• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria po përgatit një mekanizëm të ri për vënien në dispozicion të tokave dhe pronave të tjera shtetërore për investitorët privatë pas shfuqizimit të ligjit për Investimet Strategjike duke parashikuar lehtësi në pagesa, krijimin e një fondi të posaçëm të pasurive publike, si dhe mundësinë që bizneset të përfitojnë sipërfaqe shtetërore edhe pa iu nënshtruar procedurave konkurruese.

Parashikimet përfshihen në projektligjin “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”, i cili siç kishte paralajmëruar skyweb.al, është hedhur për konsultim publik sëfundmi dhe synon të zëvendësojë elementë të ligjit për Investimet Strategjike duke futur aty edhe dispozita kalimtare, siç është vijimi i shqyrtimit të aplikimeve për statusin e Investitorit Strategjik. (LËXO MË SHUMË).

Në thelb, qeveria propozon një mënyrë të re për të përdorur pronat shtetërore në funksion të investimeve private, ku kushtet e përfitimit dhe pagesat do të varen nga vendndodhja e pronës dhe natyra e investimit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me mundësinë që investitorët të marrin në dispozicion prona shtetërore që kufizohen me tokat e tyre private, pa pasur nevojë të zhvillohet një garë me subjekte të tjera.

Sipas nenit 15, kjo mundësi parashikohet për investimet që realizohen mbi prona private në zona të klasifikuara me potencial zhvillimi, kur sipërfaqja shtetërore nevojitet për aksesin, lidhjen me infrastrukturën apo funksionimin e projektit.

Sipërfaqja që mund të kërkohet nuk duhet të tejkalojë 20% të sipërfaqes së pronës private ku zhvillohet investimi.

Kjo do të thotë se një biznes që disponon 10 mijë metra katrorë tokë private mund të kërkojë deri në 2 mijë metra katrorë tokë shtetërore kufitare, nëse plotëson kriteret e përcaktuara në ligj.

“Në këto raste, këto pasuri mund t’i vihen në dispozicion investitorit pa procedurë konkurruese”, përcakton projektligji.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton përfitimin falas të pronës. Investitori duhet të paguajë vlerën e plotë të saj, të përcaktuar sipas metodologjisë ligjore, ndërsa Kadastra duhet të certifikojë paraprakisht statusin juridik të pasurisë.

Projektligji nuk përcakton automatikisht kalimin e pronësisë te privati, por mundësinë e vënies së pasurisë shtetërore në dispozicion të tij, sipas formave dhe procedurave të zbatueshme.

Nga ana tjetër, qeveria propozon që pronat shtetërore të përdoren për nxitjen e investimeve edhe përmes një sistemi pagesash të diferencuara sipas potencialit të zhvillimit të zonave.

Konkretisht, territori do të klasifikohet në tri kategori: zona me potencial të lartë zhvillimi, zona me potencial të mesëm dhe zona me potencial të ulët zhvillimi.

Për kategorinë e parë parashikohet pagesa e 100% të vlerës së përcaktuar të pronës shtetërore, për kategorinë e dytë 50%, ndërsa për zonat me potencial të ulët zhvillimi propozohet një tarifë e reduktuar.

Metodologjia e vlerësimit, format e vënies në dispozicion të pronave dhe procedurat përkatëse do të përcaktohen më vonë me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto kushte janë të ndryshme nga rasti i pronave kufitare me pasuritë private, ku kërkohet pagesa e plotë e vlerës.

Një tjetër element është krijimi i Fondit të Nxitjes së Investimeve, ku do të përfshihen pasuri të paluajtshme shtetërore të kategorive të ndryshme, të administruara nga institucionet publike.

Këto prona do të identifikohen, inventarizohen dhe verifikohen nga pikëpamja juridike përpara se të bëhen pjesë e fondit, ndërsa lista e tyre do të publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Projektligji parashikon gjithashtu që shteti të mbështesë investimet private përmes ndërtimit të infrastrukturës, konsolidimit të pronave dhe dhënies së të drejtës së përdorimit të brigjeve të deteve, liqeneve dhe lumenjve, sipas kushteve përkatëse ligjore.

Në relacionin shpjegues, qeveria pranon se përdorimi i pronave dhe aseteve publike për mbështetjen e investimeve ka krijuar ndër vite rreziqe financiare dhe juridike, duke kërkuar standardizimin e kritereve dhe një vlerësim më të kujdesshëm të kostove dhe përfitimeve. /skyweb.al

Etiketat: investimet strategjikeligjiqeveria
Artikulli para

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Artikulli pas

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar
Ekonomi

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP
Ekonomi

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Të Përzgjedhura

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema
Ekonomi

Rikthimi i kompensimit të TVSH në bujqësi çorodit fermerët; Si do funksionojë skema

Nga Editor
20 Nëntor, 2025
0

Paketa e re fiskale, që do të sjellë ndryshime në ligjin për TVSH-në, ka nisur të çorodisë fermerët lidhur me...

Lexo të plotë
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit

Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit

21 Mars, 2026
Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

Rekord në qiell: Më shumë se 24 mijë avionë në të njëjtën kohë në fluturim në të gjithë globin

26 Qershor, 2025
Rritja historike e arit, çmimi mund të kapërcejë deri në 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm

Rritja historike e arit, çmimi mund të kapërcejë deri në 4 mijë dollarë vitin e ardhshëm

1 Tetor, 2025
Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Media spanjolle: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

24 Korrik, 2026

Të Fundit

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

Qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore privatit pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”

22 Tetor, 2026
Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr