• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Share on FacebookShare on WhatsApp
Dhjetëra Monumente të Natyrës në Shqipëri kanë pësuar dëmtime, kanë humbur vlerat për të cilat ishin shpallur të mbrojtura apo nuk ekzistojnë më, duke bërë që autoritetet të përgatisin rishikimin e listës së pasurive natyrore që gëzojnë mbrojtje ligjore.

Skyweb.al ka konsultuar relacionin e projektvendimit të Ministrisë së Mjedisit, i cili zbulon se nga 721 Monumente të Natyrës që përmban lista ekzistuese, studioja e ngarkuar me rivlerësimin ka propozuar heqjen e 59 prej tyre.

Sipas dokumentit, arsyet lidhen me dëmtime të rënda, zhdukjen e objekteve natyrore, prerjen, tharjen apo djegien e pemëve të mbrojtura, si dhe humbjen e karakteristikave që justifikonin statusin e tyre të veçantë.

Një pjesë e dëmtimeve lidhen drejtpërdrejt me ndërhyrjet njerëzore, përfshirë ndërtimet, aktivitetin e nxjerrjes së inerteve, prerjet e pemëve, ndotjen dhe shfrytëzimin e paautorizuar të burimeve natyrore.

Dokumenti evidenton gjithashtu ndikimin e fenomeneve natyrore, si erozioni, rrëshqitjet e dheut dhe kushtet ekstreme të motit, ndërsa disa objekte propozohen për heqje për shkak të përfshirjes brenda monumenteve të tjera të mbrojtura.

Një nga rastet konkrete është ai i Shpellës së Gurit të Kuq, në fshatin Muhurr të Dibrës, ku verifikimet kanë konstatuar se hyrja e shpellës është bllokuar nga depozitimet e inerteve që lidhen me aktivitetin e nxjerrjes së gurit.

Për shkak të kësaj situate, specialistët nuk kanë mundur të vlerësojnë plotësisht brendësinë e shpellës, ndërsa Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Dibër ka mbështetur propozimin për heqjen e saj nga lista.

Një tjetër rast është zona e Vlashajt, gjithashtu në Dibër, e shpallur Monument Natyre që në vitin 1996, me një sipërfaqe prej 50 hektarësh.

Sipas relacionit, territori ka qenë i mbuluar nga një pyll i vjetër me pishë të zezë, por ka pësuar dëmtime gjatë viteve të tranzicionit. Autoritetet vendore të zonave të mbrojtura vlerësojnë se gjendja aktuale nuk e justifikon më ruajtjen e statusit të mbrojtjes.

Situata ngre pikëpyetje mbi efektivitetin e mbikëqyrjes së këtyre pasurive natyrore dhe mënyrën se si janë lejuar ndërhyrje që kanë dëmtuar objekte të shpallura me vendime të posaçme të qeverisë.

Megjithatë, numri prej 59 monumentesh përfaqëson propozimin fillestar të studios së rivlerësimit dhe jo domosdoshmërisht numrin përfundimtar të objekteve që do të humbasin statusin.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka kryer verifikime shtesë në terren, duke rikonfirmuar ekzistencën e disa monumenteve që fillimisht ishin konsideruar të pagjetura ose të propozuara për heqje.

Në qarkun e Shkodrës, për shembull, janë rikonfirmuar pesë monumente, përfshirë Gështenjat e Reçit dhe Shpellën e Zanave, ndërsa për monumentin “Vidhat te Pusi i Markajve” është konstatuar se nuk ekziston më në vendndodhjen përkatëse.

Paralelisht me heqjet e propozuara, procesi ka identifikuar edhe 26 objekte të reja natyrore që mund të përfshihen në listën e mbrojtjes, për shkak të vlerave të tyre ekologjike, shkencore dhe peizazhore.

Projektvendimi parashikon përditësimin e listës kombëtare të Monumenteve të Natyrës, saktësimin e koordinatave gjeografike dhe krijimin e dokumentacionit të digjitalizuar për secilin objekt.

Megjithatë, gjetjet e procesit të rivlerësimit nxjerrin në pah një problem më të gjerë se përditësimi administrativ i listës: dëmtimin e pasurive natyrore që shteti i kishte marrë më parë në mbrojtje, ndërsa dokumenti nuk përcakton përgjegjësi konkrete për ndërhyrjet e konstatuara.

Vendimi përfundimtar për ndryshimin e statusit të monumenteve pritet të merret nga Këshilli i Ministrave, mbi bazën e listës së rishikuar dhe verifikimeve të kryera nga institucionet përgjegjëse.

Artikulli para

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Bonusi mujor i pensionistëve dyfishohet nga janari 2027, indeksimi parashikohet në prill
Ekonomi

Bonusi mujor i pensionistëve dyfishohet nga janari 2027, indeksimi parashikohet në prill

29 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025
Ekonomi

Tatimet shpjegojnë përmes 20 pyetjeve të detajuara gjithçka duhet të dini për plotësimin e DIVA 2025

Nga SkyWeb
25 Shkurt, 2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar një sërë sqarimesh praktike për deklaratën individuale të të ardhurave DIVA 2025, duke adresuar situatat më...

Lexo të plotë
BE jep alarmin: Kafeja e Devolli Group Prince Caffe me substanca të rrezikshme. Çfarë janë Akrilamidet dhe sëmundjet që shkaktojnë, reagon kompania

Çfarë është substanca kancerogjene Acrylamide që u gjet në Prince Caffe të Devolli Corporation

2 Janar, 2026
Shteti paralel i Ergys Agasit

Shteti paralel i Ergys Agasit

23 Shtator, 2026
Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

Ndryshon metodologjia e llogaritjes së Indeksit të Çmimeve, përditësohet shporta me 80 produkte të reja

12 Shkurt, 2026
40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

17 Qershor, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr