• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Lufta s’ka vetëm humbës, kompanitë e energjisë dhe plehrave kimike po bëjnë miliarda

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Lufta s’ka vetëm humbës, kompanitë e energjisë dhe plehrave kimike po bëjnë miliarda
Share on FacebookShare on WhatsApp

Lufta mes SHBA-së dhe Iranit po krijon një ndarje të fortë në ekonominë globale. Ndërsa Azia po përballet me mungesa të lëndëve të para, çmime të larta dhe probleme në prodhim, shumë kompani të mëdha perëndimore po regjistrojnë fitime rekord falë krizës energjetike dhe bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.

Mbyllja e një prej korridoreve më të rëndësishme të tregtisë globale ka goditur fort furnizimin me naftë, gaz dhe produkte kimike, duke krijuar tension në tregjet ndërkombëtare. Fabrikat aziatike, sidomos në Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut, po vuajnë mungesën e lëndëve bazë që vijnë nga Lindja e Mesme, çka ka detyruar shumë industri të ulin prodhimin.

Por ndërsa një pjesë e ekonomisë globale po futet në vështirësi, kompani të mëdha të energjisë po përfitojnë nga rritja e çmimeve. Çmimi i naftës Brent dhe ai i gazit natyror në Europë janë rritur me rreth 50% që nga fillimi i luftës.

Gjigantët energjetikë si BP, Shell dhe TotalEnergies kanë raportuar fitime të forta në tremujorin e parë të vitit. BP pothuajse dyfishoi fitimet, ndërsa Shell dhe Total raportuan rritje të ndjeshme të të ardhurave.

Fitues të mëdhenj po rezultojnë edhe kompanitë që tregtojnë lëndë të para dhe energji. Vitol dhe Trafigura po përfitojnë nga paqëndrueshmëria e tregut dhe luhatjet e forta të çmimeve.

Kriza po ndryshon edhe ekuilibrat në industrinë kimike globale. Me kompanitë aziatike të goditura nga mungesa e naftës dhe naphthas, prodhuesit europianë dhe amerikanë po fitojnë terren. Kompani gjermane si BASF, Evonik dhe Lanxesskanë raportuar rritje të porosive dhe rikthim të aftësisë për të rritur çmimet pas një periudhe të gjatë presioni ekonomik.

Edhe industria amerikane po përfiton nga situata. Kompanitë amerikane të kimikateve kanë avantazh për shkak të aksesit më të madh në gaz natyror vendas dhe varësisë më të ulët nga lëndët e para të Lindjes së Mesme.

Një tjetër sektor që po fiton nga lufta është ai i plehrave kimike. Me tregtinë globale të ureës dhe amoniakut të goditur nga bllokimet në Hormuz, çmimet janë rritur ndjeshëm. Kjo po favorizon prodhuesit perëndimorë si Yara International dhe K+S, të cilët po rrisin fitimet dhe parashikimet financiare.

Megjithatë, shumë kompani mbeten të kujdesshme për muajt e ardhshëm. Nëse zinxhirët e furnizimit stabilizohen dhe prodhimi aziatik rikthehet në normalitet pas verës, një pjesë e fitimeve aktuale mund të rezultojë vetëm e përkohshme. /skyweb.al

Etiketat: naftanafte
Artikulli para

Historia e pabesueshme e termostatit fake në kabinën e avionit të Presidentit të SHBA-së Lyndon Johnson

Artikulli pas

Shakira fiton betejen 55 milionë euro me tatimet spanjolle

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja
Ekonomi

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para
Ekonomi

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë
Ekonomi

Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

19 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

19 Nëntor, 2026
Temu, AliExpress, Amazon, etj., do t’u nënshtrohen ligjeve shqiptare për produktet që shesin online në Shqipëri
Ekonomi

Temu, AliExpress, Amazon, etj., do t’u nënshtrohen ligjeve shqiptare për produktet që shesin online në Shqipëri

19 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shakira fiton betejen 55 milionë euro me tatimet spanjolle

Shakira fiton betejen 55 milionë euro me tatimet spanjolle

Të Përzgjedhura

Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

Nga SkyWeb
13 Tetor, 2026
0

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontroll në qelinë ku mbahet i izoluar Ergys Agasi në Bradashesh. Gjatë kontrollit janë...

Lexo të plotë
Rama: Nafta dhe benzina do të ulen me 32 lekë/ litri! Qeveria heq Taksën e Qarkullimit nga karburantet, por shton një detyrim tjetër

Rama: Nafta dhe benzina do të ulen me 32 lekë/ litri! Qeveria heq Taksën e Qarkullimit nga karburantet, por shton një detyrim tjetër

28 Tetor, 2026
Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

20 Tetor, 2026
Nga burimi në gotë, si po kthehet uji në luks, në restorant më shtrenjtë se vera

Nga burimi në gotë, si po kthehet uji në luks, në restorant më shtrenjtë se vera

21 Tetor, 2025
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?

AP: Kush qendron pas protestave në Shqipëri

28 Qershor, 2026

Të Fundit

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr