• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
INTERVISTA/ Avni Ponari i SIGAL shpjegon në detaje produktin AUTOSOS
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sigurime.Online, portali i vetëm shqiptar i specializuar në lajmin e industrisë së sigurimeve dhe risigurimeve, zhvilloi një intervistë me CEO-n e SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari. Intervista monotematike u ndal në detaje të imtësishme te produkti i sigurimit motorik vullnetar AUTOSOS, për të cilin SIGAL Insurance Group ka ekskluzivitetin në tregun shqiptar.

Sigurime.Online:  Zoti Ponari, përshëndetje! Një histori që u bë virale në rrjetet sociale më tërhoqi vëmendjen: një vajzë tregonte se kishte marrë shërbimin e karroatrecit brenda vetëm 25 minutash, në Valbonë, në zemër të Alpeve. Si arrin SIGAL AUTOSOS të garantojë një ndërhyrje kaq të shpejtë në zona të largëta? A keni një rrjet partnerësh të shpërndarë gjeografikisht apo duhet të mbështeteni te karroatrecët që nisen nga Tirana?

Ponari: Po, kjo është e mundur. Ky nuk është as rasti i parë, as i fundit dhe as i vetmi.

SIGAL ka disa kontrata për të garantuar ofrimin e shërbimeve AutoSOS në çdo zonë të vendit, në kohën më të shpejtë të mundshme. Meqenëse jemi te Alpet, kemi kontrata me shërbime karroatreci në Bajram Curr, Valbonë, Pukë dhe Fushë-Arrëz.

SIGAL bashkëpunon me partnerë për shërbimin e karroatrecit, si dhe me servise të lëvizshme që mundësojnë riparimet në vendngjarje. Ky rrjet mbulon të gjitha qytetet dhe akset rrugore kombëtare në Shqipëri, duke garantuar asistencë rrugore në të gjithë territorin e vendit.

AutoSOS është një produkt që e ofrojmë prej disa vitesh, ndërsa partnerët tanë kanë dekada përvojë në këtë fushë. Pra, ne ofrojmë një produkt që mbështetet në eksperiencën europiane, në bashkëpunimin me kompanitë e transportit të automjeteve dhe në asistencën 24-orëshe të SIGAL.

Nuk mendoj se ka ndonjë risi të papritur në këtë rast. Ne kemi studiuar tregun dhe kemi analizuar nevojat e tij.

Rreth 800 mijë automjete kanë nevojë për shërbime rimorkimi apo transporti, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kemi rreth 50 mijë aksidente dhe mbi 100 mijë raste të dëmtimit të gomave në vit. Këtyre u shtohen edhe kushtet e vështira të rrugëve, nga veriu në jug të vendit.

Në këtë kontekst, AutoSOS vjen në kohën dhe në vendin e duhur.

SIGURIME.ONLINE: Përmendë rrugë me kushte të vështira.

PONARI: Po, siç e dini, sot edhe sistemi i gomave të automjeteve ka ndryshuar. Shumë makina nuk kanë më gomë rezervë. Nga ana tjetër, mjafton një reshje shiu që në rrugë të përfundojnë gurë dhe guralece, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të gomave. Kjo ndodh edhe për shkak të mungesës së rrjetave mbrojtëse në skarpatat përgjatë rrugëve.

Shpenzohen miliona për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore, por shumë pak vëmendje i kushtohet sigurisë rrugore. E gjithë kjo e bën edhe më të domosdoshëm një produkt si AutoSOS.

SIGURIME.ONLINE: Si e kanë zgjidhur këtë çështje vendet e Bashkimit Europian?

PONARI: Në vendet europiane, pothuajse çdo automjet ka sigurim KASKO dhe në këtë sigurim përfshihet edhe shërbimi i asistencës rrugore.

Ne kemi ende nevojë për kohë që ta kuptojmë rëndësinë e sigurimeve. Vazhdon të jetë e zakonshme që njerëzit të paguajnë drejtpërdrejt, me para në dorë, në klinika dhe spitale private, ndërkohë që ekziston një sistem shëndetësor privat ku çdokush mund të sigurohet dhe të paguajë përmes policës së sigurimit shërbimet që merr.

Na duhet kohë të edukohemi, të kuptojmë vlerën e sigurimit dhe të mësohemi të paguajmë për shërbimet që na mbrojnë.

Sigurimet, pavarësisht formës së tyre, e bëjnë individin më të pavarur nga shteti dhe i japin mundësinë të përfitojë shërbime përmes kontratave me ofruesit privatë.

Sa më shumë të rritet depërtimi i sigurimeve në treg, aq më të lirë dhe më të pavarur bëhemi si qytetarë.

Në Shqipëri shpenzojmë mesatarisht rreth 100 euro për frymë për sigurime, ndërsa në Europë kjo shifër arrin në rreth 3 mijë euro. Kemi ende rrugë për të bërë për të arritur në ato nivele.

AutoSOS kushton shumë pak në vit, sidomos kur mendon se sa mund të të kushtojë një situatë e papritur nëse mbetesh me makinë në Itali, Gjermani, Suedi apo në një vend tjetër europian.

E njëjta gjë vlen edhe në Shqipëri: qoftë në Llogara, në Lumin e Vlorës, përgjatë bregdetit, në Vermosh, Theth apo Valbonë. Rrjeti ynë i asistencës mbulon 100% të territorit, kështu që, kudo që të jesh dhe në çdo situatë që mund të ndodhesh, mund të mbështetesh te shërbimi ynë.

Sigurime. Online: A ofrohet shërbimi AUTOSOS edhe jashtë Shqiperisë? Çfarë ofron?

Ponari: SIGAL AutoSOS ofron shërbim të asistencës rrugore në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e Europës. Kjo mundësohet përmes partnerit tonë europian, me përvojë shumëvjeçare në fushën e asistencës rrugore, i cili ofron këto shërbime në të gjithë kontinentin.

AutoSOS Europe ofron asistencë 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke përfshirë: Mbështetje telefonike; Riparim në vend për defektet që mund të riparohen në rrugë; Transport të automjetit me karroatrec; Akomodim në hotel për drejtuesin dhe pasagjerët e automjetit;Vënie në dispozicion të një automjeti alternativ në rast aksidenti, kur ky shërbim përfshihet në mbulim; Organizim të transportit drejt destinacionit me mjete të tjera udhëtimi, si tren apo avion.

Sigurime.Online: Sa kohë duhet të presë një klient derisa t’i mbërrijë asistenca?

Ponari: Koha e mbërritjes varet nga vendndodhja ku ndodh defekti apo aksidenti. Megjithatë, falë rrjetit të partnerëve të SIGAL në të gjitha qytetet dhe përgjatë akseve kryesore kombëtare, asistenca mbërrin relativisht shpejt, zakonisht brenda 20–30 minutash.

Sigurime.Online: Tani dua të ndalem te kostot dhe çmimet, duke e nisur me mbulimin e shpenzimeve. Cilat janë vlerat që mbulohen nga shërbimi i karroatrecit?

Ponari: Vlerat e mbulimit varen nga paketa që përzgjedh klienti, në përputhje me nevojat e tij. Paketa Bazë mbulon deri në 5,000 lekë për transportin me karroatrec dhe është e përshtatshme kryesisht për automjetet që qarkullojnë brenda qytetit. Paketa Standard ofron dy shërbime në vit, me mbulim të kostos së transportit deri në 10,000 lekë për çdo shërbim, deri në servisin më të afërt. Paketa Premium ofron dy shërbime në vit, pa limit në vlerën e mbuluar për transportin me karroatrec.

Sigurime.Online: Me sa kam lexuar, kur është e mundur, SIGAL AutoSOS ofron edhe riparimin e automjetit në vendngjarje. Sa kushton ky shërbim?

Ponari: AutoSOS ofron riparim në vendngjarje, me mbulim sipas paketës së përzgjedhur nga klienti: Paketa Standard ofron 2 shërbime në vit, me mbulim të kostove të transportit deri në 10,000 lekë, deri në servisin më të afërt. Paketa Premium ofron 2 shërbime në vit, me mbulim deri në 25,000 lekë. Shërbimi i asistencës dhe riparimit në vend, kur është e mundur, ofrohet falas nga SIGAL AutoSOS, ndërsa koston e pjesëve të këmbimit e përballon vetë klienti.

Sigurime.Online: A paguaj diçka shtesë kur kërkoj asistencë apo shërbimi është plotësisht i përfshirë në çmimin e policës?

Kjo varet nga paketa e përzgjedhur. Nëse klienti ka zgjedhur paketën AutoSOS Premium, transporti me karroatrec në çdo pikë të Shqipërisë është falas, pavarësisht se ku ka ndodhur defekti apo aksidenti.

Ndërsa, nëse ka përzgjedhur një nga paketat e tjera, klienti paguan diferencën për çdo shpenzim që tejkalon limitet e përcaktuara në kontratë, siç u shpjegua më sipër.

Sigurime.Online: A më shoqëron dikush deri në destinacion nëse makina nuk mund të riparohet, apo transportohet vetëm automjeti dhe unë duhet të organizoj vetë udhëtimin?

Ponari: Shërbimi i karroatrecit mundëson transportin e automjetit dhe shoqërimin e drejtuesit deri në servisin më të afërt ose në destinacionin e përzgjedhur nga klienti, në varësi të paketës së zgjedhur.

Sigurime.Online: Sa herë mund ta përdor AutoSOS gjatë vitit?

Ponari: AutoSOS mund të përdoret për dy shërbime në vit, me përjashtim të paketës AutoSOS Bazë, e cila ofron një shërbim në vit.

Sigurime.Online: A mund ta blej AutoSOS edhe nëse sigurimin e makinës e kam te një kompani tjetër?

Ponari: Po, shërbimin AutoSOS mund ta blini edhe nëse automjeti juaj është i siguruar pranë një kompanie tjetër. Megjithatë, nëse sigurimin TPL, KJ apo Kasko e blini pranë SIGAL, përfitoni një ulje të konsiderueshme në çmimin e AutoSOS.

Sigurime.Online: Sa kushton shërbimi për një vit, nëse mund t’Ju pyes shkoqur?

Ponari: Patjetër. Asnjë problem. Çmimi i AutoSOS Shqipëri varet nga paketa që përzgjedh klienti. Paketa Bazë kushton 2,000 lekë; me sigurimin TPL të SIGAL, ofrohet për 1,000 lekë. Paketa Standard: 3,000 lekë; me sigurimin TPL të SIGAL, ofrohet për 2,000 lekë. Paketa Premium: 6,000 lekë; me sigurimin TPL të SIGAL, ofrohet për 5,000 lekë.

Sigurime.Online: Po shërbimi i asistencës rrugore jashtë Shqipërisë, sa kushton?

Ponari: AutoSOS Europe kushton 60 euro. Për klientët që kanë sigurimin KJ pranë SIGAL, çmimi është 50 euro, ndërsa për klientët me sigurim Kasko pranë SIGAL, çmimi është 30 euro.

Sigurime.Online: Z. Ponari, tani dua të ndalem te disa pyetje shumë konkrete, ndoshta edhe bazike, por besoj se lexuesit do ta gjejnë veten te to. Mund të përgjigjeni edhe thjesht me po ose jo. Nëse gjatë rrugës më duhet një gomë e re, a ma ofron këtë shërbim AutoSOS?

Ponari: Po. SIGAL AutoSOS ofron shërbimin e zëvendësimit të gomës, duke dërguar asistencën deri në vendndodhjen e automjetit. Koston e gomës së re e përballon klienti.

Sigurime.Online: Nëse më mbaron karburanti në rrugë, a aktivizohet AutoSOS?

Ponari: Po. SIGAL AutoSOS ofron edhe shërbimin e furnizimit me karburant. Shërbimi i asistencës ofrohet falas nga SIGAL, ndërsa koston e karburantit e përballon klienti.

Sigurime.Online: Po defektet mekanike dhe elektrike, a përfshihen në shërbim?

Ponari: Po. Përfshihen edhe defektet mekanike dhe elektrike që mund të riparohen në vend, si për shembull zëvendësimi i rripit të dinamos.

Sigurime.Online: Nëse humbas çelësat dhe nuk mund ta hap makinën, a aktivizohet shërbimi AutoSOS?

Ponari: Hapja e automjetit në këto raste është një shërbim i specializuar, që ofrohet nga koncesionarët ose serviset e specializuara. Megjithatë, AutoSOS mund të vijë në ndihmë duke transportuar automjetin deri te ofruesi i këtij shërbimi.

Sigurime.Online: Nëse dëshiroj të negocioj kushtet e sigurimit, duke pranuar edhe ndryshimin e çmimit, a mund ta personalizoj paketën sipas nevojave të mia?

Ponari: Patjetër. Brenda paketave që ofrohen, mund të diskutohen dhe përshtaten shërbimet, limitet e mbulimit dhe frekuenca e përdorimit të tyre. SIGAL Insurance Group prej kohësh i kushton rëndësi personalizimit të ofertave, në përputhje me nevojat e klientëve.

Sigurime.Online: Edhe një pyetje të fundit. Në Shqipëri, biznesi i automjeteve me qira është zgjeruar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. A ofroni edhe AutoSOS ditor për ata që kanë disa automjete në dispozicion për t’i dhënë me qira?

Ponari: Po. Ne ofrojmë edhe AutoSOS ditor, me mbulim në të gjithë Shqipërinë. Shërbimet janë të njëjta me ato të paketës Standard, me një shërbim gjatë periudhës së përzgjedhur dhe me të njëjtat limite mbulimi.

Primi është 1 euro për çdo ditë përdorimi, ndërsa limiti i mbulimit është deri në 10,000 lekë për shërbim, si për transportin me karroatrec, ashtu edhe për riparimin në vend. SIGAL Autosos është një lloj partneri shumë i dobishëm për këtë lloj biznesi. Kemi histori të shumta suksesi.

Sigurime.Online: Ku mund ta blejmë? 

Ponari: Fizikisht? Në çdo pikë të SIGAL nëpër Shqipëri. Online në sigal.al, te sigurimet motorike do të gjeni edhe AUTOSOS. /Sigurime.Online

 

Etiketat: avni ponarisigal
Artikulli para

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

Artikulli pas

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, Lufthansa parashikon 2 miliardë euro shpenzime shtesë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen
Ekonomi

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen
Ekonomi

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit
Ekonomi

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite
Ekonomi

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Lufthansa nxjerr nga inventari legjendat A 340! Avionët revolucionarizuan fluturimet ndërkontinentale

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, Lufthansa parashikon 2 miliardë euro shpenzime shtesë

Të Përzgjedhura

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ekonomi

Nis disheza e ndërtimit! Bie aktiviteti dhe porositë, çmimet mbeten në “qiell”

Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2026
0

Sektori i ndërtimit në Shqipëri po jep sinjale të forta ngadalësimi, ndërsa kompanitë raportojnë rënie të porosive dhe dobësim të...

Lexo të plotë
Turku përballë, grekët blejnë fregata nga Italia

Turku përballë, grekët blejnë fregata nga Italia

26 Gusht, 2026
“Vjosa e helmuar: Nafta rrjedh në zemër të Parkut Kombëtar”

“Vjosa e helmuar: Nafta rrjedh në zemër të Parkut Kombëtar”

25 Qershor, 2025
Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025
Ndryshon metodologjia, tre ndërhyrjet estetike që po kryhen me më pak dhimbje

Ndryshon metodologjia, tre ndërhyrjet estetike që po kryhen me më pak dhimbje

24 Shtator, 2026

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr