• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Punonjësit mund të denoncojnë ushqimet e rrezikshme te AKU! Gjoba maksimale për shkelësit

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Punonjësit mund të denoncojnë ushqimet e rrezikshme te AKU! Gjoba maksimale për shkelësit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Punonjësit e restoranteve, supermarketeve, fabrikave ushqimore dhe bizneseve të tjera që konstatojnë produkte të rrezikshme për shëndetin mund të bashkëpunojnë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), pa u penguar apo dekurajuar nga punëdhënësit.

Ky detyrim përcaktohet shprehimisht në projektligjin e ri “Për ushqimin”, të përgatitur nga Ministria e Bujqësisë dhe të shqyrtuar nga Skyweb.al, i cili forcon përgjegjësinë e operatorëve për sigurinë e produkteve që vendosin në treg.

Ligji i ri ndalon bizneset ushqimore të pengojnë ose dekurajojnë çdo person që bashkëpunon me autoritetet kompetente për parandalimin, zvogëlimin ose eliminimin e rreziqeve që vijnë nga ushqimet.

Në praktikë, dispozita përfshin situata kur një punonjës konstaton se në një supermarket tregtohen ushqime të prishura, në një fabrikë përdoren lëndë të para të kontaminuara apo në një restorant nuk respektohen kushtet e sigurisë ushqimore.

Në këto raste, punonjësi mund të informojë inspektorët për shkeljet e konstatuara, ndërsa drejtuesit e biznesit nuk lejohen ta pengojnë ose dekurajojnë bashkëpunimin e tij me autoritetet.

Formulimi i projektligjit nuk kufizohet vetëm te marrëdhëniet e punës, pasi detyrimi për të mos penguar bashkëpunimin zbatohet ndaj çdo personi që mund të ndihmojë në parandalimin e një rreziku ushqimor.

Gjobat deri në 250 mijë lekë për shkeljen e përgjegjësive

Projektligji parashikon edhe sanksione për mosrespektimin e detyrimeve të operatorëve ushqimorë.

Sipas nenit 41, shkronja “f”, shkelja e përgjegjësive të përcaktuara në pikën 3 të nenit 24, ku përfshihet edhe ndalimi i pengimit të bashkëpunimit me autoritetet, dënohet me gjobë nga 150 mijë deri në 250 mijë lekë.

Megjithatë, projektligji nuk përcakton në këtë dispozitë një mekanizëm të posaçëm që garanton anonimitetin e personit që jep informacion apo mbrojtjen e tij nga pushimi në punë.

Çështje të tilla do të duhet të trajtohen sipas legjislacionit përkatës për marrëdhëniet e punës dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, kur plotësohen kushtet e zbatimit të tij.

Nga ana tjetër, ligji ngarkon edhe vetë bizneset me detyrimin që të njoftojnë menjëherë autoritetet nëse kanë arsye të besojnë se një produkt i vendosur në treg mund të dëmtojë shëndetin e konsumatorëve.

Nëse ushqimi ka dalë nga kontrolli i operatorit dhe rezulton i pasigurt, ai duhet të nisë procedurat për tërheqjen nga tregu dhe, kur është e nevojshme, të informojë konsumatorët që e kanë blerë. /skyweb.al

Etiketat: ligjetligji riushqimet
Artikulli para

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

Artikulli pas

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja
Ekonomi

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para
Ekonomi

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë
Ekonomi

Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

19 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

19 Nëntor, 2026
Temu, AliExpress, Amazon, etj., do t’u nënshtrohen ligjeve shqiptare për produktet që shesin online në Shqipëri
Ekonomi

Temu, AliExpress, Amazon, etj., do t’u nënshtrohen ligjeve shqiptare për produktet që shesin online në Shqipëri

19 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Si do të legalizohen pallatet që kanë probleme me ligjin, regjistrimi i apartamenteve dhe kush përfiton

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi
Aktualitet

Presidenti Begaj: Teknologjia po, por mjekësia është mbi të gjitha besim te pacientët dhe përgjegjësi

Nga SkyWeb
28 Mars, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rolin e pazëvendësueshëm të mjekut dhe rëndësinë e etikës në praktikën mjekësore, gjatë fjalës...

Lexo të plotë
Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

25 Gusht, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara

5-mujori, të ardhurat rekord nga taksa e infrastrukturës paralajmërojnë bum të ri ndërtimi

20 Korrik, 2026
BE bllokon 200 mijë prezervativë të falsifikuar, si u futën në Evropë

BE bllokon 200 mijë prezervativë të falsifikuar, si u futën në Evropë

8 Korrik, 2026
“Paqja fiskale”, bizneset i kanë shtetit 1.6 mld euro borxh

Shqiptarët paguan 720 milionë euro TAP në 10 muaj

28 Nëntor, 2025

Të Fundit

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

19 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr