• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 2 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

DËSHMIA/ Një drejtor Tatimesh ndihmoi në pastrimin e parave të korrupsionit te AKSHI bashkë me Andis Papën e Fastech

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
DËSHMIA/ Një drejtor Tatimesh ndihmoi në pastrimin e parave të korrupsionit te AKSHI bashkë me Andis Papën e Fastech
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një zyrtar i lartë i Tatimeve të Tiranës ka dalë në skemën që po heton Prokuroria e Posaçme për pastrimin e parave që dyshohet se janë gjeneruar nga korrupsioni në AKSHI.

Aurel Cenolli, me detyrë drejtor kontrolli në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë, rezulton sipas dosjes hetimore se ka ndihmuar biznesmenin Andis Papa në realizimin e faturimeve fiktive, përmes të cilave dyshohet se janë pastruar miliona euro.

Fatura fiktive për zhvatjen e parave të AKSHI-t, SPAK i sekuestron 5 mln euro “Zotit të çokollatave” Andis Papa, pronari i Fastech i shërbeu dyshes Agasi-Beqiri

Sipas materialeve të administruara nga SPAK, bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro fatura të dyshuara fiktive për blerje çokollatash dhe biskotash nga kompania “Mega Distribution”, në pronësi të Bedri dhe Rogert Rryta, drejt kompanive të lidhura me Andis Papën.

Roli i Cenollit në këtë skemë është përmendur në dëshminë e kontabilistes Arlinda Meko, e cila ka pranuar se ka kryer procedurat e faturimeve të diskutueshme mes kompanive.

Skenari i fryrjes fiktive të tenderave nën koordinimin e Ergys Agasit! Ermal Beqiri përfitoi miliona euro nga AKSHI me kunatin Gentian Likaj si prestanome

Sipas dëshmisë së publikuar nga Weblajm, Meko ka deklaruar në SPAK se kërkesa për realizimin e këtyre faturimeve i është bërë nga Andis Papa, Ermal Beqiri dhe Aurel Cenolli.

Në procesverbalin e datës 19.01.2025 për marrjen e dijenisë nga personi që ka njohuri për veprën penale, Arlinda Meko ka deklaruar se ka punuar si kontabiliste për shoqërinë “Megadistribution” sh.p.k. dhe se kishte dijeni për faturimet mes kësaj kompanie dhe subjekteve “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k.

Ajo ka treguar se Andis Papa kishte shkuar në zyrën e saj së bashku me Aurel Cenollin dhe i kishin kërkuar të realizonte faturime për blerje produktesh nga “Megadistribution”, por pa shkëmbim real malli. Sipas saj, faturat do të lëshoheshin nga “Megadistribution” drejt “Fastech”.

Meko ka shpjeguar se interesi i “Fastech” ishte rritja artificiale e shpenzimeve, në mënyrë që fitimet e kompanisë të tatoheshin sa më pak. Nga ana tjetër, sipas saj, “Megadistribution” kishte interes që shitjet pa faturë në treg të mbuloheshin përmes këtyre faturimeve fiskale, duke balancuar edhe importet e subjektit.

Ajo ka deklaruar se kjo skemë ishte diskutuar mes Bedri Rrytës dhe Andis Papës.

Ndërkohë, në procesverbalin e datës 20.01.2025, gjatë deklarimeve si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, Arlinda Meko ka thënë se faturat ishin prerë në emër të shoqërisë “Soft & Solution” dhe se emrin e subjektit ia kishte dhënë Andis Papa.

Ajo ka treguar gjithashtu se kishte pasur debate me Arjola Koromanin për mënyrën e deklarimit të disa faturave.

Sipas Mekos, më pas Ermal Beqiri dhe Andis Papa kanë zhvilluar takim me Bedri Rrytën, ku ajo vetë ka qenë e pranishme me kërkesë të këtij të fundit. Në atë takim, sipas saj, Beqiri dhe Papa kishin shprehur pakënaqësi për bashkëpunimin me Mekon dhe kishin kërkuar të punonin drejtpërdrejt me Bedri Rrytën.

Meko ka deklaruar se as ajo dhe as Bedri Rryta nuk kanë marrë përfitime personale nga këto veprime. Sipas saj, më vonë Bedri Rryta i kishte thënë se do të vazhdonte të punonte vetëm me Andis Papën dhe se nuk dëshironte më të kishte lidhje me Ermal Beqirin.

Pjesë nga dëshmia e Mekos në SPAK

Nga Procesverbali datë 19.01.2025 për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale rezulton se Znj. Arlinda Meko ka deklaruar ndër të tjera se ka punuar me mbajtjen e kontabilitetit të shoqërisë Megadistribution sh.p.k., duke treguar se ka dijeni për faturimet ndërmjet kompanisë Megadistribution sh.p.k. me Fastech sh.p.k. dhe Soft & Solution sh.p.k., duke shpjeguar se Z. Andis Papa ka ardhur në zyrën e saj me Z. Aurel Cenolli (Drejtor në Drejtorinë e Tatimeve Rajonale Tiranë) dhe se i kanë kërkuar të bëjnë blerje të produkteve të kompanisë Megadistribution sh.p.k. dhe se blerjet nuk do të bëheshin me shkëmbim malli por faturime të Megadistribution sh.p.k. tek shoqëria Fastech sh.p.k.

Ajo sqaron se interesi i Fastech sh.p.k. ishte që përmes këtyre blerjeve të rritej niveli i shpenzimeve të kompanisë me qëllim që fitimet që merrte kjo kompani nga aktiviteti i saj të tatoheshin sa më apk nëpërmjet rritjes së shpenzimeve dhe se nga ana tjetër Megadistribution sh.p.k. kishte interes se shitjet pa faturë në treg do të mbuloheshin nga shitjet e këtyre faturave fiskale dhe se në këtë mënyrë do të balancohej me importet e subjektit. Ajo sqaron se kjo u diskutua ndërmjet Z. Bedri Rryta dhe Z. Andis Papa.

Nga Procesverbali datë 20.01.2025 mbi deklarimet e personit ndaj të cilës zhvillohet hetimet, me prezencën e mbrojtësit, Znj. Arlinda Meko ka deklaruar se nuk i kujtohet nuk ka ardhur në zyrë Znj. Arjola Koromani dhe se faturat ishin prerë në emër të shoqërisë Soft & Solution dhe se mendon se emrin e këtij subjekti ia ka dhënë Z. Andis Papa, duke treguar se ka patur edhe debate për mënyrën e deklarimit të disa faturave me Znj. Koromani.

Znj. Meko tregon më tej se Z. Ermal Beqiri dhe Z. Andis Papa kanë takuar më tej Z. Bedri Rryta dhe se ka qenë edhe ajo prezent, pasi e ka kërkuar ky i fundit. Ajo shpjegon se ato i ishin ankuar Z. Bedri Rryta se nuk donin të punonin me Znj. Meko dhe se kërkonin të punonin drejtpërdrejtë me Z. Rryta.

As ky i fundit dhe as Znj. Meko, tregon ajo, nuk kanë marrë ndonjë herë përfitime nga ato. Z. Rryta, tregon ajo, i ka thënë më pas se do të punonte vetëm me Z. Andis Papa dhe se me Z. Ermal Beqiri nuk donte ta shihte fare.

Etiketat: andis papaaurel cenollifastechtatimet
Artikulli para

Fringo i ri, momenti kur avioni A220 i Croatia Airlines doli nga pista pasi hoqi dorë nga fluturimi në momentin e fundit

Artikulli pas

Ari dhe argjendi rikthehen me rritje, tregjet presin marrëveshje SHBA-Iran

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

PAPËRGJEGJSHMËRIA/ Wizz Air braktis dhjetëra shqiptarë në Trieste
Aktualitet

PAPËRGJEGJSHMËRIA/ Wizz Air braktis dhjetëra shqiptarë në Trieste

2 Korrik, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK s’ka besim te Policia, nis vetë arrestimet: Si u kap i shumë kërkuari i Grupit të Durrësit

1 Korrik, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Nisi sot shpërndarja e bonusit, mbi 33 mijë pensionistë e tërhoqen brenda pak orësh

1 Korrik, 2026
Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes
Kryesore

Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

1 Korrik, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES
Aviacion

Kaosi në aeroporte, industria e Aviacionit Civil kërkon nga BE-ja pezullimin e sistemit EES, pritet fjala e Komisionit

1 Korrik, 2026
Skema e re e subvencioneve, blegtorët paralajmërojnë protesta
Ekonomi

LIGJI I RI/ Fermerët do paguhen brenda 30 ditësh, gjoba të rënda për grosistët abuzues

1 Korrik, 2026
Artikulli pas
Ari dhe argjendi rikthehen me rritje, tregjet presin marrëveshje SHBA-Iran

Ari dhe argjendi rikthehen me rritje, tregjet presin marrëveshje SHBA-Iran

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Vijon shtrenjtimi i qirave, një çati mbi kokë kthehet në luks për shqiptarët

Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
0

Inflacioni në vend arriti në 2,3% në janar 2026, nga 1,9% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të...

Lexo të plotë
Agjencia e aviacionit europian: Rrezik i madh për fluturimet mbi hapësirën ajrore iraniane

Agjencia e aviacionit europian: Rrezik i madh për fluturimet mbi hapësirën ajrore iraniane

18 Janar, 2026
Ekspertët ngrenë alarmin për një vit të vështirë nga zjarret

Deri në 30 vite burg për zjarrvëniet e qëllimshme, ministri i Brendshëm prezanton masat e reja për sezonin e verës

29 Maj, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Shqipëria shënoi në janar rritjen e fluturimeve komerciale me ritmin më të lartë në Europë

20 Shkurt, 2026
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

PAPËRGJEGJSHMËRIA/ Wizz Air braktis dhjetëra shqiptarë në Trieste

PAPËRGJEGJSHMËRIA/ Wizz Air braktis dhjetëra shqiptarë në Trieste

2 Korrik, 2026
SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat

SPAK s’ka besim te Policia, nis vetë arrestimet: Si u kap i shumë kërkuari i Grupit të Durrësit

1 Korrik, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Nisi sot shpërndarja e bonusit, mbi 33 mijë pensionistë e tërhoqen brenda pak orësh

1 Korrik, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

1 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr