• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rama: Pasi të fitojmë pavarësinë energjetike në 2028, do të bëjmë para bashkë me miqtë tanë arabë duke i shitur energji Europës

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Rama: Pasi të fitojmë pavarësinë energjetike në 2028, do të bëjmë para bashkë me miqtë tanë arabë duke i shitur energji Europës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria synon të shndërrohet në eksportuese të energjisë së rinovueshme drejt tregut europian, përmes një bashkëpunimi strategjik me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke folur në një panel të Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dabi, Rama theksoi se sistemi energjetik shqiptar mbështetet tërësisht në burime të rinovueshme, kryesisht hidroenergji, duke e bërë vendin të varur nga kushtet klimatike.

Sipas tij, mungesa e reshjeve ka detyruar shpesh Shqipërinë të importojë energji, por kjo situatë po adresohet përmes investimeve të shtuara në energjinë diellore dhe atë të erës gjatë viteve të fundit.

Kryeministri u shpreh se objektivi është që deri në fund të vitit 2028 vendi të arrijë pavarësinë e plotë energjetike, duke mos pasur më nevojë për blerje energjie nga jashtë. Paralelisht, Shqipëria synon të krijojë një rol aktiv në tregun rajonal dhe europian të energjisë.

Në këtë kuadër, Rama nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit trepalësh me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italinë, që parashikon krijimin e një baze prodhimi energjie në Shqipëri dhe lidhjen me tregun europian përmes kabullit ndërlidhës me Italinë.

Sipas tij, ambicia e këtij projekti është arritja e një kapaciteti prodhimi deri në 3 gigavat, me synimin që energjia e gjelbër shqiptare të shitet në tregjet e Bashkimit Europian, duke kthyer sektorin energjetik në një burim të rëndësishëm të ardhurash për vendin. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaenergjia
Artikulli para

UNESCO propozon mbrojtjen e shkrimit të dorës si trashëgimi jomateriale e njerëzimit

Artikulli pas

Tatimet publikojnë pagat minimale dhe maksimale, si do të ndikojnë të punëmarrësit dhe punëdhënësit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tatimet publikojnë pagat minimale dhe maksimale, si do të ndikojnë të punëmarrësit dhe punëdhënësit

Të Përzgjedhura

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Nafta deri në 150 USD/ fuçi: Katari paralajmëron katastrofë energjetike nëse lufta intensifikohet

Nga SkyWeb
6 Mars, 2026
0

Lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të godasë rëndë tregjet globale të energjisë. Ministri i Energjisë i Katarit ka paralajmëruar...

Lexo të plotë
Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara

Sekretet që ndani me inteligjencën artificiale mund të përfundojnë në duar të gabuara

30 Tetor, 2026
Ura e Kukësit u ndërtua me defekte, Salillari padit nënkontraktorin italian dhe i kërkon 8.2 milionë euro dëmshpërblim

Ura e Kukësit u ndërtua me defekte, Salillari padit nënkontraktorin italian dhe i kërkon 8.2 milionë euro dëmshpërblim

24 Prill, 2025
Nafta mbi 100 dollarë, por pa panik: Si po e mbajnë SHBA dhe Kina tregun pas bllokimit të Hormuzit

Nafta bie ndjeshëm pas sinjaleve për armëpushim mes Iranit dhe SHBA-së

27 Korrik, 2026
Jahti më i veçantë në botë ankorohet në portin e Durrësit

Jahti më i veçantë në botë ankorohet në portin e Durrësit

6 Tetor, 2025

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr