• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Kujt do t’i bëhen peshqesh toka, pyje e burime ujore? 59 Monumente Natyre drejt heqjes nga lista e mbrojtjes
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gati 60 Monumente Natyre në Shqipëri janë propozuar për t’u hequr nga lista e pasurive natyrore të mbrojtura, duke ngritur pikëpyetje mbi fatin e territoreve që deri më tani kanë gëzuar një status të veçantë ligjor.

Siç raportoi edhe dje skyweb.al, Ministria e Mjedisit ka paraqitur një projektvendim për rishikimin e listës së Monumenteve të Natyrës, përmes të cilit synohet përditësimi i inventarit ekzistues dhe përcaktimi i objekteve që do të vijojnë të gëzojnë statusin e mbrojtjes.

Skyweb.al ka konsultuar relacionin dhe listën e re të monumenteve, nga ku rezulton se është propozuar heqja e 59 prej tyre, ndërkohë që parashikohet përfshirja e 26 objekteve të reja.

Aktualisht, lista përmban 721 Monumente Natyre, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, përfshirë pyje, shpella, burime ujore, formacione gjeologjike dhe sipërfaqe të konsiderueshme tokësore.

Sipas relacionit, heqja e monumenteve argumentohet me dëmtimin ose zhdukjen e tyre, humbjen e karakteristikave natyrore, ndërhyrjet njerëzore, ndërtimet, shfrytëzimin e inerteve dhe prerjet e pyjeve.

Mes rasteve konkrete është edhe zona e Vlashajt në Dibër, me sipërfaqe 50 hektarë, e shpallur Monument Natyre që në vitin 1996, për të cilën propozohet heqja e statusit pas dëmtimeve që ka pësuar pylli i vjetër me pishë të zezë.

Një tjetër monument i propozuar për heqje është Shpella e Gurit të Kuq në Muhurr, hyrja e së cilës rezulton e bllokuar nga inertet e aktivitetit të nxjerrjes së gurit.

Por ajo që ngre pikëpyetje është fati i sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës dhe pyjeve që mund të dalin nga regjimi i deritanishëm i mbrojtjes.

Kjo nismë vjen në një kohë kur qeveria ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh ligjore për nxitjen e investimeve private siç janë fotovoltaikët, apo të tjera, përfshirë “Paketën e Maleve” dhe manovrat e fundit me ligjin për investimet strategjike.

Në këto kushte, shtrohet pyetja nëse pas rishikimit të listës së Monumenteve të Natyrës fshihen edhe interesa për shfrytëzimin ekonomik të territoreve që deri më tani kanë qenë të mbrojtura.

Kujt mund t’i bëhen “peshqesh” këto sipërfaqe dhe a ka mes tyre territore të lakmuara për investime turistike, ndërtime apo aktivitete të tjera private?

Pikëpyetjet bëhen edhe më të rëndësishme për zonat pyjore dhe sipërfaqet e mëdha natyrore, ku ndryshimi i statusit ligjor mund të ndikojë drejtpërdrejt në mundësitë e përdorimit të territorit. /skyweb.al

Etiketat: monumentenatyre
Artikulli para

LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Artikulli pas

Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor
Aktualitet

Vijon përplasja, Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë dhe emëron Etleva Bishën

30 Tetor, 2026
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar
Ekonomi

Bunkerizohet Banka e Shqipërisë: S’ka pranga për Guvernatorin, pagat i vendosin si dhe kur të duan

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

30 Tetor, 2026
U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

Të Përzgjedhura

Numërohen 75% e kutive, PS siguron 82 mandate, PD mbetet me 52: Si ndahen mandatet në 12 qarqe
Aktualitet

Numërohen 75% e kutive, PS siguron 82 mandate, PD mbetet me 52: Si ndahen mandatet në 12 qarqe

Nga SkyWeb
12 Maj, 2025
0

Pas numërimit të rreth 4 mijë kutive nga 5225 qendra votimi në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me një...

Lexo të plotë
Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

23 Shtator, 2025
SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

Kuçedra Bankers, 4 mld nga nafta dhe nuk paguan kokërr leku tatim: Simboli i korrupsionit dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore përmes makinacioneve me bilancin

3 Korrik, 2025
Ermal Beqiri “out”, Gerond Meçe “in”: Biznesi vazhdon, kush është producenti i spektaklit të vjedhjes së fondeve publik që vijon të lëvizë fijet te AKSHI?

Ermal Beqiri “out”, Gerond Meçe “in”: Biznesi vazhdon, kush është producenti i spektaklit të vjedhjes së fondeve publik që vijon të lëvizë fijet te AKSHI?

10 Shkurt, 2026
Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

Prej 12 ditësh në spital, Fatos Nano në gjendje të rëndë: Skyweb.al mëson detaje nga shëndeti i ish-kryeministrit

20 Tetor, 2025

Të Fundit

Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Vijon përplasja, Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e bashkisë dhe emëron Etleva Bishën

30 Tetor, 2026
Çmimi i naftës bie ndjeshëm, pas deklaratës së Trump për “armëpushim energjitik” mes Rusisë dhe Ukrainës

Rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, pas shqetësimeve për sulm të ri amerikan ndaj Iranit

30 Tetor, 2026
Sejko: Zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, sfidë e re për sistemin financiar

Bunkerizohet Banka e Shqipërisë: S’ka pranga për Guvernatorin, pagat i vendosin si dhe kur të duan

30 Tetor, 2026
Qeveria parashikon 20 mln euro taksa nga bastet, por “rruga” fiton më shumë: Kush e kontrollon (dhe toleron) tregun ilegal?

Qeveria parashikon 20 mln euro taksa nga bastet, por “rruga” fiton më shumë: Kush e kontrollon (dhe toleron) tregun ilegal?

30 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr