• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe
Share on FacebookShare on WhatsApp

Për më shumë se një shekull, diamantet kanë qenë simbol i luksit, pasurisë dhe dashurisë së përjetshme. Por kompania që ndërtoi këtë imazh në mbarë botën, De Beers, po përballet me një nga krizat më të mëdha të historisë së saj.

Vlera e gjigantit të diamanteve ka rënë nga afro 13 miliardë dollarë në vitin 2011, në vetëm 2.3 miliardë dollarë aktualisht, ndërsa fitimet janë kthyer në humbje dhe magazinat janë mbushur me diamante të pashitura.

Pronari i kompanisë, gjiganti minerar Anglo American, ka vendosur ta nxjerrë në shitje, ndërsa kriza po kërcënon mijëra vende pune.

De Beers, e themeluar në vitin 1888, arriti të kontrollonte për dekada tregun botëror të diamanteve, duke kufizuar furnizimin dhe ndikuar në çmimet e tyre.

Kompania ishte gjithashtu krijuesja e një prej fushatave më të suksesshme të marketingut, me sloganin e famshëm “A Diamond Is Forever”, që e ktheu diamantin në simbol të fejesave dhe martesave.

Por zhvillimet teknologjike dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve kanë goditur rëndë këtë model biznesi.

Diamantet e prodhuara në laborator, të cilat kanë të njëjtat karakteristika themelore fizike dhe kimike si diamantet natyrore, tashmë shiten me çmime shumë më të ulëta.

Ironikisht, De Beers kontribuoi vetë në forcimin e këtij tregu, kur në vitin 2018 krijoi markën Lightbox për shitjen e diamanteve laboratorike.

Sipas ish-drejtuesve të kompanisë, ky vendim i dha legjitimitet një produkti që më parë konsiderohej alternativë inferiore dhe përshpejtoi konkurrencën me diamantet natyrore.

Përballë rënies së çmimeve dhe kërkesës, kompania vendosi vitin e kaluar të ndërpresë gradualisht aktivitetin e Lightbox, por tregu tashmë kishte ndryshuar.

Një tjetër goditje ka ardhur nga Kina, ku kërkesa për mallra luksi është dobësuar, ndërsa rënia e numrit të martesave ka ndikuar në shitjen e bizhuterive.

Pas vitit 2023, rezultatet financiare të De Beers janë përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa gjatë vitit 2025 kompania regjistroi rreth 500 milionë dollarë humbje.

Kriza ka prekur edhe aktivitetin minerar. De Beers po përgatitet të pezullojë për dy vite prodhimin në minierën Venetia në Afrikën e Jugut, duke krijuar pasiguri për mijëra punonjës dhe familjet e tyre.

Kompania ka informuar rreth 3.500 punonjësit e drejtpërdrejtë mbi situatën e punësimit, ndërsa ekonomia lokale po ndien pasojat e tkurrjes së aktivitetit.

Ndërkohë, Anglo American po kërkon blerës për De Beers, pasi synon të përqendrojë investimet në sektorë të tjerë minerarë, përfshirë bakrin.

Sipas informacioneve nga negociatat, ish-drejtori ekzekutiv Gareth Penny është mes investitorëve të interesuar, në një marrëveshje që mund ta vlerësojë pjesëmarrjen e Anglo American në rreth 1 miliard dollarë.

Kriza ka pasoja të rëndësishme edhe për Botsvanën, ku diamantet sigurojnë zakonisht rreth një të tretën e të ardhurave të qeverisë dhe tre të katërtat e valutës së huaj.

Vendi zotëron aktualisht 15% të De Beers dhe kërkon të rrisë pjesëmarrjen, megjithëse Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar për rreziqet që lidhen me dobësimin e tregut.

Pavarësisht krizës, analistët vlerësojnë se ulja e prodhimit botëror të diamanteve natyrore mund të krijojë kushtet për rikuperimin e çmimeve në të ardhmen.

Megjithatë, sfida më e madhe e De Beers mbetet bindja e konsumatorëve se diamantet natyrore vazhdojnë të kenë një vlerë të veçantë përballë alternativave shumë më të lira të prodhuara në laborator.

Kompania që arriti të bindte botën se diamantet janë të përjetshëm, tashmë po përballet me rrezikun e humbjes së perandorisë që ndërtoi mbi këtë ide. /skyweb.al

Artikulli para

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI
Ekonomi

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës
Ekonomi

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?
Ekonomi

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua
Ekonomi

Sherr dhe akuza te Doganat për 1.6 mln litra naftë te Salillarit, ndërhyrjet nga “lart” dhe gjoba 5.1 mln euro që nuk u pagua

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Aftësitë që kërkohen për t’u përshtatur në një treg pune që po ndryshon shumë shpejt
Ekonomi

Aftësitë që kërkohen për t’u përshtatur në një treg pune që po ndryshon shumë shpejt

Nga SkyWeb
30 Nëntor, 2025
0

Më pak se gjysma e punëdhënësve sot i shohin aftësitë e Inteligjencës Artificiale dhe të dhënave si thelbësore, por kjo...

Lexo të plotë
Pas “pikës së voçkël”, resorti i çunave të Apex-it në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

Pas “pikës së voçkël”, resorti i çunave të Apex-it në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir

29 Qershor, 2026
Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

Mungesa e investimeve zbraz shkollat në fshat

4 Tetor, 2025
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

15 Tetor, 2025
Robotaksitë, sfida e re e Europës

Robotaksitë, sfida e re e Europës

7 Shtator, 2025

Të Fundit

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

“Shfryhen” dimantët, si laboratorët shkatërruan industrinë miliarda dollarëshe

8 Nëntor, 2026
”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

”The Guardian”: Shtëpitë e restauruara prej guri në Shqipëri shija e vërtetë e mikpritjes epike

8 Nëntor, 2026
Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr