• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shteti paralel i Ergys Agasit

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Shtator, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shteti paralel i Ergys Agasit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Memet janë në kulmin e tyre në rrjetet sociale pas masave të fundit të GJKKO-së dhe të dhënave që kanë dalë mbi ndikimin e Ergys Agasit në polici dhe shërbimin sekret.

Bisedat e ngrohta me Vlora Hysenin, me shprehje si “zemra”, “shpirti”, “tani duhet të fokusohemi te halli yt” apo se ata që po ia bënin këtë “duhet të paguanin”, kanë pushtuar thuajse të gjithë diskursin publik këto ditë në Shqipëri.

Gjysma e reagimeve është ironi dhe gjysma gallatë. Por përtej memeve, thelbi i gjithë kësaj lidhet me ndikimin e madhe që kishte krijuar një person pa asnjë detyrë politike apo shtetërore në institucionet më të rendësishme të Republikës së Shqipërisë.

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

Sipas asaj që është bërë publike deri tani nga dosja e SPAK-ut, e cila duket se do të thellohet më tej, Agasi merrte informacione nga SHISH-i nëpërmjet drejtueses së institucionit.

Po kështu, ai dyshohet se kishte nën kontroll kreun e Policisë së Shtetit dhe drejtues të tjerë të rendëishëm të këtij institucioni.

Raportimet mediatike flasin për hetime edhe ndaj dy drejtuesve të tjerë të rëndësishëm të Policisë, të konsideruar si njerëz të afërt me Agasin. Njëri është larguar nga detyra gjatë verës, ndërsa një drejtoreshë e rëndësishme, e cilësuar edhe si “drejtoresha e imazhit online të Gysit”, vazhdon çuditërisht të qëndrojë në detyrë. Me sa duket, drejtuesit e Policisë presin që t’ua arrestojnë në zyrë!

Për shkak të intensitetit të zhvillimeve dhe bujës së shkaktuar nga përfshirja e SHISH-it në një raport personal, nuk duhet anashkaluar skandali nga i cili nisi çmontimi i grupit të Agasit, dosja e AKSHI-t.

Sipas SPAK-ut, Agasi kishte nën ndikim drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe përmes saj kontrolloheshin tenderët që shkonin te biznesmeni Ermal Beqiri, i cili pastaj ndante paratë në shërbim të Agasit.

Një tjetër çështje, skandal që nuk ka shpërthyer ende, por që nuk është çudi të kthehet në seksionin e radhës të dosjes AKSHI, lidhet me pronat dhe veprimtarinë e Kadastrës. Një ish-drejtuese e institucionit dyshohet se ka qenë kontakt i afërt i Agasit dhe se përmes saj janë kryer manipulime të mëdha në Kadastër. Edhe ajo është marrë në pyetje nga SPAK.

Pra, me SHISH-in, Policinë e Shtetit, AKSHI-n dhe Kadastrën, ajo që shfaqet nga dosja është ngritja e një shteti brenda shtetit. Një rrjet institucionesh që, në vend se t’i shërbenin ligjit, dyshohet se ishin vënë në shërbim të një individi.

Tashmë SPAK duket se ka nisur çmontimin e shtetit paralel të Ergys Agasit, një njeri që, pa pasur asnjë post zyrtar kishte krijuar një fuqi të krahasueshme me atë të kryeministrit të vendit. /skyweb.al

Etiketat: ergys agasishteti paralel
Artikulli para

Avioni pa pilot kryen fluturimin e parë nga Kalifornia në Karolinën e Veriut

Artikulli pas

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit
Ekonomi

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol
Ekonomi

Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

8 Nëntor, 2026
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit
Aktualitet

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

LIGJI/ Sherret për apartamentet, objekti legalizohet pa pronar të përcaktuar, gjykata vendos më vonë kujt i takon

Të Përzgjedhura

Lufta s’ka vetëm humbës, kompanitë e energjisë dhe plehrave kimike po bëjnë miliarda
Ekonomi

Lufta s’ka vetëm humbës, kompanitë e energjisë dhe plehrave kimike po bëjnë miliarda

Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
0

Lufta mes SHBA-së dhe Iranit po krijon një ndarje të fortë në ekonominë globale. Ndërsa Azia po përballet me mungesa...

Lexo të plotë
Studimi tronditës: Kimikatet plastike, shkaktare për miliona lindje të parakohshme dhe mijëra vdekje të foshnjave

Studimi tronditës: Kimikatet plastike, shkaktare për miliona lindje të parakohshme dhe mijëra vdekje të foshnjave

31 Mars, 2026
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

17 Dhjetor, 2025
Shkak betoni, si temperaturat ndryshojnë 6 gradë nga lagjja në lagje në Tiranë

Shkak betoni, si temperaturat ndryshojnë 6 gradë nga lagjja në lagje në Tiranë

3 Korrik, 2025
Kombucha, a është vërtet kjo pije “mrekullibërëse” për shëndetin?

Kombucha, a është vërtet kjo pije “mrekullibërëse” për shëndetin?

20 Shtator, 2026

Të Fundit

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

Kriza e çmimeve të vajit të ullirit përfshin Mesdheun, Spanja kufizon shitjet, Greqia përtokë, fermerët shqiptarë në mëshirë të fatit

8 Nëntor, 2026
Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

Pas 18 vitesh nga licencimi, ndryshon projekti i parkut eolik 72 MW në Konispol

8 Nëntor, 2026
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr