• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Nëntor, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mishi i prodhuar në laborator mund të futet në tregun shqiptar përmes dy rrugëve: Duke u prodhuar nga kompani vendase ose duke u importuar nga Bashkimi Evropian, pasi të jetë autorizuar atje. Ky është mekanizmi që parashikon projektligji i ri “Për ushqimin”, i cili krijon bazën ligjore për tregtimin e produkteve të përftuara nga kultivimi i qelizave shtazore.

Projektligji, i shqyrtuar nga Skyweb.al, për të cilin raportuam edhe dje (Shih KËTU) përfshin në kategorinë e ushqimeve të reja produktet e prodhuara nga kultura qelizore ose indore të kafshëve, duke hapur mundësinë që në të ardhmen mishi i kultivuar në laborator të shitet edhe në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një teknologji që mundëson prodhimin e mishit pa therjen e kafshëve. Procesi nis me marrjen e qelizave shtazore, të cilat shumëzohen në kushte të kontrolluara, përmes një mjedisi me lëndë ushqyese.

Ndryshe nga alternativat bimore të mishit, këto produkte përftohen nga qeliza shtazore dhe klasifikohen si ushqime të reja, të cilat duhet t’u nënshtrohen procedurave të posaçme të autorizimit.

Por si do të mund të prodhohet apo importohet ky mish në Shqipëri?

Neni 32 i projektligjit parashikon dy procedura të ndryshme, në varësi të faktit nëse produkti është autorizuar më parë në Bashkimin Evropian.

Në rastin e parë, kur një produkt ka marrë autorizim për tregtim në BE dhe është përfshirë në listën përkatëse evropiane, ai nuk do të ketë nevojë për një autorizim të dytë shqiptar.

Komisioni shqiptar për Autorizimin e Produkteve do të verifikojë vendimin e autoriteteve evropiane, përfshirjen në listën e produkteve të lejuara dhe respektimin e kushteve të autorizimit.

Pas këtij verifikimi, komisioni do të lëshojë një akt konfirmimi, i cili mundëson vendosjen e produktit në tregun shqiptar pa përsëritur procedurën e plotë të autorizimit.

Kjo do të thotë se, nëse Bashkimi Evropian autorizon në të ardhmen një produkt konkret të mishit të kultivuar, importuesit shqiptarë do të kenë një procedurë më të thjeshtë për ta sjellë atë në tregun vendas.

Megjithatë, mishi i kultivuar nuk është ende i autorizuar për tregtim në Bashkimin Evropian. Produktet e kësaj kategorie duhet fillimisht të kalojnë vlerësimin shkencor të sigurisë dhe procedurën evropiane të miratimit.

Rruga e dytë është prodhimi i mishit të laboratorit në Shqipëri, edhe pa një autorizim të mëparshëm të BE-së.

Sipas pikës 3 të nenit 32, produktet ushqimore të reja që synohet të prodhohen në Shqipëri dhe nuk mbulohen nga një autorizim i vlefshëm evropian mund të prodhohen dhe tregtohen vetëm pasi të marrin autorizimin kombëtar.

Për këtë, kompania duhet të kalojë procesin e vlerësimit të sigurisë së produktit dhe të dëshmojë përputhjen me kriteret përkatëse të legjislacionit evropian, të përafruara në Shqipëri.

Vendimi do të merret nga një komision me pesë anëtarë, tre përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për ushqimin dhe dy përfaqësues të autoritetit kompetent.

Komisioni do të marrë në konsideratë edhe vlerësimin shkencor të riskut nga një strukturë tjetër e posaçme me shtatë ekspertë.

Kjo krijon mundësinë që një kompani të kërkojë autorizim për prodhimin e mishit të kultivuar në Shqipëri, pa qenë domosdoshmërisht e nevojshme që i njëjti produkt të jetë miratuar më parë në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, autorizimi nuk do të jetë automatik. Produkti duhet të plotësojë kushtet e sigurisë ushqimore, ndërsa stabilimenti ku prodhohet do t’u nënshtrohet kërkesave përkatëse të regjistrimit, higjienës dhe kontrollit.

Projektligji parashikon edhe gjoba nga 200 mijë deri në 300 mijë lekë për vendosjen në treg të produkteve ushqimore në kundërshtim me rregullat e autorizimit.

Sipas nenit 46, dispozitat për ushqimet e reja dhe autorizimin e tyre parashikohet të fillojnë zbatimin më 1 gusht 2028, nëse ligji miratohet me formulimin aktual.

Kjo datë nuk do të thotë se mishi i laboratorit do të dalë automatikisht në supermarketet shqiptare. Tregtimi do të varet nga autorizimi konkret i produkteve dhe plotësimi i kushteve ligjore.

Në këtë mënyrë, Shqipëria po përgatit një kuadër që lejon si zhvillimin e prodhimit vendas, ashtu edhe hyrjen e produkteve të miratuara në tregun evropian, duke i hapur rrugë një teknologjie të re në industrinë ushqimore./skyweb.al

Etiketat: laboratoritmishishqiperi
Artikulli para

Punonjësit mund të denoncojnë ushqimet e rrezikshme te AKU! Gjoba maksimale për shkelësit

Artikulli pas

Grekët rikthehen në sistem bankar shqiptar përmes blerjes së FIBANK

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik
Shëndet

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik

19 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton

19 Nëntor, 2026
Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese
Ekonomi

Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese

19 Nëntor, 2026
Punonjësit mund të denoncojnë ushqimet e rrezikshme te AKU! Gjoba maksimale për shkelësit
Ekonomi

Punonjësit mund të denoncojnë ushqimet e rrezikshme te AKU! Gjoba maksimale për shkelësit

19 Nëntor, 2026
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji
Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

19 Nëntor, 2026
Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator
Fokus

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Grekët rikthehen në sistem bankar shqiptar përmes blerjes së FIBANK

Grekët rikthehen në sistem bankar shqiptar përmes blerjes së FIBANK

Të Përzgjedhura

Zëvendësimi i valvulës pa operacion, mjekët në pikëpyetje për efektivitetin e metodës së re
Shëndet

Zëvendësimi i valvulës pa operacion, mjekët në pikëpyetje për efektivitetin e metodës së re

Nga Editor
24 Prill, 2026
0

Një alternativë më pak invazive ndaj operacionit të hapur të zemrës po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, por mjekët...

Lexo të plotë
Shembet sërish Qukës-Qafë Plloçë, shpëton mrekullisht shoferi

Shembet sërish Qukës-Qafë Plloçë, shpëton mrekullisht shoferi

7 Janar, 2026
Serveri i Tatimeve në kaos, sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

Serveri i Tatimeve në kaos, sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

17 Gusht, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

Elbit zgjedh Serbinë për dronët, po marrëveshja me Shqipërinë ku mbeti?

7 Prill, 2026

Të Fundit

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

19 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr