• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit (BPQ) ngre shqetësimin për situatën e vështirë në të cilët ndodhet sektori për shkak të subvencioneve të pamjaftueshme dhe burokracive administrative në përfitimin e fondeve publike.

Faktorët kryesorë që sipas Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit po rëndojnë sektorin, janë ngrohja globale, dëmet nga fatkeqësitë natyrore, mungesa e skemave të sigurimit, pasiguria e tregut, rritja e çmimeve të inputeve bujqësore dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Shoqata shprehet se fermerët shqiptarë, në vend që të mbështeten dhe të stimulohen për të rritur prodhimin vendas, po përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe administrative. Një shqetësim i veçantë lidhet me mënyrën se si trajtohen aplikuesit nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR).

Sipas BPQ-së, edhe fondet e vëna në dispozicion për investime shpesh shoqërohen me procedura të gjata burokratike, kërkesa të përsëritura për dokumentacion dhe pengesa që vështirësojnë realizimin e investimeve.

“Është koha që institucionet përgjegjëse të kuptojnë se fermeri nuk është përfitues që duhet të trajtohet si i dyshuar, por është një sipërmarrës që investon kapitalin e tij, merr përsipër rreziqe të mëdha dhe siguron prodhimin vendas, punësimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Nuk mund të kërkojmë më shumë prodhim vendas, më shumë investime dhe më shumë konkurrueshmëri, ndërkohë që vetë institucionet krijojnë pengesa për ata që prodhojnë”, pohohet në letrën e tyre.

Shoqata e Blegtorëve prodhues të qumështit shprehet se disa nga problematikat më shqetësuese janë:

  1. Skualifikime për arsye burokratike

Fermerët përballen me interpretime të ndryshme administrative lidhur me dokumentacionin, statusin dhe kushtet e investimeve, duke u skualifikuar për arsye formale, shpesh pa marrë në konsideratë realitetin dhe qëllimin e investimit.

  1. Ulje të pajustifikuara të vlerës së investimeve dhe kërkesa të pafundme dokumentacioni

Gjatë procesit të kualifikimit kërkohen ulje të çmimeve, nuk pranohen shpenzime të caktuara, zgjaten afatet dhe kërkohet dokumentacion i përsëritur, shpjegime dhe relacione të shumta, duke e bërë procesin të lodhshëm dhe të paparashikueshëm.

  1. Kontrata të lidhura pa afate realiste

Lidhja e kontratave bëhet shpesh pa u garantuar koha e mjaftueshme për realizimin e investimeve, prokurimin dhe blerjen e makinerive apo pajisjeve të nevojshme. Fermeri detyrohet të përmbushë afate që nuk përputhen me realitetin e tregut dhe të zbatimit të investimeve.

  1. Mungesë bashkëpunimi dhe kontrolle të vonuara

Në vend të një fryme bashkëpunimi dhe mbështetjeje, fermerët përballen me një qasje administrative negative dhe me kontrolle të kryera me vonesë, të cilat në shumë raste krijojnë më shumë pengesa sesa zgjidhje.

  1. Penalizim për dokumente dhe afate që nuk varen nga fermeri

Fermerët paragjykohen dhe rrezikojnë skualifikimin për mungesë dokumentesh shtetërore, si leje ndërtimi, certifikata përdorimi dhe dokumente të tjera, afatet e sigurimit të të cilave varen nga institucionet publike dhe jo nga vetë fermeri.

  1. Krijimi i pengesave të vazhdueshme për realizimin e pagesave

Në shumë raste krijohen komisione, ngrihen pretendime të ndryshme dhe kërkohen sqarime të njëpasnjëshme, duke e zvarritur procesin dhe duke krijuar pasiguri lidhur me përfitimin e fondeve të miratuara.

  1. Shkurtimi i fondeve dhe kërkesa për kthimin e parapagimeve

Fermerët përballen me reduktime të vlerës së investimeve, skualifikime dhe kërkesa për kthimin e fondeve të parapaguara, shpesh duke u vendosur përballë detyrimeve të rënda financiare dhe pasojave që rrezikojnë vetë ekzistencën e aktivitetit të tyre.

  1. Vonesat në pagesat e skemave kombëtare

Pagesat e skemave kombëtare kryhen me vonesa, duke dëmtuar planifikimin financiar të fermerëve dhe duke ua vështirësuar përballimin e kostove të prodhimit.

Blegtorët dhe fermerët kërkojnë politika reale mbështetëse, procedura transparente, afate të arsyeshme, institucione bashkëpunuese, pagesa në kohë dhe trajtim të drejtë të çdo fermeri.

Fondet publike sipar tyre duhet të shërbejnë për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, jo të kthehen në një instrument burokratik për të s’kualifikuar fermerët. /skyweb.al

Etiketat: blegtoriaprodhimqumesht
Artikulli para

Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë

Artikulli pas

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët
Ekonomi

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

5 Nëntor, 2026
“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?
Ekonomi

“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?

5 Nëntor, 2026
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore
Ekonomi

Diell ka për të gjithë: Mbi 4 600 biznese dhe individë e prodhojnë vetë energjinë në Shqipëri

4 Nëntor, 2026
Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit
Ekonomi

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

Të Përzgjedhura

Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve
Aktualitet

Skandali i infektimit të fëmijëve me salmonelë në Gramsh mbetet pa autor! Misteri i kompanisë furnizuese dhe hermetizmi i institucioneve

Nga SkyWeb
31 Maj, 2025
0

Helmimi me salmonelë në Gramsh ka ndezur alarm për sigurinë ushqimore në institucionet publike. Një grup fëmijësh u shtruan në...

Lexo të plotë
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Rritet ndjeshëm numri i vizitorëve në Shqipëri edhe gjatë dimrit

Rritet ndjeshëm numri i vizitorëve në Shqipëri edhe gjatë dimrit

17 Shkurt, 2026
Nëse plas lufta, Gjermania ka gati planin me ravioli

Nëse plas lufta, Gjermania ka gati planin me ravioli

9 Shtator, 2025
KAOSI në aeroporte: Greqia bëhet e para, heq sistemin EES për britanikët

KAOSI në aeroporte: Greqia bëhet e para, heq sistemin EES për britanikët

21 Prill, 2026

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr