• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

Editor Nga Editor
5 Nëntor, 2026
në Turizëm
A A
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjirokastra është përfshirë në një listë me gjashtë qytete historike më pak të njohura në botë, por me vlera të rëndësishme kulturore, arkitekturore dhe historike, që rekomandohen si destinacione turistike, shkruan gazeta indiane “The Indian Express”.

Nga portet e lashta tregtare te qendrat mesjetare dhe ish-kryeqytetet mbretërore, këto qytete ofrojnë mundësinë për të zbuluar trashëgiminë e qytetërimeve të ndryshme, larg destinacioneve turistike më të frekuentuara.

E njohur si “Qyteti i Gurtë”, Gjirokastra është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2005, falë vlerave të saj të veçanta historike dhe arkitekturore. Qyteti shquhet për banesat tradicionale shumëkatëshe, të ndërtuara kryesisht gjatë shekujve XVII–XIX, me çati prej guri, mure të trasha dhe elemente karakteristike të arkitekturës osmane.

Një nga pikat më të rëndësishme të qytetit është Pazari i Vjetër, i cili për shekuj me radhë ka shërbyer si qendër tregtare dhe zejtare. Rrugët me kalldrëm, banesat karakteristike dhe objektet e kultit i japin qendrës historike një identitet të veçantë.

Në zemër të qytetit ngrihet edhe Kalaja e Gjirokastrës, një prej monumenteve më të rëndësishme historike, e cila ofron pamje panoramike mbi luginën e Drinos. Brenda saj ndodhen hapësira muzeale dhe objekte që dëshmojnë periudha të ndryshme të historisë së vendit.

Gjirokastra njihet gjithashtu për lidhjen me shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, si dhe për Festivalin Folklorik Kombëtar, që zhvillohet në kalanë e qytetit dhe mbledh artistë e grupe folklorike nga Shqipëria dhe trevat shqiptare.

Përveç Gjirokastrës, në përzgjedhjen e “The Indian Express” janë edhe pesë qytete të tjera historike: Colonia del Sacramento në Uruguai, Lamu në Kenia, Matera në Itali, Trogir në Kroaci dhe Visby në Suedi. Të gjitha dallohen për trashëgiminë e tyre historike dhe arkitekturore, duke ofruar alternativa për turistët që kërkojnë të zbulojnë destinacione përtej qyteteve më të njohura. /skyweb.al

Etiketat: gjirokastra
Artikulli para

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

Artikulli pas

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Editor

Editor

Nga Kategoria

“The Times” rekomandon Shqipërinë mes 12 destinacioneve turistike për pushimet pranverore
Turizëm

“The Times” rekomandon Shqipërinë mes 12 destinacioneve turistike për pushimet pranverore

4 Nëntor, 2026
“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike në Evropë, sa shpenzohet për 10 ditë

3 Nëntor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës
Turizëm

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Turizëm

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Të Përzgjedhura

Pse po rritet me shpejtësi çmimi i arit
Ekonomi

Pse po rritet kaq shumë çmimi i arit

Nga SkyWeb
28 Janar, 2026
0

Çmimi i arit po përjeton një rritje historike, duke u shndërruar në një nga aktivet më të kërkuara të momentit...

Lexo të plotë
“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

“Rest Less”: Shqipëria mes vendeve më mahnitëse evropiane për t’u vizituar

24 Dhjetor, 2025
Çfarë ndodh me trurin e njeriut në hapësirë?

Çfarë ndodh me trurin e njeriut në hapësirë?

10 Korrik, 2026
Kriza e strehimit, Gjermania përballet me shtrenjtim ndjeshëm të qirave

Kriza e strehimit, Gjermania përballet me shtrenjtim ndjeshëm të qirave

22 Korrik, 2026
Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, Reddit nis ndjekjen në rrugë ligjore

Ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit, Reddit nis ndjekjen në rrugë ligjore

3 Nëntor, 2026

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr