Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të mërkurë, 18 nëntor, çmimi i naftës me pakicë nuk do të jetë më shumë se 204 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë do të tregtohet me jo më shumë se 192 lekë për litër.
Sa i përket benzinës, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 163 lekë për litër, ndërsa me shumicë në 151 lekë për litër.
Ndërkohë, gazi për automjetet do të shitet me pakicë me jo më shumë se 71 lekë për litër dhe me shumicë me 59 lekë për litër. Për sektorin e peshkimit, çmimi i gazoilit është përcaktuar në 109 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, në orën 13:30, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në treg.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar se në rast të konstatimit të shkeljeve do të vendoset pezullimi i aktivitetit. /skyweb.al















