Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së naftës dhe benzinës në tregun vendas. Sipas vendimit të marrë këtë të enjte, më 29 tetor, çmimi i naftës nuk do të jetë më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 181 lekë për litër.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për gazoilin është përcaktuar në 200 lekë për litër, ndërsa për benzinën në 169 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 15:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve në treg.
Bordi u ka rikujtuar operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë detyrimin për të zbatuar çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit në rast të konstatimit të shkeljeve.
Vendimi është marrë në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve dhe të kuadrit ligjor përkatës. /skyweb.al















