• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 20 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale

Editor Nga Editor
6 Korrik, 2026
në Ekonomi
A A
0
Rama thotë se të ardhurat shtesë të buxhetit po u kthehen qytetarëve përmes masave sociale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e cilësoi aktin normativ të muajit qershor si zhvillimin kryesor të javës, duke theksuar se rritja e ekonomisë dhe të ardhurat mbi parashikimet i kanë dhënë qeverisë mundësinë të miratojë një paketë masash sociale dhe ekonomike në mbështetje të qytetarëve.

“Kryeshënimi i javës ishte, pa diskutim, akti normativ i qershorit, ku edhe një herë tjetër ekonomia, e cila po rritet përtej parashikimeve, duke sjellë të ardhura përtej parashikimeve, na dha mundësinë që të dalim me një sërë masash në shërbim të drejtpërdrejtë të njerëzve dhe në respekt të të gjithë atyre që kërkojnë, me shumë të drejtë, akoma më shumë nga qeveria dhe nga shoqëria, përmes qeverisë.

Aprovuam një bonus për pensionistët. Një kujtesë këtu, sepse duhet kujtuar herë pas here ndonjë gjë, edhe pse kujtesa bëhet gjithmonë e më e shkurtër dhe gjithmonë e më shumë janë ata që nuk duan t’ia dinë se nga po vijnë. Por e thotë bukur Çurçilli që ‘kush harron se nga po vjen, nuk ka idenë se ku po shkon’.

Kujtesa është që vjet u tha se bonusi i pranverës për pensionistët, i cili kishte të njëjtën logjikë, pra rritjen e ekonomisë dhe parimin që, në momentin kur ekonomia rritet dhe ne arrijmë t’i plotësojmë ato që kemi parashikuar e na mbetet diçka, ajo që mbetet duhet të ndahet me ata që kanë më shumë nevojë dhe pensionistët janë në radhë të parë ata. ‘E bënin për fushatë’, thanë. Jo. Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën. Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit.

Pra, ne nuk futëm në buxhet asnjë qindarkë që erdhi më shumë nga taksat mbi naftën, por ua dhamë ato pensionistëve. Po kështu, ne vendosëm në dispozicion të të sëmurëve me kancer 15 milionë euro të tjera për medikamentet e tyre dhe vendosëm po ashtu rritjen e pagave të mjekëve të urgjencës. Heronj të vërtetë!

Vendosëm rritjen e garancisë sovrane për programin kombëtar që fillon së shpejti, të dyfishimit të ndërmarrjeve.

Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar.

Vendosëm dyfishimin e mbështetjes për fëmijët me aftësi të veçanta. Kujtoj se vjet, falë edhe një gafe që unë bëra, për të cilën kërkova ndjesë, u bë problem çështja e fëmijëve autikë. Unë u zotova në atë fushatë se do ta dyfishonim mbështetjen për ta dhe e bëmë. Ashtu sikundër u dhamë edhe kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuar apo të fëmijëve me aftësi të veçanta një mbështetje që ata e kërkonin prej kohësh, pa llogaritur këtu pastaj edhe pjesët e tjera që shkuan në drejtim të zhvillimit rural dhe të zhvillimit urban”, deklaroi Rama.

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Kursi i këmbimit, euro nuk ndal rënien

Artikulli pas

PËRGJIMI/ 2 milion euro të KRIMIT hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange te “Dollari”

Editor

Editor

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aviacion

Shtrenjtohen sërish karburantet në vend

20 Gusht, 2026
Trump kërkoi rregulla të qarta për kriptot, rriten aksionet
Ekonomi

Trump kërkoi rregulla të qarta për kriptot, rriten aksionet

20 Gusht, 2026
BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë
Ekonomi

BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë

20 Gusht, 2026
Gazi shtrenjtohet 120% dhe më e keqja nuk ka ardhur ende në Europë
Ekonomi

Gazi shtrenjtohet 120% dhe më e keqja nuk ka ardhur ende në Europë

20 Gusht, 2026
Tregjet mbi “gjemba”, Trump njofton “D-Day Ekonomik” ndaj Iranit, fokusi te Kina
Ekonomi

Tregjet mbi “gjemba”, Trump njofton “D-Day Ekonomik” ndaj Iranit, fokusi te Kina

20 Gusht, 2026
Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale
Aviacion

Google blen 10 mln dollarë databazën e brendshme të Spirit për të trajnuar sistemet e Inteligjencës Artificiale

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

PËRGJIMI/ 2 milion euro të KRIMIT hynë nga porti i Vlorës, u dorëzuan tek Exchange te "Dollari"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune
Ekonomi

Ekonomia gjermane në krizë, industria shkurtoi 120.000 vende pune

Nga Editor
18 Shkurt, 2026
0

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e...

Lexo të plotë
Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO

Skandali i mikrokredive, pse po amnistohet Gent Sejko i BSH nga SPAK? Mijëra jetë të shkatërruara, përgjegjësia ZERO

26 Dhjetor, 2025
Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

Kaos me mikrokreditë, ndërrohen 4 herë administratorët e MCA dhe FINAL

29 Qershor, 2025
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

Lufta në Lindjen e Mesme godet aviacionin, rriten çmimet e biletave dhe miliarda të humbura në tregje

21 Mars, 2026
Nis kontrolli inteligjent në rrugë, si identifikohen automjetet e parregullta

Hyn në fuqi Kodi i ri Rrugor, alkooli heq patentën përjetë, s’ka shpëtim duke paguar dyfish

10 Gusht, 2026

Të Fundit

Fenomeni i çuditshëm, pse nuk flemë mirë natën e parë në një hotel

Fenomeni i çuditshëm, pse nuk flemë mirë natën e parë në një hotel

20 Gusht, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Shtrenjtohen sërish karburantet në vend

20 Gusht, 2026
Trump kërkoi rregulla të qarta për kriptot, rriten aksionet

Trump kërkoi rregulla të qarta për kriptot, rriten aksionet

20 Gusht, 2026
Puna me turne, si ndikon ndryshimi i orarit për shëndetin

Puna me turne, si ndikon ndryshimi i orarit për shëndetin

20 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr