• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Barometri i Ballkanit, shqiptarët janë të shqetësuar nga rritja e çmimeve

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Dhjetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimet e lartai janë shqetësimi më madhor ekonomik për qytetarët shqiptarë gjatë vitit 2025, sipas Barometrit të Ballkanit të publikuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Të dhënat tregojnë se 72 për qind e shqiptarëve i konsiderojnë çmimet si problem kryesor, niveli më i lartë në rajon pas Kosovës, ku 77 për qind e qytetarëve e rendisin inflacionin si sfidën më të rëndësishme.

Në nivel rajonal, rritja e çmimeve vazhdon të kryesojë listën e shqetësimeve, të përmendur nga 66 për qind e të anketuarve, një rritje e lehtë nga viti 2024. Situata e përgjithshme ekonomike mbetet në vend të dytë me 44 për qind, ndërsa korrupsioni vijon të shihet si një sfidë e rëndë nga 35 për qind e qytetarëve.

Ndërkohë, të dhënat e Barometrit tregojnë se qytetarët e Ballkanit Perëndimor po e shohin bashkëpunimin rajonal si një mjet të rëndësishëm progresi. Pothuajse gjysma e të anketuarve deklarojnë se u japin më shumë rëndësi elementeve që i afrojnë vendet e rajonit sesa atyre që i ndajnë, ndërsa vetëm 14 për qind theksojnë dallimet.

Optimizmi për integrimin evropian është rritur në të gjithë BP6-ën. Mbështetja për anëtarësimin në BE ka arritur në 64 për qind, niveli më i lartë në një dekadë. Shqipëria kryeson me 86 për qind mbështetje, e ndjekur nga Kosova me 78 për qind. Rënia e skepticizmit është e dukshme: vetëm 9 për qind e qytetarëve në rajon e konsiderojnë anëtarësimin një zhvillim “të keq”, nga 20 për qind në 2016.

Pritjet për anëtarësimin në BE janë bërë më optimiste. Një pjesë në rritje e qytetarëve beson se integrimi mund të ndodhë deri në vitin 2030 ose 2035, ndërsa bie numri i atyre që mendojnë se procesi do të zgjasë përtej vitit 2040 apo që nuk do të ndodhë kurrë.

Barometri evidenton gjithashtu rritje të ndjeshme në përdorimin e shërbimeve digjitale. Blerjet online janë rritur në 44 për qind nga 36 për qind një vit më parë, ndërsa përdorimi i shërbimeve bankare online ka arritur në 37 për qind. Përdorimi i inteligjencës artificiale është trefishuar, duke arritur në 29 për qind, ndërsa shërbimet e transmetimit të videos kanë shënuar rritje të qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, shqetësimi për krimet në internet dhe sigurinë e pagesave online ka rënë dukshëm.

Ndër sfidat mjedisore, ndotja e ajrit mbetet problemi më i përmendur në BP6, duke arritur 61 për qind, e ndjekur nga ndotja e ujit dhe e tokës që kanë shënuar rritje krahasuar me vitin e kaluar.

Institucionet fetare, ushtria dhe Bashkimi Evropian gëzojnë nivelet më të larta të besimit publik, ndërsa partitë politike, parlamentet dhe mediat sociale janë institucionet ndaj të cilave qytetarët shprehin mosbesimin më të madh.

Të rinjtë e rajonit shfaqin një optimizëm të fortë për integrimin evropian. 71 për qind e tyre e konsiderojnë anëtarësimin në BE pozitiv për ekonominë, niveli më i lartë i regjistruar në pesë vitet e fundit. Ndaj tyre, çmimet e larta, papunësia, emigrimi dhe cilësia e arsimit mbeten sfidat kryesore që ndikojnë perceptimin e së ardhmes në rajon.

Etiketat: ballkanicmimetshqiptaret
Artikulli para

Mbi 90 për qind e familjeve shqiptare kanë internet fiks, rriten blerjet online

Artikulli pas

SPAK ruan linjën Dumani: Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
SPAK ruan linjën Dumani: Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

SPAK ruan linjën Dumani: Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

Të Përzgjedhura

30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani
Aktualitet

30% e stafit shëndetësor shqiptar ka emigruar në Gjermani

Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2025
0

Sektori i shëndetësisë në Shqipëri dhe në Ballkan po vihet në rrezik nga mungesa e stafeve dhe kryesisht mjekëve pasi...

Lexo të plotë
Rama: Shqipëria, vend skandaloz për burgosjen e njerëzve pa gjyq

Rama: Shqipëria, vend skandaloz për burgosjen e njerëzve pa gjyq

30 Dhjetor, 2025
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

DOSJA/ Si u zbulua lidhja mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, BKH ia beh papritur në zyrë, punonjësit: Nuk dimë…..

22 Dhjetor, 2025
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

19 Qershor, 2026
Problem teknik! Avioni i Wizz Air nga Luton në Tiranë frenon papritur teksa po ngrihej, bëhet lajm në BBC

Problem teknik! Avioni i Wizz Air nga Luton në Tiranë frenon papritur teksa po ngrihej, bëhet lajm në BBC

14 Maj, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr