• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bizneset nuk do të lejohen t’u kërkojnë klientëve komisione shtesë për përdorimin e kartave bankare që përfshihen në rregullimin e ri të tarifave të pagesave.

Dispozita e re ligjore synon të mbrojë konsumatorët nga tarifat shtesë që mund t’u vendosen në momentin kur zgjedhin të paguajnë me kartë në vend të parasë fizike.

Konkretisht, ligji i ri “Për shërbimet e pagesave” përcakton se se përfituesi i pagesës nuk mund të kërkojë tarifa për përdorimin e instrumenteve të pagesës, për të cilat tarifat e shkëmbimit rregullohen nga Banka e Shqipërisë.

Kjo do të thotë se një dyqan, restorant apo subjekt tjetër tregtar nuk mund t’i shtojë klientit një pagesë të veçantë vetëm për faktin se ai përdor një kartë bankare të mbuluar nga ky rregullim.

Për shembull, nëse një produkt kushton 5 mijë lekë, tregtari nuk mund t’i kërkojë konsumatorit një shumë shtesë mbi këtë çmim si komision për përdorimin e kartës që përfshihet në ndalim.

Megjithatë, ndryshimi nuk nënkupton heqjen e të gjitha komisioneve të lidhura me pagesat bankare.

Duhet bërë dallimi mes tarifës që një bankë apo operator financiar i ngarkon biznesit për pranimin e pagesës me kartë dhe tarifës shtesë që vetë biznesi mund të përpiqet t’ia transferojë konsumatorit.

Ligji i ri ndërhyn pikërisht te kjo e fundit, duke ndaluar kërkimin e pagesave shtesë nga përfituesi i pagesës për instrumentet që mbulohen nga dispozita.

Ndërkohë, marrëdhënia financiare mes bankës dhe tregtarit, përfshirë komisionet për shërbimin e pranimit të kartave në terminalet POS, vijon të rregullohet sipas kushteve dhe legjislacionit përkatës.

Një tjetër ndryshim lidhet me transfertat e kreditit dhe debitimin direkt, për të cilat ndalimi i tarifave shtesë zbatohet në shërbimet që mbulohen nga kuadri nënligjor përkatës i Bankës së Shqipërisë.

Ligji i jep gjithashtu Bankës së Shqipërisë kompetencën për të përcaktuar me akt nënligjor kërkesat për tarifat e shkëmbimit, si dhe rregullat teknike dhe të biznesit për transaksionet e pagesave të bazuara në kartë.

Tarifa e shkëmbimit është një komponent i kostos së transaksionit, që paguhet ndërmjet institucioneve financiare të përfshira në përpunimin e pagesës.

Kufizimi i këtyre tarifave synon uljen e kostove të pranimit të kartave për bizneset dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zgjerimin e pagesave elektronike.

Banka e Shqipërisë ka hedhur më herët për konsultim edhe një projekt-rregullore që propozon tavane prej 0.2% për tarifat e shkëmbimit të pagesave me karta debiti dhe 0.3% për ato me karta krediti.

Këto përqindje kanë të bëjnë me tarifat ndërmjet operatorëve financiarë dhe nuk duhen ngatërruar me një komision që paguhet drejtpërdrejt nga konsumatori në arkën e biznesit.

Gjithashtu, fusha e zbatimit të ndalimit nuk përfshin automatikisht çdo lloj karte apo çdo transaksion financiar. Ajo përcaktohet nga kategoritë e instrumenteve të pagesës dhe rregullat përkatëse të Bankës së Shqipërisë.

Ndryshimet janë pjesë e reformës së sistemit të pagesave, përmes së cilës qeveria dhe Banka e Shqipërisë synojnë të reduktojnë përdorimin e parasë fizike dhe të rrisin pagesat elektronike.

Sipas Ministrisë së Financave, ligji i ri synon gjithashtu përafrimin e sistemit shqiptar të pagesave me standardet e Bashkimit Europian, forcimin e transparencës dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Për qytetarët, ndryshimi më i rëndësishëm është kufizimi i mundësisë që bizneset t’u ngarkojnë një kosto shtesë vetëm për zgjedhjen e mënyrës së pagesës.

Ndërsa për bizneset, reforma synon të krijojë një mjedis ku pranimi i pagesave elektronike të bëhet më konkurrues, me kosto më të ulëta dhe me rregulla më të qarta. /skyweb.al

Artikulli para

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet
Ekonomi

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor
Ekonomi

Tatimet thonë se nuk ndalen nga protestat: Mblodhëm 2 mln euro më shumë nga biznesi

3 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

3 Nëntor, 2026
2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat
Ekonomi

2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, zv.ministrja zbulon kur “vjen” treni
Ekonomi

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, zv.ministrja zbulon kur “vjen” treni

Nga Editor
2 Tetor, 2025
0

“Rehabilitimi dhe elektrifikimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028”. Kiështu ka deklaruar zv.ministrja e Infrastrukturës...

Lexo të plotë
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Barometri i Ballkanit, shqiptarët janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve

12 Dhjetor, 2025
Instalimi i pajisjeve DPI në Shqipëri, eksperti: Gjysmë të vërtetat që pranoi AKSK

Eksperti i sigurisë kibernetike: Sulmi ndaj Bashkisë së Tiranë, transparenca është kusht për mbrojtje efektive

20 Qershor, 2025
SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

SHISH ndoqi dhe përgjoi familjarët e prokurorëve të SPAK për dosjen AKSHI

1 Tetor, 2026
Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?

Pse turistët tani janë gati të paguajnë për të gatuar darkën e tyre?

23 Tetor, 2025

Të Fundit

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

Tatimet thonë se nuk ndalen nga protestat: Mblodhëm 2 mln euro më shumë nga biznesi

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr