• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Të huajt kanë blerë 207 milionë euro borxh publik shqiptar, rritje 39% në 2025-n

Editor Nga Editor
6 Maj, 2026
në Ekonomi
A A
Të huajt kanë blerë 207 milionë euro borxh publik shqiptar, rritje 39% në 2025-n
Share on FacebookShare on WhatsApp

Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotëruar nga investitorët e jashtëm arriti në 20 miliardë lekë ose rreth 207 milionë euro në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimit të subjekteve jorezidente në letrat e borxhit sovran të vendit u zgjerua me 39% gjatë vitit 2025.

Megjithatë, rritja ishte e përqendruar kryesisht në gjysmën e parë të vitit, ndërsa u frenua në gjashtëmujorin e dytë, e ndikuar ndoshta nga ulja e ndjeshme e yield-eve të titujve qeveritarë.

Investitorët nga jashtë vendit mbajnë aktualisht rreth 2% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare. Megjithëse pesha e tyre ngelet ende modeste, investitorët nga jashtë kanë ndikuar në rritjen e kërkesës dhe uljen e yield-eve në tregun e instrumenteve të borxhit të qeverisë, sidomos pas vitit 2024.

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie gjatë 2025, pas tre vitesh radhazi në rritje. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit të emetuara në tregun e brendshëm në fund të vitit 2025 ra në 4.23%, nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024.

Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuar nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.35%, nga 4.65% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm ka arritur nivelin më të ulët të katër viteve të fundit.

Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare nisi në vitin 2024, me fokus kryesisht investimin në obligacione.

Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, sipas burimeve nga tregu bëhet fjalë kryesisht për investitorë institucionalë, që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.

Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në Lekë është ndikuar edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran dhe ulja e borxhit publik të vendit.

Të dhënat e Ministrisë së Financave treguan se në fund të 2025 borxhi publik zbriti në nivelin e 52.9% të PBB-së, ndërsa të dhënat paraprake të tremujorit të parë tregojnë një rënie të mëtejshme në nivelin 48.8%.

Rënia e shpejtë e borxhit publik në vitet e fundit është ndikuar në një masë të madhe nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit valutor, por pjesërisht edhe nga një politikë fiskale më e shtrënguar, me deficite buxhetore në rënie./Monitor

Etiketat: borxhi
Artikulli para

Një mollë në ditë mund të ulë shpërthimet e zemërimit tek fëmijët

Artikulli pas

Nga brejtësit tek njerëzit: Çfarë është hantavirusi?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit
Ekonomi

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite
Ekonomi

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës
Ekonomi

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë
Ekonomi

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nga brejtësit tek njerëzit: Çfarë është hantavirusi?

Nga brejtësit tek njerëzit: Çfarë është hantavirusi?

Të Përzgjedhura

Si të dalloni një faturë të fiskalizuar nga ajo e pafiskalizuar
Ekonomi

Si të dalloni një faturë të fiskalizuar nga ajo e pafiskalizuar

Nga Editor
29 Shtator, 2025
0

Përmes një video, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve orienton qytetarët dhe tatimpaguesit për të bërë dallimin midis faturës së fiskalizuar...

Lexo të plotë
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet

Alarm për bombë në avionin e Wizz Air

2 Nëntor, 2026
Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!

Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!

20 Korrik, 2026
Elon Musk poston flamurin në flakë: Italia po zhduket

Elon Musk poston flamurin në flakë: Italia po zhduket

13 Nëntor, 2025
Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

30 Shtator, 2025

Të Fundit

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr