• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

Editor Nga Editor
3 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka prezantuar në Komisionin Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm projektbuxhetin e vitit 2027 për sektorin e infrastrukturës rrugore.

Gjatë prezantimit, ministri bëri të ditur se disa prej akseve kryesore që do të kenë financim gjatë vitit 2027 janë Elbasan-Qafë Thanë, Ura e Grykshit-Peqin, fazat e reja të zgjerimit të Tiranë-Durrës, si dhe vijimi i aksit Kombinat-Ndroq-Plepa. Në listën e investimeve përfshihen edhe krijimi i qendrave të monitorimit të trafikut dhe ndërhyrjet për stabilizimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë.

“Do ndalesha te projektet e reja me financim të brendshëm për vitin 2027, ku prioritet do kenë Elbasan-Qafë Thanë, segmenti Ura e Grykshit-Peqin, fazat e reja të Tiranë-Durrës, viimi i aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, qendra monitorimit të trafikut si dhe ndërhyrjet për stabilizimin e aksit Librazhd-Qafë Thanë. Ky portofol synon të rrisë lidhshmërinë ndërmjet qendrave ekonomike, të përmirësojë standardin dhe sigurinë në rrjetin kombëtar dhe të krijojë vlerësim fizike ndërmjet investimeve ekzistuese dhe atyre të reja”, u shpreh Karakaçi.

Sa i përket projekteve të parashikuara për vitin 2028, ministri përmendi vijimin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, fazën e tretë të rrugës lidhëse Tiranë-Elbasan me Korridorin 8, e njohur si bypass-i i Elbasanit, si dhe ndërtimin e hyrjes verilindore të Tiranës. Në këtë fazë parashikohet edhe ndërtimi i një rruge hyrëse veriore, e cila do të anashkalojë Kamzën dhe do të lidhë autostradat e veriut drejtpërdrejt me Unazën e Re të kryeqytetit.

“Për sa i përket projekteve të reja për vitin 2028, kemi përsëri vazhdimin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, rrugët lidhëse Tiranë-Elbasan me korridorin 8, faza e tretë, apo siç njihet ndryshe by-passi i Elbasanit, pra vazhdojmë përsëri me projektin me financim të brendshëm për sa i përket by-passit të Elbasanit, hyrja verilindore e Tiranës, apo rruga lidhëse ndërmjet daljes nga Tirana me rrugën e Arbërit, ndërtimi i rrugës hyrëse veriore që anashkalon Kamzën, duke lidhur autostradat e veriut drejtpërdrejtë me unazën e re të Tiranës, qendra monitorimit të trafikut, studim projektime e tjerë”, deklaroi ministri.

Karakaçi theksoi se programi afatmesëm i buxhetit parashikon financimin e plotë të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës deri në fazën e dhjetë, e cila përfundon në urën e Dajlanit në Durrës. Gjithashtu, ai nënvizoi se bypass-i i Elbasanit do të financohet me fonde të brendshme, pas ndryshimit të planit fillestar për sigurimin e financimit të huaj.

“Ndërsa në fazën vijuese kemi, rrugën poshtë aksit të ri Berat-Skrapar,si dhe faza e 10 e zgjerimit të Tiranë-Durrës. Në qoftë se do shikonim prej buxhetit afatmesëm, në programin e transportit rrugor do ndalesha në faktin që ky program buxheton plotësisht zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, deri në fazën e 10 të tij të zhvillimit, që çon deri te ura e Dajlanit në Durrës.

Kemi financim dhe angazhim buxhetor për vazhdimin e bypassit të Elbasanit. Dua të theksoj faktin që ishte një angazhim i qeverisë për të marrë financim të huaj për bypassin e Elbasanit. Patjetër, për shkak edhe e shqetësimeve të krijuara në trafikun, aty ku mbaron sot Tiranë-Elbasan, tashmë është angazhimi i buxhetit të shtetit për të vazhduar me fondet e brendshme buxhetore për financimin e bypassit të Elbasanit, sipas fazave përkatëse të financuara në këtë PBB”, tha ai.

Ndërkohë, sa u përket shpenzimeve kapitale me financim të huaj, ministri përmendi vijimin dhe përmbylljen e projektit për përmirësimin dhe rehabilitimin e urave, si dhe përfundimin e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër projekt i rëndësishëm që pritet të nisë në vitin 2027 është ndërtimi i bypass-it të Tiranës.

Sipas Karakaçit, faza e parë e këtij projekti, rreth 10 kilometra, po financohet nga buxheti i shtetit dhe punimet kanë nisur, ndërsa për vijimin e bypass-it është angazhuar Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën pritet të finalizohet marrëveshja e financimit.

“Për sa i përket shpenzimeve kapitale me financim të huaj, kemi vijueshmërinë dhe përmbylljen e projektit për përmirësimin dhe rehabilitimin e urave të qendrueshme, poshtë për mbylljen e segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, si dhe në politikat e reja, të cilat pritet të fillojnë në vitin 2027, janë ndërtimi i rrugor i bypassit të Tiranës.

Bypass i Tiranës tashmë është financuar pjesa e parë, që është rreth 10 km nga buxheti i shtetit, e cila është duke u zhvilluar aktualisht dhe punimet kanë nisur mirë. Ndërkohë, vijimi i bypassit të Tiranës është angazhuar me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe pritet finalizimi i marrëveshjes së financimit pranë këtij viti”, përfundoi ministri.

Etiketat: enea karakaciinvestimeprojektbuxheti 2027
Artikulli para

Qeveria ndryshon procedurat e punësimit të mjekëve, udhëzimi i ri krijon pengesa për lëvizjet paralele

Artikulli pas

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve
Ekonomi

Paratë në portofolët elektronikë mbrohen nga falimentimi, ligji i ri ndalon sekuestrimin e fondeve të klientëve për borxhet e operatorëve

3 Nëntor, 2026
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

3 Nëntor, 2026
Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet
Ekonomi

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

Google në shënjestër të BE-së, përdorimi i lajmeve nga chatboti Gemini mund të shkelë të drejtat e autorit

Të Përzgjedhura

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Nga SkyWeb
19 Qershor, 2026
0

Qytetarët dhe bizneset që nuk paguajnë taksën e pronës mund të përballen me bllokim të disa shërbimeve publike. Në projektligjin...

Lexo të plotë
Njihuni me robotin infermier

Njihuni me robotin infermier

16 Shtator, 2025
Aftësitë që kërkohen për t’u përshtatur në një treg pune që po ndryshon shumë shpejt

Ku të punoni: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Shqipëri

16 Mars, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 

19 Tetor, 2026
Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

29 Mars, 2026

Të Fundit

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr