• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

As Diella dhe as Gjoni s’mund ta ndalin korrupsionin në tendera, nëse njerëzit që i heqin apo i fusin prizën janë të korruptuar

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore, OP-ED
A A
As Diella dhe as Gjoni s’mund ta ndalin korrupsionin në tendera, nëse njerëzit që i heqin apo i fusin prizën janë të korruptuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama premtoi dje një revolucion në prokurimet publike përmes inteligjencës artificiale.

Sipas tij, Diella dhe Gjoni do të mbikëqyrin tenderat, do të analizojnë ofertat dhe do të ndihmojnë në përcaktimin e fondeve limit.

Por ka një problem thelbësor që teknologjia nuk e zgjidh dot vetë: Çfarë ndodh nëse njerëzit që përcaktojnë rregullat kanë qëllime korruptive?

Inteligjenca artificiale nuk është një gjykatës i pavarur që dallon automatikisht të drejtën nga e gabuara.

Ajo funksionon mbi të dhënat, udhëzimet dhe kriteret që i vendosen nga njerëzit.

Nëse këto janë manipuluar qëllimisht, algoritmi mund të prodhojë rezultate që duken objektive, por që në thelb favorizojnë interesa të paracaktuara.

Rasti i AKSHI-t është shembulli më domethënës.

SPAK zbuloi se tenderët i qeraseshin njerëzve të Ergys Agasit me Ermal Beqirin në qendër pasi iahin vendosur kritere specifike për të favorizuar kompanitë e tyre.

Nëse të njëjtat kritere do t’i jepeshin një sistemi inteligjent si Diella apo Gjoni për shembull, ai mund të shpallte fituese pikërisht kompanitë e Ermal Beqirit me shokë, duke zbatuar me përpikëri rregullat e një gare të manipuluar që në nisje.

E njëjta logjikë vlen për fondet limit. Nëse një institucion i jep inteligjencës artificiale çmime reference të fryra artificialisht, algoritmi mund të përllogarisë një fond po aq të fryrë, nëse nuk ka burime të pavarura verifikimi.

Përllogaritja mund të jetë matematikisht e saktë, por ekonomikisht e pajustifikuar.

Nëse kritere përcaktohen nga njerëz të korruptuar, ekziston rreziku që inteligjenca artificiale ta intensifikojë madje korrupsionin.

Një kriter i manipuluar mund të zbatohet automatikisht në dhjetëra apo qindra procedura, me shpejtësi shumë më të madhe sesa administrata njerëzore.

Nëse modelet mësojnë për shembull nga tenderat e mëparshëm të AKSHI-t, ato mund të riprodhojnë edhe praktika problematike të sistemit ekzistues.

Sigurisht, AI mund të reduktojë burokracinë, të identifikojë anomali dhe të ndihmojë në zbulimin e abuzimeve.

Por kjo kërkon të dhëna të besueshme, kontroll të pavarur dhe transparencë mbi mënyrën se si funksionojnë algoritmet. Mbi të gjitha, kërkojnë që ata që i fusin apo heqin prizën Diellës dhe Gjonit të jenë njerëz me integritet.

Prandaj, sfida e Ramës është të gjejë njerëz të ndershëm jo emra bot-esh.  /skyweb.al

Artikulli para

Ari humbet 31.5% të vlerës nga rekordi historik! Pse po bie çmimi pavarësisht luftërave dhe pasigurisë ekonomike?

Artikulli pas

Apple zbulon shkakun e kaosit në funksionim gjatë orëve të fundit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Kadastra pezullon deri në 21 ditë shërbimet për pronat në Durrës! Preken 45 zona kadastrale

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Apple zbulon shkakun e kaosit në funksionim gjatë orëve të fundit

Apple zbulon shkakun e kaosit në funksionim gjatë orëve të fundit

Të Përzgjedhura

Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa
Aviacion

Tmerr në ajër me Ryanair, plagosen dy stjuardesa

Nga Editor
22 Shtator, 2025
0

Gjatë një fluturimi të Ryanair nga Vitoria në veri të Spanjës drejt Palmës së Majorkës, dy pjesëtarë të ekuipazhit u...

Lexo të plotë
“Travel and Tour World”: “Magji” dimërore në Korçë, destinacioni që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: “Magji” dimërore në Korçë, destinacioni që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

30 Dhjetor, 2025
Qeveria “Rama 4” me ministre virtuale, kush është Diella

Qeveria “Rama 4” me ministre virtuale, kush është Diella

11 Shtator, 2025
Anketa e BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025, mungesa e punonjësve të aftë

Anketa e BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025, mungesa e punonjësve të aftë

28 Prill, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

Lufta në Lindjen e Mesme godet aviacionin, rriten çmimet e biletave dhe miliarda të humbura në tregje

21 Mars, 2026

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr