• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka miratuar një strategji që parashikon heqjen graduale të kategorive të vjetruara EURO të automjeteve gjatë periudhës 2027–2030, me synim reduktimin e ndotjes dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Siç Skyweb.al raportoi më herët, masa është pjesë e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2030, miratuar me vendimin nr. 826, datë 28 tetor 2026, dhe botuar në Fletoren Zyrtare të 3 nëntorit.

Dokumenti parashikon shprehimisht “zbatimin e standardeve evropiane mbi homologimin e mjeteve dhe emetimet e tyre, me heqjen graduale të kategorive të vjetëruara EURO”.

SHIKONI LISTEN E MAKINAVE

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skyweb.al (@skyweb.al)

Procesi është planifikuar të nisë në vitin 2027 dhe të përfundojë në vitin 2030, nën përgjegjësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me DPSHTRR-në dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Cilat janë makinat që mund të preken?

Skyweb.al ka kryer një verifikim të periudhave të prodhimit të automjeteve me standardet Euro 3 dhe Euro 4, duke identifikuar modelet më të njohura të Mercedes-Benz, Volkswagen, Audi, Ford, etj., që mund të bëhen subjekt i kufizimeve të ardhshme.

Standardi Euro 3 u aplikua për modelet e reja europiane duke nisur nga viti 2000, ndërsa Euro 4 nga viti 2005.

Në përgjithësi, makinat Euro 3 i përkasin kryesisht periudhës 2000–2005, ndërsa ato Euro 4 periudhës 2005–2009, megjithëse ka përjashtime sipas motorit dhe versionit.

Kjo do të thotë se bëhet fjalë për automjete që aktualisht janë kryesisht 17 deri në 26 vjet të vjetra.

Më poshtë janë modelet që janë prodhuar me këto standarde dhe që, në varësi të vitit të prodhimit dhe motorit, mund të përfshihen në kufizimet e ardhshme.

Çfarë do të ndodhë me këto automjete?

Strategjia e qeverisë parashikon një proces gradual të eliminimit të kategorive të vjetruara EURO deri në vitin 2030, por nuk përcakton ende se cilat standarde do të ndalohen në secilin vit.

Gjithashtu, dokumenti nuk sqaron nëse kufizimet do të prekin vetëm importin dhe regjistrimin e automjeteve të përdorura apo edhe makinat që janë aktualisht të regjistruara dhe qarkullojnë në Shqipëri.

Për këtë arsye, lista e mësipërme përfshin modele që mund të bëhen objekt i masave të ardhshme, por nuk përbën një listë zyrtare automjetesh të ndaluara.

Një tjetër element i rëndësishëm është se i njëjti model mund të jetë prodhuar me standarde të ndryshme emetimesh. Për shembull, një Volkswagen Golf 4 mund të jetë Euro 3 ose Euro 4, sipas motorit dhe vitit të prodhimit.

Kategoria e saktë e çdo automjeti përcaktohet nga dokumentacioni teknik dhe homologimi, jo vetëm nga emri i modelit apo viti i prodhimit.

Strategjia nuk është urdhër për heqjen e menjëhershme të këtyre makinave nga qarkullimi dhe as vendim që përcakton ndalimin e modeleve të listuara. Ajo është një dokument strategjik që orienton masat që qeveria synon të ndërmarrë deri në vitin 2030.

Për zbatimin e kufizimeve konkrete do të nevojiten akte të tjera ligjore dhe nënligjore, të cilat duhet të përcaktojnë standardet që do të preken, afatet dhe kushtet për pronarët e automjeteve.

Ndërkohë, strategjia përmban një masë më të detajuar për transportin ndërqytetas të pasagjerëve, ku gjatë viteve 2028–2030 parashikohet rinovimi gradual i flotës së autobusëve dhe heqja e kategorive të vjetruara EURO.

Kjo politikë është pjesë e objektivit të qeverisë për të ulur emetimet ndotëse nga transporti dhe për të modernizuar flotën e automjeteve sipas standardeve europiane. /skyweb.al

Etiketat: listamakinatnxirren nga qarkullimi
Artikulli para

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele
Kryesore

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

3 Nëntor, 2026
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve
Ekonomi

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë

Nga SkyWeb
19 Dhjetor, 2025
0

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e një hetimi paraprak në tregun e transportit detar ndërkombëtar të udhëtarëve që operon...

Lexo të plotë
Rruga e Thethit hapet për qarkullim, por ka rrezik nga ortekët

Rruga e Thethit hapet për qarkullim, por ka rrezik nga ortekët

14 Janar, 2026
Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Del shifra, sa do të rriten pensionet në tetor

29 Shtator, 2025
Ishulli grek ofron bonuse për mjekët që shkojnë të punojnë aty

Ishulli grek ofron bonuse për mjekët që shkojnë të punojnë aty

27 Janar, 2026
Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

Pas Kinës, frika e flluskës së AI kalon në Wall Street, zhduken 500 miliardë dollarë nga Google

30 Tetor, 2026

Të Fundit

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr