• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 18 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tregjet ndërkombëtare të metaleve të çmuara po përballen me një valë të fortë shitjesh, e cila ka goditur çmimet e arit dhe argjendit. Sipas vlerësimeve që po qarkullojnë në mediat financiare, rreth 400 miliardë dollarë nga vlera e përgjithshme e këtyre dy metaleve janë fshirë në një interval prej vetëm pak minutash.

Rënia ka vijuar edhe këtë të mërkurë, 18 nëntor, duke e çuar çmimin e arit në nivelin më të ulët prej më shumë se një viti.

Sipas Reuters, ari humbi 2.1% të vlerës gjatë tregtimit, duke zbritur në 3,769 dollarë për ons. Në një moment të seancës, çmimi preku 3,757 dollarë, niveli më i ulët që prej shtatorit 2025.

Goditje ka marrë edhe argjendi, çmimi i të cilit ra me 3.4%, duke arritur në 45.79 dollarë për ons, pranë niveleve më të ulëta që prej tetorit të vitit të kaluar.

Ndërkohë, një përllogaritje e shpërndarë fillimisht në rrjetin social X nga llogaria financiare Bull Theory pretendon se afro 400 miliardë dollarë vlerë tregu u zhdukën brenda vetëm 30 minutave gjatë rënies së 16 nëntorit.

Megjithatë, kjo shifër mbetet një vlerësim i pakonfirmuar në mënyrë të pavarur dhe nuk përfaqëson para të tërhequra realisht nga investitorët. Bëhet fjalë për zhvlerësimin e përllogaritur të metaleve si rezultat i uljes së çmimeve ndërkombëtare.

Pas goditjes qëndrojnë kryesisht forcimi i dollarit amerikan dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale e SHBA-së.

Dollari është ngjitur pranë nivelit më të lartë të 19 muajve të fundit, ndërsa rritja e interesave të obligacioneve amerikane po i bën investimet në ar më pak tërheqëse.

Ndryshe nga obligacionet, ari dhe argjendi nuk gjenerojnë interesa. Për këtë arsye, kur rriten normat e interesit, një pjesë e investitorëve zhvendosin kapitalin drejt instrumenteve financiare që ofrojnë kthime më të larta.

Sipas Reuters, tregjet po vlerësojnë me rreth 95% probabilitet mundësinë që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje në dhjetor.

Zhvillimet e fundit po vënë në provë edhe reputacionin e arit si një prej investimeve më të sigurta në periudha pasigurie ekonomike.

Vëmendja e investitorëve është përqendruar tashmë te publikimi i procesverbalit të mbledhjes së fundit të Rezervës Federale, i cili mund të japë sinjale të reja për drejtimin e politikës monetare amerikane dhe ecurinë e çmimeve të metaleve të çmuara.

Etiketat: ari argjendi
Artikulli para

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë
Ekonomi

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Kadastra pezullon deri në 21 ditë shërbimet për pronat në Durrës! Preken 45 zona kadastrale

18 Nëntor, 2026
“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen
Ekonomi

“Strategjikët” vijojnë edhe ca kohë….! Mbyllet konsultimi publik për ligjin e Investimeve, Ministria s’ndryshon asnjë nen

18 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

DETAJET/ Detyrim i ri për bizneset: Certifikoni çdo vit aktivitetin ose gjobë 600 euro!

18 Nëntor, 2026
Nvidia thyen rekordet e të ardhurave, bordi nuk pranon rikthimin e Huang si CEO
Ekonomi

Nvidia thyen rekordet e të ardhurave, bordi nuk pranon rikthimin e Huang si CEO

18 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Apple Pay zyrtarisht në Shqipëri, pagesa më të sigurta dhe më të shpejta nga telefoni
Ekonomi

Apple Pay zyrtarisht në Shqipëri, pagesa më të sigurta dhe më të shpejta nga telefoni

Nga SkyWeb
4 Gusht, 2025
0

Shërbimi i pagesave Apple Pay është tashmë i disponueshëm në Shqipëri, duke i ofruar përdoruesve të pajisjeve Apple mundësinë të...

Lexo të plotë
DËSHMIA/ Një drejtor Tatimesh ndihmoi në pastrimin e parave të korrupsionit te AKSHI bashkë me Andis Papën e Fastech

DËSHMIA/ Një drejtor Tatimesh ndihmoi në pastrimin e parave të korrupsionit te AKSHI bashkë me Andis Papën e Fastech

16 Maj, 2026
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, s’do të mbetet peng i konfliktit brenda kompanisë

20 Qershor, 2026
TENDERI/ Policia, 1 milionë euro për rrjetin e komunikimit sekret

TENDERI/ Policia, 1 milionë euro për rrjetin e komunikimit sekret

19 Shkurt, 2026
DRAFTI/ Rama shtin në duar sekretet e vendit, roli i ambasadave

DRAFTI/ Rama shtin në duar sekretet e vendit, roli i ambasadave

7 Prill, 2026

Të Fundit

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

Ari dhe Argjendi në pikiatë, si avulluan 400 mld USD në pak minuta!

18 Nëntor, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Inflacioni arrin në 3.5% në tetor, ushqimet vijojnë të rëndojnë buxhetet e familjeve shqiptare

18 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

18 Nëntor, 2026
E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

E bujshme! Shqipërisë i hapet rruga për të blerë supersistemet HIMARS që tronditën ushtrinë e Putinit në Ukrainë

18 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr