• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Nëntor, 2025
në Turizëm
A A
Greqia u sheh hajrin tarifave shtesë ndaj turistëve, 300 milionë euro të ardhura deri në gusht
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ndërsa të ardhurat nga turizmi po shënojnë rritje të ndjeshme, buxheti i shtetit grek po përfiton gjithashtu nga tarifat dhe taksat e reja të vendosura mbi aktivitetet turistike.

Përveç të ardhurave tradicionale nga bizneset dhe TVSH-ja, qeveria greke ka futur masa si tarifa për qëndrueshmërinë klimatike dhe taksa për pasagjerët e anijeve turistike, të cilat po rezultojnë burime të rëndësishme të ardhurash.

Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit Detar dhe Politikave për Ishujt, nga 21 korriku deri më 21 tetor, kur nisi zbatimi i taksës për anijet turistike, janë mbledhur 31 milionë euro.

Deri në fund të vitit, kjo shumë pritet të kalojë 40 milionë euro.

Edhe tarifa e qëndrueshmërisë klimatike, e cila paguhet për çdo natë qëndrimi në strukturat turistike, ka sjellë rreth 300 milionë euro gjatë tetë muajve të parë të vitit, ndërsa vetëm në korrik u arkëtuan 86.94 milionë euro.

Të dyja masat përfshijnë klauzola që parashikojnë kthimin e një pjese të të ardhurave në komunitetet lokale përmes investimeve në infrastrukturë dhe zhvillim lokal, por shpërndarja e fondeve prej rreth 370 milionë eurosh të mbledhura për vitin 2024 mbetet ende e paqartë.

Tarifa klimatike u rrit në fillim të vitit 2025 sipas një vendimi qeveritar, ndërsa taksa për pasagjerët e anijeve u zbatua për herë të parë në mes të korrikut. Në total, pritet që të ardhurat nga këto dy masa të afrohen me 1 miliard euro gjatë periudhës 2024–2025.

Sipas Bankës së Greqisë, të ardhurat nga turizmi gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025 arritën në 16.7 miliardë euro, duke u rritur me 1.7 miliardë euro ose 12% krahasuar me një vit më parë. Fitimet nga turistët gjermanë u rritën me 6.6% duke arritur në 2.637 miliardë euro, nga Franca me 5.5%, ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar u shënua një rritje prej 8.7%. Tregu amerikan regjistroi rritjen më të lartë, me 20.6%, duke reflektuar forcimin e pozicionit të Greqisë si një nga destinacionet më të qëndrueshme turistike në Evropë.

Artikulli para

Kuvendi i tërheq vëmendjen BSH-së për ndërhyrjet në kursin e këmbimit: Qeveria të ndalojë zhvatjen e qytetarëve nga grabitqarët e kredive!

Artikulli pas

‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida
Ekonomi

Mister miliarderi që bleu 77 000 m² tokë pa e parë kurrë në Florida

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike
Turizëm

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet
Turizëm

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

Të Përzgjedhura

Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok
Uncategorized

Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

Nga Editor
8 Tetor, 2025
0

Një raport i ri alarmues ka zbuluar se platforma TikTok i ka drejtuar të miturit drejt përmbajtjeve me përmbajtje seksuale...

Lexo të plotë
Rama: Pasi të fitojmë pavarësinë energjetike në 2028, do të bëjmë para bashkë me miqtë tanë arabë duke i shitur energji Europës

Rama: Pasi të fitojmë pavarësinë energjetike në 2028, do të bëjmë para bashkë me miqtë tanë arabë duke i shitur energji Europës

14 Janar, 2026
Gjykata njofton me shpallje publike pronarin e Megatek, Dionis Teqja

Megatek Boss Dionis Teqja Lawsuit Seeking Removal of Reports From Tens of Albanian Media Outlets Sparks Strong Reaction From Albanian Journalists Union

6 Maj, 2026
Sa bujare u tregua natyra në pesë vitet e fundit? Sektori i bimëve aromatike në vend mbetet një shtyllë e fortë

Sa bujare u tregua natyra në pesë vitet e fundit? Sektori i bimëve aromatike në vend mbetet një shtyllë e fortë

5 Gusht, 2025
Fermerët në vështirësi, lufta SHBA-Iran prek zinxhirin ushqimor global

Fermerët në vështirësi, lufta SHBA-Iran prek zinxhirin ushqimor global

28 Prill, 2026

Të Fundit

Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

Plas skandali: Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

13 Nëntor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, ilaçi i ri eksperimental frenon përparimin e disa tumoreve në 74% të pacientëve të studiuar

Zbulim premtues kundër kancerit, ilaçi i ri eksperimental frenon përparimin e disa tumoreve në 74% të pacientëve të studiuar

13 Nëntor, 2026
Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

Qeveria përgatit ndryshimin e skemës së pensioneve, ekonomisti paralajmëron: Mund të preket indeksimi i pensioneve të larta

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr