• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Fokus, OP-ED
A A
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Skyweb.al

Dy të vdekur dhe dhjetë të lënduar ishte bilanci i shpërthimit të fuqishëm të ndodhur dje në një pallat në Elbasan, ku dyshohet se shkak u bë rrjedhja e gazit.

Sipas të dhënave paraprake, pronari i banesës, një prej viktimave, dyshohet se kishte realizuar një lidhje gazi nga një bombol e vendosur në garazhin e pallatit deri në apartament. Policia dyshon se grumbullimi i gazit në banesë ka shkaktuar shpërthimin, ndërsa hetimet vijojnë.

Fenomeni i përdorimit të bombolave të gazit si një zgjidhje, vërtet më ekonomike, për ngrohjen dhe gatimin është pothuajse po aq i vjetër sa pluralizmi në Shqipëri.

Mungesa e energjisë elektrike në vitet e para të tranzicionit, por edhe shtrenjtimi i druve të zjarrit dhe kostot e ngrohjes, e kthyen gazin në një alternativë për dhjetëra mijëra familje shqiptare.

Por kjo zgjidhje ka mbartur vazhdimisht një rrezik të madh. Rastet e vdekjeve nga asfiksia apo shpërthimet e gazit janë përsëritur ndër vite, aq sa pothuajse çdo dimër dëgjojmë për tragjedi të ngjashme.

Problemi nis që te mënyra e shpërndarjes së gazit, kryesisht përmes bombolave dhe jo një rrjeti tubacionesh të kontrolluar, të ndërtuar sipas standardeve të larta të sigurisë.

Shpërndarja me bombola ka krijuar hapësira që në treg të qarkullojnë edhe pajisje të vjetra, të amortizuara dhe jashtë parametrave të sigurisë teknike.

Kjo problematikë është ngritur vazhdimisht, sidomos pas tragjedive të shkaktuara nga shpërthimet e gazit, por zgjidhja përfundimtare vazhdon të mungojë.

Gjasat janë që edhe pas ngjarjes së Elbasanit të shohim aksione kontrolli nëpër pikat e furnizimit me gaz, inspektime dhe paralajmërime për qytetarët.

Por po aq të mëdha janë gjasat që, pas disa javësh, gjithçka të harrohet deri në tragjedinë e radhës.

Pyetja është nëse ka ardhur koha që shteti ta trajtojë seriozisht dhe përfundimisht këtë problem.

Përse të mos ndalohet qarkullimi i kategorive të bombolave që konsiderohen të rrezikshme? Përse të mos lejohet tregtimi vetëm i bombolave të certifikuara, me kontrolle teknike periodike dhe gjurmueshmëri të plotë?

Përse të mos bëhet i detyrueshëm shkatërrimi i bombolave të amortizuara dhe atyre që nuk plotësojnë standardet e sigurisë?

Po kështu, duhet vendosur rregull edhe për instalimet e gazit në banesa, duke mos lejuar lidhje të improvizuara që mund të rrezikojnë jo vetëm një familje, por një pallat të tërë.

Shteti i ka të gjitha instrumentet ligjore dhe administrative për të vendosur standarde dhe për të kontrolluar tregun.

Çështja është nëse do të zgjedhë ta bëjë këtë përpara tragjedisë së radhës, apo do të vazhdojë të kujtohet për sigurinë e bombolave të gazit vetëm pasi të jenë humbur jetë njerëzish. /skyweb.al

Etiketat: bombola gazishperthim
Artikulli para

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Ekonomi

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

5 Nëntor, 2026
TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët
Ekonomi

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

5 Nëntor, 2026
“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?
Ekonomi

“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?

5 Nëntor, 2026
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore
Ekonomi

Diell ka për të gjithë: Mbi 4 600 biznese dhe individë e prodhojnë vetë energjinë në Shqipëri

4 Nëntor, 2026
Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit
Ekonomi

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

ARRSH nis të hënën punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi
Aktualitet

ARRSH nis të hënën punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

Nga Editor
10 Tetor, 2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura...

Lexo të plotë
Autoritetet europiane ngrenë alarmin për mushkonjat

Autoritetet europiane ngrenë alarmin për mushkonjat

22 Gusht, 2026
Trump dhe rrethi i tij drejtojnë botën, bijtë shtuan miliardat nga projektet në kripto

Trump dhe rrethi i tij drejtojnë botën, bijtë shtuan miliardat nga projektet në kripto

8 Shkurt, 2026
TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

28 Tetor, 2025
Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

Çfarë mund të zbulojë gjaku menstrual për shëndetin e gruas? Shkenca përparon

9 Mars, 2026

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr