht shoferi

Të Përzgjedhura

Rama mbron Ballukun: S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe një gjykatës të mblidhen dhe të pezullojnë një anëtar qeverie, do ta çojmë në Kushtetuese
Aktualitet

“Ballukun” e çoi në “Kushtetuese”, Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, por jo e verbër

Nga Editor
22 Nëntor, 2025
0

Një ditë pasi çoi çështjen Balluku në Gjykatën Kushtetuese, kryeministri Edi Rama publikoi një fjalim të ish-prokurorit federal amerikan Robert...

Lexo të plotë
Qeveria hap rrugën për resorte në ullishtet e bregdetit të jugut

Qeveria hap rrugën për resorte në ullishtet e bregdetit të jugut

8 Shtator, 2025
Krijohet “shkencëtari me AI” që mendon, teston dhe analizon eksperimente

Krijohet “shkencëtari me AI” që mendon, teston dhe analizon eksperimente

2 Tetor, 2026
Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

Bastet online, qeveria miraton rregullat për pezullimin dhe heqjen e licencave

27 Qershor, 2026
TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

TTW: Shqipëri-Greqi pakt revolucionar në turizmin ndërkufitar për 2026-ën

4 Prill, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr