• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Share on FacebookShare on WhatsApp
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka konstatuar mungesën e 69.5 tonëve kafe në një magazinë fiskale në qarkun e Durrësit, duke evidentuar detyrime të papaguara të akcizës dhe penalitete që arrijnë në total në 17.8 milionë lekë.

Shkelja është zbuluar gjatë një kontrolli të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë së Kontrolleve të Akcizës, bazuar në analizën e riskut ndaj operatorëve ekonomikë.

Sipas njoftimit zyrtar, subjekti i kontrolluar ishte i pajisur me autorizim për prodhimin dhe përpunimin e kafesë, duke operuar në regjimin e magazinës fiskale me pezullim të detyrimeve të akcizës.

Megjithatë, gjatë verifikimeve fizike dhe dokumentare, inspektorët kanë konstatuar një mungesë prej 69.5 tonësh kafe, për të cilën nuk rezultonin të shlyera detyrimet përkatëse të akcizës.

Nga përllogaritjet e Administratës Doganore, detyrimi i papaguar i akcizës arrin në 4.5 milionë lekë, ndërsa penalitetet e vendosura për shkeljet e konstatuara kapin vlerën e 13.3 milionë lekëve.

Në total, operatori ekonomik përballet me detyrime dhe penalitete të përllogaritura në masën 17.8 milionë lekë, ose rreth 178 mijë euro.

Doganat nuk kanë bërë publik emrin e subjektit të kontrolluar dhe as destinacionin e sasisë së kafesë që rezulton mungesë në magazinë.

Administrata Doganore njofton se për këtë rast do të vijojnë procedurat administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kontrolli është kryer në zbatim të ligjit nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, i cili përcakton detyrimet e operatorëve që prodhojnë, përpunojnë apo magazinojnë produkte që i nënshtrohen akcizës.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se kontrollet ndaj subjekteve do të vijojnë, me synim evidentimin e shkeljeve, parandalimin e evazionit fiskal dhe mbrojtjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Etiketat: kafe
Artikulli para

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

Artikulli pas

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Bonusi mujor i pensionistëve dyfishohet nga janari 2027, indeksimi parashikohet në prill
Ekonomi

Bonusi mujor i pensionistëve dyfishohet nga janari 2027, indeksimi parashikohet në prill

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Të Përzgjedhura

Europa bëhet gati për luftë, plani gjerman 377 miliardë euro për t’u armatosur: Avionë, raketa, tanke..
Aktualitet

Europa bëhet gati për luftë, plani gjerman 377 miliardë euro për t’u armatosur: Avionë, raketa, tanke..

Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
0

Pesë muaj pasi kancelari Friedrich Merz tha se Gjermania do të ndajë "të gjitha burimet e nevojshme" për të ndërtuar...

Lexo të plotë
Kur festat kombëtare nxisin udhëtimet, ja zgjedhjet e shqiptarëve për të pushuar

Kur festat kombëtare nxisin udhëtimet, ja zgjedhjet e shqiptarëve për të pushuar

28 Nëntor, 2025
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

15 Tetor, 2025
Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar

Rezervimet nga Franca rriten me 288%, “BFM Business”: Faktorët që e kanë kthyer Shqipërinë në destinacion të preferuar

12 Gusht, 2026
ANALIZAT/ “Qumësht i ambalazhuar” pa qumësht, vaji i palmës përmbyt tregun shqiptar, 2.9 milion litra në 2024

ANALIZAT/ “Qumësht i ambalazhuar” pa qumësht, vaji i palmës përmbyt tregun shqiptar, 2.9 milion litra në 2024

6 Prill, 2025

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr