• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, s’do të mbetet peng i konfliktit brenda kompanisë

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Qershor, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Aeroporti i Vlorës do të hapet, pavarësisht vonesave dhe problemeve të krijuara nga mosmarrëveshjet brenda kompanisë koncesionare.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të linjës direkte Tiranë–Toronto nga TIA, Rama u ndal te nevoja për zgjerimin e sistemit të aviacionit civil në vend, duke theksuar se rritja e numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve kërkon më shumë kapacitete aeroportuale.

Sipas tij, Aeroporti i Vlorës mbetet një projekt i rëndësishëm në këtë strategji dhe objektivi për funksionimin e tij nuk ka ndryshuar.

FOTO/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

“Duhet të zgjerojmë sistemin tonë të aviacionit civil. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndërmarrë hapat e duhur dhe objektivi mbetet i palëvizshëm që Aeroporti i Vlorës, një tjetër aeroport i madh, do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda përbrenda kompanisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri pranoi se projekti është përballur me problematika të brendshme të kompanisë, por tha se institucionet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mos lejuar që këto mosmarrëveshje të pengojnë hapjen e aeroportit.

Aeroporti i Vlorës është konsideruar nga qeveria si një nga projektet kyçe për zhvillimin e turizmit në jug të vendit dhe për zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me tregjet ndërkombëtare.

Deklarata e Ramës vjen në një moment kur trafiku ajror në Shqipëri po rritet me ritme të larta, ndërsa qeveria synon të shtojë kapacitetet për të përballuar fluksin e pasagjerëve në vitet e ardhshme.

Sipas kryeministrit, projeksionet për dekadën e ardhshme tregojnë rritje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve, ndaj zgjerimi i infrastrukturës aeroportuale shihet si i domosdoshëm.

Në këtë kuadër, Aeroporti i Vlorës pritet të ketë rol të rëndësishëm jo vetëm për qytetin bregdetar, por për gjithë zonën e jugut, ku turizmi është kthyer në një nga sektorët kryesorë të ekonomisë.

Etiketat: edi rama
Artikulli para

Qeveria miraton tre centrale të reja fotovoltaike me fuqi totale 126 MW

Artikulli pas

“Poshtë dinazaurët!”Shqiptarët nuk u besojnë partive politike, 77% shprehen kundër tyre

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

3 Nëntor, 2026
2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat
Ekonomi

2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave
Aviacion

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Poshtë dinazaurët!”Shqiptarët nuk u besojnë partive politike, 77% shprehen kundër tyre

"Poshtë dinazaurët!"Shqiptarët nuk u besojnë partive politike, 77% shprehen kundër tyre

Të Përzgjedhura

Alternativat evropiane të platformave sociale
Aktualitet

Alternativat evropiane të platformave sociale

Nga Editor
29 Maj, 2026
0

Koncerni "Meta” ndoshta ju thotë diçka, por jini të sinqertë: "ByteDance”? Nuk keni dëgjuar kurrë, apo jo? Kështu mund t'u...

Lexo të plotë
Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

Holanda tërheq 86 tonë ar nga SHBA dhe Kanadaja drejt Londrës

2 Shtator, 2026
Avioni i Wizz Air Tiranë-Londër, ulje EMERGJENTE në Basel, çfarë tregon radari

Avioni i Wizz Air Tiranë-Londër, ulje EMERGJENTE në Basel, çfarë tregon radari

11 Shkurt, 2026
Pirja e kafesë me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

Pirja e kafesë me stomakun bosh, një ndër gabimet më të mëdha që bëjnë shqiptarët me shëndetin e tyre

5 Qershor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026

Të Fundit

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

Tatimet thonë se nuk ndalen nga protestat: Mblodhëm 2 mln euro më shumë nga biznesi

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr