• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2026
në Aviacion
A A
Emirates gati të “ringjallë” gjigantin A380, kërkon edhe 100 të tjerë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania ajrore Emirates kërkon rikthimin në prodhim të Airbus A380, avionit më të madh të pasagjerëve në botë, duke shprehur gatishmërinë për të blerë edhe 100 avionë të tjerë, përveç atyre që do të nevojiten për zëvendësimin e flotës aktuale.

Presidenti i Emirates, Sir Tim Clark, i ka bërë thirrje prodhuesit europian Airbus të zhvillojë një gjeneratë të re të A380, pavarësisht se prodhimi i këtij modeli u ndërpre në vitin 2021.

Sipas Clark, avioni mund të rikthehet në treg me motorë më ekonomikë, krahë të ridizenjuar dhe teknologji moderne të ngjashme me ato që përdoren në Airbus A350 dhe Boeing 787.

Përmirësimet teknologjike, sipas përllogaritjeve të tij, mund të ulin kostot operative me rreth 25%, duke e bërë A380 më konkurrues në tregun ndërkombëtar të aviacionit.

Interesi i Emirates nuk është rastësor. Pavarësisht konsumit të lartë të karburantit dhe përdorimit të katër motorëve, A380 rezultoi avioni më fitimprurës i kompanisë gjatë vitit të kaluar financiar.

Kapaciteti i madh i pasagjerëve i mundëson Emirates të transportojë qindra udhëtarë me një fluturim të vetëm, veçanërisht në linjat me kërkesë të lartë ndërkombëtare.

Megjithatë, rikthimi i prodhimit nuk duket i lehtë.

Clark ka zbuluar se Airbus i kishte komunikuar më parë se një porosi prej 100 avionësh nuk do të mjaftonte për të rifilluar programin e prodhimit.

Për ta bërë investimin ekonomikisht të justifikueshëm, prodhuesit do t’i nevojiteshin rreth 250 porosi.

Emirates planifikon të vazhdojë përdorimin e flotës aktuale të A380 deri rreth vitit 2041, por kërkon që industria të zhvillojë një alternativë të re me kapacitete të ngjashme.

Airbus A380 është avioni më i madh i pasagjerëve në botë, me dy kate përgjatë gjithë trupit dhe kapacitet për më shumë se 500 udhëtarë në konfigurimet e zakonshme të Emirates.

Avioni u bë simbol i fluturimeve ndërkontinentale, por prodhimi i tij u ndërpre për shkak të kërkesës së pamjaftueshme nga kompanitë ajrore dhe orientimit të tregut drejt avionëve më të vegjël e më ekonomikë.

Aktualisht, Airbus nuk ka njoftuar ndonjë projekt për një A380 të ri dhe as rifillimin e prodhimit.

Megjithatë, Emirates, operatori që e ktheu këtë avion në simbol të flotës së tij, vazhdon të këmbëngulë se avionët gjigantë kanë ende të ardhme në transportin ajror ndërkombëtar. /skyweb.al

Etiketat: airbus
Artikulli para

5 gjëra që s’duhet të bëni para orës 09:00 të mëngjesit sipas kardiologëve

Artikulli pas

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?
Aviacion

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

9 Nëntor, 2026
Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës
Aviacion

Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës

8 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027
Aviacion

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës
Aviacion

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

Të Përzgjedhura

Studimi ngre alarmin për Gjeneratën Z, pse janë më pak inteligjentët
Shëndet

Studimi ngre alarmin për Gjeneratën Z, pse janë më pak inteligjentët

Nga Editor
12 Shkurt, 2026
0

Një studim i ri ndërkombëtar ngre shqetësimin se brezi Gen Z mund të jetë i pari në dekadat e fundit...

Lexo të plotë
AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen

AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen

3 Shkurt, 2026
Si do të administrohet rezerva strategjike e karburantit dhe kur do të hidhet në treg

Si do të administrohet rezerva strategjike e karburantit dhe kur do të hidhet në treg

16 Shtator, 2026
Si arriti bota të përdorë të njëjtat tabela rrugore? Historia e një marrëveshjeje mbi 100-vjeçare

Si arriti bota të përdorë të njëjtat tabela rrugore? Historia e një marrëveshjeje mbi 100-vjeçare

20 Tetor, 2026
449 milionë euro, investimet e huaja direkte shënojnë rritje në tremujorin e tretë 2025

449 milionë euro, investimet e huaja direkte shënojnë rritje në tremujorin e tretë 2025

12 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr