• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

Editor Nga Editor
19 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mungesa e hekurit është një nga mangësitë ushqimore më të përhapura në botë, duke prekur mbi një miliard njerëz. Megjithatë, shumë prej tyre nuk e kuptojnë se organizmi i tyre nuk po merr sasinë e nevojshme të këtij minerali thelbësor.

Hekuri, i cili gjendet në ushqime si mishi i kuq, fasulet, frutat e thata dhe produkte të tjera, luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e organizmit. Ai ndihmon në prodhimin e hemoglobinës, proteinës që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut dhe transporton oksigjenin në të gjithë trupin. Gjithashtu, është i nevojshëm për furnizimin me oksigjen të muskujve, prodhimin e energjisë, funksionimin e sistemit imunitar, rritjen dhe zhvillimin e trurit.

Kur organizmi nuk merr ose nuk arrin të përthithë sasinë e mjaftueshme të hekurit, mund të shfaqen simptoma si lodhja dhe vështirësitë në përqendrim. Në disa raste, mungesa e këtij minerali mund të mos japë asnjë shenjë të dukshme.

Me pakësimin gradual të rezervave të hekurit në organizëm, kjo gjendje mund të përparojë drejt anemisë nga mungesa e hekurit. Kjo e bën më të vështirë transportimin e oksigjenit përmes gjakut dhe, në rastet më të rënda, mund të shkaktojë komplikacione serioze.

“Njerëzit rrallë vdesin nga mungesa e hekurit, por kjo ka një ndikim shumë të madh në nivel global. Nëse nuk keni mjaftueshëm hekur, nuk keni mjaftueshëm energji”, tha për Euronews Hal Drakesmith, profesor i biologjisë së hekurit në Universitetin e Oksfordit.

Disa kategori të popullsisë janë më të rrezikuara nga mungesa e këtij minerali. Mes tyre janë vajzat në adoleshencë dhe gratë që kanë menstruacione të bollshme, pasi humbja e gjakut mund të ndikojë në uljen e rezervave të hekurit.

Nevoja për hekur rritet gjithashtu gjatë shtatzënisë, si për nënën, ashtu edhe për fetusin. Foshnjat dhe fëmijët kanë nevojë për sasi më të mëdha të këtij minerali për shkak të rritjes dhe zhvillimit, ndërsa vetëm ushqyerja jo gjithmonë arrin të plotësojë nevojat e organizmit.

Edhe personat e moshuar mund të përballen me mungesë hekuri, veçanërisht për shkak të gjakderdhjeve në traktin tretës apo problemeve kronike shëndetësore. Një studim i vitit 2022 evidentoi se kjo mangësi është relativisht e përhapur edhe te të moshuarit që gëzojnë një gjendje të mirë shëndetësore. Rreziku më i lartë u vu re te personat mbi 80 vjeç në Austri dhe Portugali.

Një tjetër faktor rreziku është ushqyerja me pak mish të kuq apo produkte të tjera të pasura me hekur. Gjithashtu, personat që dhurojnë gjak shpesh mund të kenë rezerva më të ulëta të këtij minerali, megjithëse zakonisht u nënshtrohen kontrolleve përpara dhurimit.

“Është jashtëzakonisht e përhapur”, theksoi profesori Drakesmith.

Pavarësisht përhapjes së madhe, mungesa e hekurit nuk diagnostikohet gjithmonë në kohë. Kjo ndodh sepse simptomat janë të përgjithshme dhe mund të lidhen edhe me probleme të tjera shëndetësore. Për më tepër, mungesa zhvillohet gradualisht, pasi organizmi nuk i humbet të gjitha rezervat e hekurit menjëherë. /skyweb.al

Etiketat: hekuri
Artikulli para

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Artikulli pas

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?
Shëndet

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik
Shëndet

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik

19 Nëntor, 2026
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri
Kryesore

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

19 Nëntor, 2026
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji
Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

19 Nëntor, 2026
Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator
Fokus

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

18 Nëntor, 2026
Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta
Shëndet

Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Të Përzgjedhura

OBSH ngre alarmin: Qeset me nikotinë po promovohen në mënyrë “agresive” te të rinjtë
Shëndet

OBSH ngre alarmin: Qeset me nikotinë po promovohen në mënyrë “agresive” te të rinjtë

Nga Editor
16 Maj, 2026
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron në një raport të ri për rreziqet e varësisë nga qeset me nikotinë dhe për...

Lexo të plotë
ANALIZA/ Tregu i kriptomonedhave i ngjan periudhës para kolapsit të vitit 1929

ANALIZA/ Tregu i kriptomonedhave i ngjan periudhës para kolapsit të vitit 1929

1 Gusht, 2026
”TTW’:’Shqipëria kthehet në magnet për turistët dhe investitorët e pasurive të paluajtshme

”TTW’:’Shqipëria kthehet në magnet për turistët dhe investitorët e pasurive të paluajtshme

26 Gusht, 2026
“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

“Ekonomia e 10%”: Të pasurit mbajnë gjallë konsumin në SHBA, gjysma e shpenzimeve vjen nga një pakicë

1 Shtator, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

16 Maj, 2026

Të Fundit

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr