• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Shëndet
A A
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

Portrait of young smiling pharmacist working at the drug store and looking at camera.

Share on FacebookShare on WhatsApp

Jo vetëm mjekët dhe infermierët, por edhe stomatologët, farmacistët, mamitë, veterinerët dhe arkitektët shqiptarë pritet të përfitojnë nga njohja automatike e kualifikimeve profesionale në vendet e Bashkimit Evropian, pas anëtarësimit të Shqipërisë.

Kjo parashikohet në projektligjin e ri “Për njohjen e kualifikimeve profesionale”, të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe të shqyrtuar nga Skyweb.al, i cili synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me rregullat evropiane për ushtrimin e profesioneve të rregulluara.

Përveç mjekëve dhe infermierëve, pesë profesionet e tjera përfshihen në një sistem të posaçëm njohjeje, të bazuar në standardet minimale të formimit që janë harmonizuar ndërmjet shteteve anëtare të BE-së.

Sipas projektligjit, diplomat e stomatologëve shqiptarë që plotësojnë kërkesat evropiane do të mund të përfitojnë nga njohja automatike, duke shmangur krahasimin individual të përmbajtjes së studimeve në vendin pritës.

E njëjta procedurë parashikohet për farmacistët, të cilët do të mund të kërkojnë njohjen e kualifikimeve të tyre sipas sistemit të përbashkët evropian, duke respektuar kushtet për ushtrimin e profesionit në shtetin ku dëshirojnë të punojnë.

Në këtë kategori përfshihen edhe mamitë, për të cilat projektligji përcakton rrugë të ndryshme formimi që mund të përmbushin kriteret e njohjes automatike.

Një tjetër grup përfitues janë mjekët veterinerë, kualifikimet e të cilëve bëjnë pjesë në profesionet sektoriale të rregulluara nga legjislacioni evropian.

Ndërkohë, mekanizmi shtrihet edhe te arkitektët, për të cilët projektligji përcakton kushte të posaçme lidhur me kohëzgjatjen dhe përmbajtjen e formimit profesional.

Si do të funksionojë njohja e diplomave?

Sistemi mbështetet në Direktivën Evropiane 2005/36/KE, e cila parashikon njohjen automatike të kualifikimeve për disa profesione, kur diplomat përmbushin standardet e harmonizuara të formimit.

Kjo do të thotë se profesionistët me kualifikime të përfshira në sistemin evropian nuk do të duhet t’i nënshtrohen nga e para vlerësimit të hollësishëm të programeve të tyre të studimit.

Megjithatë, jo çdo diplomë shqiptare do të njihet automatikisht. Kualifikimet duhet të përmbushin kushtet përkatëse dhe të përfshihen në listat e njohjes sipas rregullave evropiane.

Projektligji parashikon edhe një mekanizëm për profesionistët që kanë përfunduar studimet përpara harmonizimit të programeve. Në raste të caktuara, njohja mund të mbështetet te të drejtat e fituara dhe përvoja profesionale, përfshirë ushtrimin e profesionit për të paktën tre vjet gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Njohja e diplomës nuk nënkupton automatikisht punësim, pasi shtetet pritëse mund të kërkojnë edhe përmbushjen e kushteve të tjera ligjore, si njohja e gjuhës apo regjistrimi pranë organizatave profesionale.

Kur do të hyjnë në fuqi lehtësitë?

Zbatimi i plotë i mekanizmit të njohjes reciproke për diplomat shqiptare lidhet me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për rrjedhojë, miratimi i projektligjit nuk do të sjellë menjëherë njohjen automatike të kualifikimeve shqiptare në Itali, Gjermani apo shtetet e tjera anëtare.

Megjithatë, kuadri i ri ligjor synon të përgatisë Shqipërinë për përfshirjen në sistemin evropian, duke krijuar mundësi më të lehta për ushtrimin e profesionit jashtë vendit nga stomatologët, farmacistët, mamitë, veterinerët dhe arkitektët shqiptarë./skyweb.al

Etiketat: Farmacifarmaciste
Artikulli para

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

Artikulli pas

Punonjësit mund të denoncojnë ushqimet e rrezikshme te AKU! Gjoba maksimale për shkelësit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik
Shëndet

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik

19 Nëntor, 2026
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri
Kryesore

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

19 Nëntor, 2026
Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator
Fokus

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

18 Nëntor, 2026
Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta
Shëndet

Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

18 Nëntor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, viziton Prishtinën dhe takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, viziton Prishtinën dhe takohet me Presidenten Shiroka-Pula dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca

18 Nëntor, 2026
OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin
Shëndet

OKB ngre alarmin: Kimikatet në produktet e përditshme çrregullojne hormonet, rrezik serioz për shëndetin

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Punonjësit mund të denoncojnë ushqimet e rrezikshme te AKU! Gjoba maksimale për shkelësit

Punonjësit mund të denoncojnë ushqimet e rrezikshme te AKU! Gjoba maksimale për shkelësit

Të Përzgjedhura

Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre
Shëndet

Stresi në punë po shton dhimbjet e kokës dhe migrenën, si të shpëtoni prej tyre

Nga SkyWeb
6 Maj, 2026
0

Stresi i përditshëm në vendin e punës po kthehet në një nga arsyet kryesore pse shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet...

Lexo të plotë
Skema e Lezhës përsëritet në Tiranë, i riu falsifikoi ID dhe mori kredi te IUTE Credit

Skema e Lezhës përsëritet në Tiranë, i riu falsifikoi ID dhe mori kredi te IUTE Credit

10 Korrik, 2025
Më pak shqiptarë u kthyen nga Evropa vitin e kaluar

Më pak shqiptarë u kthyen nga Evropa vitin e kaluar

10 Shtator, 2025
Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme

Aksidentet, kjo është dita dhe fasha orare më e rrezikshme

29 Prill, 2025
Avionët po vishen me “lëkurë peshkaqeni”, teknologjia që kursen 400 ton karburant në vit. Si funksionon?

Avionët po vishen me “lëkurë peshkaqeni”, teknologjia që kursen 400 ton karburant në vit. Si funksionon?

5 Nëntor, 2026

Të Fundit

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

Anthropic siguron 81 miliardë dollarë, debutimim rekord në bursë

19 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për karburantet

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr