• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqëria shqiptare është treguar bujare me Erion Braçen dhe Tritan Shehun dhe shumë politikanë të ngjashëm, duke i mbajtur për dekada në politikë dhe në sallën e Parlamentit. Por duket se bujaria do të vazhdojë edhe pasi dy deputetët, dhe të tjerë si ata, të largohen nga politika dhe të dalin në pension.

Sipas një përllogaritjeje të bërë nga eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha në A2 CNN, Erion Braçe mund të përfitojë një pension mujor që tejkalon 4.4 milionë lekë të vjetra, ose 440 mijë lekë të reja (rreth 4 900 euro/muaj sipas kursit të sotëm).. Ndërsa Tritan Shehu, sipas ekspertit, mund ta kalojë edhe këtë shumë.

Braçe është deputet i Partisë Socialiste prej vitit 1996, ndërsa Tritan Shehu ka një karrierë të gjatë parlamentare dhe qeveritare, që nis në fillim të viteve ’90. Të dy vijojnë të jenë pjesë e Kuvendit edhe në legjislaturën aktuale.

Nëse Edi Rama dhe Sali Berisha nuk vendosin t’i rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2029, dy politikanët do të mbyllin një nga karrierat më të gjata në politikën shqiptare, sigurisht pa llogaritur Berishën. .

Por vitet e shumta në politikë dhe funksionet e larta qeveritare që kanë mbajtur pritet të përkthehen edhe në përfitime të konsiderueshme financiare gjatë pensionit.

Duke marrë si shembull Erion Braçen, eksperti Kujtim Hoxha shpjegoi se përllogaritja lidhet me moshën e daljes në pension dhe pagën referuese të funksionit më të lartë që ai ka ushtruar.

“Nëse del normalisht 65 vjeç, Erion Braçe do të jetë rekordi i pensionit dhe pritet ta kalojë 4.4 milionë lekë të vjetra. Sepse ai ka qenë zëvendëskryeministër dhe kur të dalë në pension do të merret si referencë paga e zëvendëskryeministrit në atë kohë”, u shpreh Hoxha.

Braçe ka ushtruar funksionin e zëvendëskryeministrit nga viti 2019 deri në vitin 2021, krahas mandateve të shumta parlamentare.

Për Tritan Shehun, eksperti bëri një përllogaritje edhe më të lartë, duke marrë në konsideratë funksionet që ai ka ushtruar gjatë karrierës.

“Tritan Shehu po se po, sepse edhe ai ka qenë zëvendëskryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër i Shëndetësisë. Sipas ligjeve që kemi sot, nisur edhe nga fakti që ka punuar mbi moshën e pensionit, kjo i jep atij bonus tjetër në lidhje me vitet e punës. Tritan Shehu do t’ia kalojë edhe Erion Braçes për pensionin”, deklaroi Hoxha.

Shehu është aktualisht 77 vjeç dhe vijon të ushtrojë mandatin e deputetit, megjithëse e ka kaluar prej vitesh moshën e zakonshme të pensionit.

Pensionet e zyrtarëve të lartë të shtetit përfshijnë edhe trajtime suplementare të përcaktuara me legjislacion të posaçëm, të cilat lidhen me funksionet e ushtruara dhe kohëzgjatjen e tyre.

Megjithatë, shumat e përmendura nga eksperti janë përllogaritje të mundshme dhe jo pensione të caktuara zyrtarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Vlera përfundimtare do të varet nga legjislacioni dhe pagat referuese në momentin e daljes në pension.

Kontrasti me pensionistët e zakonshëm është i fortë.

Ndërkohë që eksperti parashikon përfitime prej qindra mijëra lekësh në muaj për ish-funksionarët e lartë, qeveria po diskuton në Kuvend projektbuxhetin e vitit 2027, ku parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët.

Sipas skemës së prezantuar nga qeveria, për pensionet urbane me vite të plota pune bonusi mujor do të rritet nga 1,800 në 3,600 lekë, ndërsa për kategoritë e tjera shtesat janë më të ulëta.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar 20 miliardë lekë për bonusin mujor të pensionistëve, krahas fondeve për indeksimin e pensioneve.

Kështu, ndërsa shumica e pensionistëve shqiptarë presin shtesa prej disa qindra apo mijëra lekësh, ish-drejtuesit e lartë të shtetit mund të përfitojnë pensione shumë më të larta, falë një skeme të posaçme që shpërblen vitet dhe funksionet e ushtruara në politikë./skyweb.al 

Etiketat: erion bracetritan shehu
Artikulli para

Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 
Ekonomi

Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 

18 Nëntor, 2026
Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit
Ekonomi

Gjermania paguan 259 euro në muaj për afro 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë vendit

18 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Ekonomi

Gati ligji për njohjen automatike të diplomave të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në BE! 

18 Nëntor, 2026
Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen
Ekonomi

Shqipëria ndalon me ligj cigaret elektronike “vapes” dhe qeset me nikotinë, kur nis bllokimi: Rregulla të reja mbi duhanpirjen

18 Nëntor, 2026
Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

Nga SkyWeb
24 Tetor, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive dhe agjencive shtetërore. Në mes të...

Lexo të plotë
Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër

2 Nëntor, 2025
Dështon zgjedhja e Presidentit, pse Kosova po shkon sërish para kutive të votimit

Dështon zgjedhja e Presidentit, pse Kosova po shkon sërish para kutive të votimit

29 Prill, 2026
Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Lufta me Iranin i kushtoi botës 50 miliard dollarë naftë

“Ngecin” çmimet e naftës, tregjet mbajnë frymën në pritje të asaj që do të ndodhë në Hormuz

29 Prill, 2026

Të Fundit

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

Erion Braçe dhe Tritan Shehu, pension mbi 4 900 euro/muaj! Eksperti bën llogarinë

18 Nëntor, 2026
Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 

Qeveria heq licencimin aktual për bizneset ushqimore, por rrit gjobat! 

18 Nëntor, 2026
Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

18 Nëntor, 2026
Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr