• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni

Editor Nga Editor
22 Nëntor, 2025
në Shëndet
A A
Pse njerëzit po injektojnë në fytyrë spermë salmoni
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në gjithë vitet e saj si gazetare, autorja nuk e kishte imagjinuar kurrë se do t’i duhej të pyeste dikë se si ndjehet ndërsa i injektojnë spermë trofte në fytyrë. Megjithatë, ja ku ndodhet, në një klinikë të vogël estetike në jug të Mançesterit, ku Abby 29 vjeçe po merr një trajtim me polinukleotide.

Edhe pse quhen zakonisht “spermë salmoni” ose “spermë trofte”, në të vërtetë injektohen fragmente shumë të vogla të ADN-së së nxjerra nga qelizat e këtyre peshqve. ADN-ja e njeriut është mjaft e ngjashme me atë të peshqve, dhe ideja është që këto fragmente të nxisin qelizat e lëkurës të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elastinë, dy proteina që e mbajnë lëkurën të fortë dhe elastike. Abby shpreson të freskojë pamjen, të përmirësojë shëndetin e lëkurës dhe të trajtojë aknet, sidomos shenjat dhe skuqjen.

Polinukleotidet po bëhen trend i madh në industrinë estetike, sidomos pasi disa të famshëm, si Charli XCX, Kim dhe Khloe Kardashian, madje edhe Jennifer Aniston, kanë folur hapur për to, duke i përshkruar si një lloj “vitamine të thellë” për lëkurën. Disa në industri i quajnë madje një hap drejt “rigjenerimit të vërtetë”, edhe pse krahasimi me filmin “Benjamin Button” mbetet më shumë një hyperbolë.

Studimet e deritanishme tregojnë se këto injeksione mund të përmirësojnë shëndetin e lëkurës, të zvogëlojnë vijat e imta, rrudhat dhe shenjat. Por trajtimi kushton shumë: një seancë shkon nga 200 deri në 500 paund, dhe zakonisht rekomandohen tre seanca fillestare, me rifreskime çdo gjashtë deri në nëntë muaj.

Nurse Helena Dunk, që e drejton klinikën Skin HD, thotë se popullariteti është rritur shumë gjatë 18 muajve të fundit. Sipas saj, gjysma e klienteve shohin ndryshim të madh në lëkurë më shumë hidratim, shkëlqim dhe ndjesi rinore, ndërsa te gjysma tjetër efektet janë më të buta, por gjithsesi pozitive.

Abby, që e ka bërë edhe trajtimin poshtë syve, e përshkruan procedurën si mjaft të dhimbshme, por me rezultat të dukshëm në zvogëlimin e rrathëve të errët.

Megjithatë, jo të gjithë kanë përvoja pozitive. Dermatologë si Dr John Pagliaro paralajmërojnë se të dhënat shkencore ende nuk janë të mjaftueshme. Ai thotë se ne e dimë rëndësinë e nucleotideve për trupin, por s’është e qartë nëse “injektimi i ADN-së së salmonit të prerë në copa të vogla” funksionon aq mirë sa pretendohet. Ai do të donte studime shumëvjeçare, të mëdha dhe të besueshme, para se ta përdorte këtë trajtim në praktikën e tij.

Nga ana tjetër, jo të gjithë klientët dalin të kënaqur. Charlotte Bickley, 31 vjeçe nga Nju Jorku, e quajti përvojën e saj “salmon-gate”. Ajo mori trajtimin para martesës, por përfundoi me infeksion, inflamacion dhe rrathë edhe më të errët. Dyshon se injeksioni u bë shumë thellë nën sy, duke shkaktuar reagim negativ. Edhe pse efektet anësore zakonisht janë të përkohshme – si skuqje, ënjtje dhe mavijosje – mund të ketë edhe rreziqe më serioze, si reaksione alergjike, pigmentim apo infeksione.

Në Mbretërinë e Bashkuar, polinukleotidet janë të përhapura dhe regjistrohen si pajisje mjekësore nga MHRA, por nuk rregullohen si barna. Në SHBA, nuk janë të miratuara nga FDA.

Charlotte thotë se do të donte të mos e kishte bërë kurrë trajtimin. Edhe pas 10 muajsh dhe mijëra dollarëve të shpenzuara për të rregulluar dëmet, ajo ende ka shenja nën sy – dhe nuk do ta përsëriste kurrë.

Marre nga BBC

Etiketat: fytyrainjektim
Artikulli para

“Komunisti” dhe “fashisti” takohen në Zyrën Ovale, Trump dhe Mamdani lënë pas përplasjet: Realizojmë ëndrrat e Nju Jorkut

Artikulli pas

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë
Shëndet

Pse po bëhet gjithnjë e më e vështirë të bëjmë një gjumë të mirë

21 Tetor, 2026
Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru
Shëndet

Teknologjia e ngjashme me ChatGPT analizon ADN-në për të zbuluar rrezikun e goditjes në tru

20 Tetor, 2026
A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po
Shëndet

A ndikon lagjja ku jetoni në rrezikun e demencës? Studimi thotë po

20 Tetor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, si nanopjesëzat rikthejnë imunitetin dhe godasin tumorin

20 Tetor, 2026
Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës
Shëndet

Sindikatat e BE kërkojnë ligj për mbrojtjen e grave në menopauzë në vendin e punës

19 Tetor, 2026
A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese
Shëndet

A mund të rigjenerohet muskuli i zemrës pas një infarkti? Shkenca avancon me kërkime premtuese

19 Tetor, 2026
Artikulli pas
Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet në ankand për 6,5 milionë euro

Të Përzgjedhura

Makinat koreane pushtojnë tregun shqiptar, Gjermania bie nga froni
Ekonomi

Ulet mosha e flotës së automjeteve që lëvizin në rrugët e vendit

Nga SkyWeb
23 Dhjetor, 2025
0

Gjatë periudhës janar–nëntor 2025 janë regjistruar gjithsej 18,095 mjete me moshë nga 0 deri në 4 vite, duke shënuar një...

Lexo të plotë
REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

REKORDI/ Shqiptarët u “ngopën” me mish Brazili gjatë prillit

21 Maj, 2026
Airbus drejt prodhimit të avionit me Hidrogjen

Airbus drejt prodhimit të avionit me Hidrogjen

19 Maj, 2025
A duhet t’u themi kolegëve të rinj për stafin toksik që do t’i rrethojë apo t’i lemë të përballen vetë?

A duhet t’u themi kolegëve të rinj për stafin toksik që do t’i rrethojë apo t’i lemë të përballen vetë?

12 Nëntor, 2025
Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor

7 Korrik, 2026

Të Fundit

Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr