• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Biznesmeni Ergys Agasi përdorte marrëdhënien e tij me ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, edhe në komunikimet me shtetas të huaj, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për përfshirje të dyshuar në një grup të strukturuar kriminal që lidhet me aferën e tenderave të AKSHI-t.

Detaje të reja dalin nga dosja e SPAK mbi hetimet për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin si nga edhe celularët e ku janë administruar komunikimet e sekuestruara nga dy telefonat iPhone 17 Pro të biznesmenit.

Në dosje dokumentohen mesazhe që Agasi u ka dërguar dy kontakteve izraelite përmes aplikacionit të komunikimit Signal, ku përmend drejtpërdrejt lidhjen e afërt me drejtuesen e shërbimit sekret shqiptar.

Në një mesazh të datës 22 gusht 2026, në orën 11:58 sipas kohës UTC, Agasi i shkruan një kontakti të regjistruar në telefonin e tij me emrin “Sh… Isr…”.

“Chef of secrets service is close friends with me”, shkruan biznesmeni në gjuhën angleze.

Mesazhi është përkthyer zyrtarisht në dosjen hetimore si: “E kam shoqe të ngushtë shefen e shërbimit sekret”.

Komunikimi është dërguar vetëm katër ditë përpara arrestimit të Agasit, më 26 gusht 2026, ndërkohë që ndaj tij ishte në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg” e caktuar që në dhjetor 2025.

Në dokumentin gjyqësor nuk shpjegohet se për çfarë arsye biznesmeni i fliste kontaktit izraelit për marrëdhënien me kreun e inteligjencës shqiptare. Megjithatë, SPAK dhe Gjykata e Apelit e konsiderojnë këtë komunikim një element që konfirmon afërsinë mes Agasit dhe Hysenit.

Por ky nuk është komunikimi i vetëm që biznesmeni zhvillonte me shtetas izraelitë lidhur me drejtuesen e SHISH-it.

Një tjetër mesazh, i datës 6 gusht 2026, në orën 09:29 UTC, i është dërguar një kontakti të regjistruar me emrin “S…. Ein… K…”.

Gjykata i analizon këto komunikime në raport me marrëdhënien e vazhdueshme të biznesmenit me drejtuesen e inteligjencës shqiptare.

Nga ekspertimi i telefonave janë rikuperuar gjithsej 508 forma komunikimi mes Agasit dhe Hysenit për periudhën 28 qershor deri më 26 gusht 2026, duke përfshirë mesazhe, telefonata zanore, videotelefonata dhe shkëmbime materialesh.

Vetëm në aplikacionin Signal rezultojnë 70 thirrje hyrëse nga Hyseni drejt Agasit dhe 17 thirrje në drejtimin e kundërt, krahas thirrjeve të humbura, të papërgjigjura dhe të refuzuara.

Hetuesit kanë identifikuar numrin e përdorur nga Hyseni përmes verifikimeve në aplikacionet Signal dhe Viber, si dhe deklarimeve të saj të datës 18 shtator 2026, kur ajo pranoi komunikimet me Agasin deri në ditën e arrestimit.

Në të njëjtat biseda, ish-drejtuesja e SHISH-it e informonte biznesmenin edhe për takimet me Kryeministrin, kreun e Policisë së Shtetit dhe partnerë ndërkombëtarë.

Në një prej mesazheve të datës 19 gusht, duke iu referuar takimit me drejtorin e Policisë, Skënder Hita, ajo shkruante: “Skenderi me thirri me u taku te hënën … Te shpresojm qe ka porosit km…”

Gjykata sqaron se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të përcaktuar se kujt apo cilës çështje i referohej porosia e përmendur në mesazh. Për rrjedhojë, komunikimi nuk provon që Kryeministri ka dhënë realisht një porosi.

Në arsyetimin e vendimit, Apeli vlerëson se marrëdhënia mes Agasit dhe Hysenit nuk kufizohej vetëm te kontaktet personale, por krijon dyshimin e arsyeshëm se ish-drejtuesja e shërbimit sekret kishte vënë në dispozicion të biznesmenit mundësitë dhe kontaktet që i ofronte funksioni i saj.

Pikërisht në këtë kontekst, gjykata i referohet edhe mesazheve me dy kontaktet izraelite, ku Agasi e paraqiste drejtuesen e SHISH-it si një person të afërt me të dhe fliste për përfshirjen e saj në përpjekjet për të kundërshtuar veprimet e një prokurori.

Nga ana tjetër, Hyseni ka deklaruar para hetuesve se Agasi i kishte ofruar bashkëpunim dhe ka mohuar që biznesmeni të ketë marrë informacione nga SHISH. Ajo ka mohuar gjithashtu zhvillimin e takimeve fizike me të.

Mbrojtja ka kundërshtuar përdorimin e komunikimeve të Agasit me personat izraelitë si prova kundër Hysenit, duke argumentuar se deklarimet e një personi të tretë nuk provojnë kryerjen e veprave penale nga ish-drejtuesja e shërbimit sekret.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vlerësuar se komunikimet, të analizuara së bashku me provat e tjera, mbështesin dyshimin e arsyeshëm për përkrahjen e Agasit gjatë periudhës kur ai i shmangej arrestimit.

Më 4 nëntor 2026, Apeli la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Hysenit, në kuadër të hetimeve për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.

Hetimi ndaj saj është zgjeruar edhe për dyshimet e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave, në lidhje me transferta drejt kompanive gjermane ku rezultojnë të përfshirë familjarë të saj.

Komunikimet me kontaktet izraelite mbeten një element i rëndësishëm i dosjes, pasi tregojnë se si Ergys Agasi e përdorte marrëdhënien e pretenduar të ngushtë me kreun e inteligjencës shqiptare në bisedat me persona jashtë vendit, ndërkohë që kërkohej nga institucionet e drejtësisë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse kjo afërsi personale është shoqëruar me ndërhyrje konkrete institucionale, shpërndarje të informacioneve të klasifikuara apo përfitime të paligjshme. Deri në një vendim përfundimtar, personat nën hetim prezumohen të pafajshëm./skyweb.al 

Artikulli para

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Artikulli pas

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët
Aktualitet

“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!
Aktualitet

“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Të gjithë duan “çun; Shqipëria, anomali në lindje, djemtë mbi normën natyrale
Aktualitet

Bonusi i ri për bebet, Rama zbulon skemën: Sa do të jepet çdo muaj për 5 vitet e para të jetës

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Të Përzgjedhura

Ekspertët presin rënie të çmimit të apartamenteve duke nisur nga janari 2026
Ekonomi

Ekspertët presin rënie të çmimit të apartamenteve duke nisur nga janari 2026

Nga SkyWeb
27 Nëntor, 2025
0

Tregu i apartamenteve në Tiranë po hyn në një fazë pasigurie, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se duke nisur nga janari 2026...

Lexo të plotë
Në Shqipëri ka më shumë shtëpi për frymë se mesatarja e Europës, por çmimet dhe qiratë e apartamenteve janë tepë të lata

Qeveria bën gati listën e re të çmimeve referencë për pronat

26 Prill, 2026
NASA rikthen njeriun në Hënë pas 50 vitesh, katër astronautë gati për misionin historik

NASA rikthen njeriun në Hënë pas 50 vitesh, katër astronautë gati për misionin historik

23 Shtator, 2025
DRAFTI/ Kriteret e reja për Amnistinë Penale: Kush i shpëton burgut?

Qeveria miraton amnistinë penale, lirohen 447 të burgosur, ulje dënimi për 853 të tjerë

6 Shkurt, 2026
Ligji i ri, më shumë mbrojtje për blerësit e aksioneve të kompanive

Ligji i ri, më shumë mbrojtje për blerësit e aksioneve të kompanive

19 Shkurt, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr